18 August 2026, 13:02
Nga E. D

KSAMIL- Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil. Blutë bëjnë me dije se turisti i huaj, që u vra me thikë nuk është francez, por nga Portugalia. Sipas policisë, edhe emri, nuk është Miguel Mendes, sic u njoftua në fillim, po bëhet fjalë për turistin portugez, 21 vjeç, i identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes. Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, Sokrat Vata ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se: Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje./Dosja.al
vrasja në ksamil luis miguel varela mendes
Aktualitet
18 August 2026, 12:47
E. D
KSAMIL- 38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 21-vjeçarit protugez&...
Aktualitet
18 August 2026, 12:43
E. D
pamjet
KSAMIL- Pamje të reja janë publikuar nga vendi i ngjarjes, ku u vra 21-vjeçari portugez, Migel Mendes. Në pamje, shihen&n...
Aktualitet
18 August 2026, 12:14
D.S
GJIROKASTËR- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar n&e...
Aktualitet
18 August 2026, 12:02
D.S
foto ilustruese
SHBA- Një 37-vjeçar, i cili aktualisht jeton në Shqipëri, është paditur nga drejtësia ameri...
Aktualitet
18 August 2026, 12:07
E. D
pamjet
BERAT- Një autobus është shkrumbuar nga flakët paraditen e kësaj të marte në Berat. Bëhet me dije...
Aktualitet
18 August 2026, 11:34
E. D
KSAMIL- Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes&rs...
Aktualitet
18 August 2026, 11:11
E. D
Pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës
LEVAN- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës, autorit 29-vjeçar, i c...
Aktualitet
18 August 2026, 11:08
D.S
Foto nga vendngjarja
VLORË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Bulevardin e Ri në Vlorë, në af&eu...
Aktualitet
18 August 2026, 10:21
E. D
pamjet nga arrestimi
KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Sokrat Vatës, autoriu i vrasjes së 21-vjeçarit po...
Aktualitet
18 August 2026, 10:39
D.S
'Flotilja Globale Sumud'
TIRANË- Më 20 gusht, një delegacion nga 'Flotilja Globale Sumud' do të niset nga porti i Brindisi...