28 July 2026, 20:33
Nga E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot një takim publik, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor me synim parandalimin e keqpërdorimit të burimeve administrative gjatë proceseve zgjedhore dhe forcimin e ndarjes mes shtetit dhe partisë në pushtet. Duke u bazuar edhe në problematikat e evidentuara nga raportet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, Celibashi paraqiti pesë propozime konkrete.
Sipas tij, Kodi Zgjedhor duhet të përfshijë një përkufizim të qartë të nocionit “burime administrative dhe/ose shtetërore”, duke përfshirë fondet publike, asetet shtetërore, automjetet, ndërtesat publike, personelin e administratës, sistemet elektronike, bazat shtetërore të të dhënave, faqet zyrtare të institucioneve dhe platformat e komunikimit në rrjetet sociale.
Një tjetër propozim lidhet me aktivitetet publike gjatë periudhës zgjedhore. Kreu i KQZ, kërkon përcaktim më të qartë të kufijve për inaugurimet e veprave publike, ceremonitë promovuese, prezantimin e projekteve të reja, shpërndarjen e subvencioneve apo granteve, me përjashtim të rasteve të justifikuara nga interesi publik ose emergjencat.
Celibashi propozoi edhe rregulla të posaçme për komunikimin institucional në faqet zyrtare, rrjetet sociale, fushatat publike të komunikimit, materialet audiovizive të financuara nga fondet publike dhe komunikimin digjital të institucioneve.
“Mendoj se janë të paktën 5 boshllëqe të rëndësishme të cilat duhen adresuar në reformën e ardhshme zgjedhore. Së pari, Kodi Zgjedhor nuk përmban një përkufizim të plotë të nocionit "burime administrative dhe/ose shtetërore". Kjo mungesë, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nuk është thjesht terminologjike. Ajo, në gjykimin dhe vlerësimin tim, krijon pasiguri juridike, si për institucionet që duhet të zbatojnë ligjin, po ashtu edhe për organin mbikëqyrës që duhet ta interpretojë dhe zbatojë.
Ky nocion duhet të përfshijë fondet publike, asetet publike, automjetet shtetërore, ndërtesat publike, personelin e administratës, sistemet elektronike të institucioneve, bazat shtetërore të të dhënave, faqet zyrtare të institucioneve publike dhe funksionarëve, platformat institucionale në rrjetet sociale, fushatat e komunikimit publik, aktivitetet ceremoniale, programet publike dhe çdo autoritet tjetër institucional që rrjedh nga ushtrimi i funksionit publik. Një përkufizim i tillë duhet të vendoset drejtpërdrejt në Kodin Zgjedhor dhe jo të jetë pjesë e akteve nënligjore.
Së dyti, legjislacioni aktual nuk formulon në mënyrë të qartë parimin e neutralitetit institucional. Kodi Zgjedhor ndalon disa sjellje konkrete, por nuk përmban një normë të përgjithshme që të sanksionojë detyrimin e çdo organi publik për të ushtruar funksionet e tij në mënyrë të paanshme gjatë periudhës zgjedhore. Kodi duhet të parashikojë parimisht kufirin e ndarjes midis shtetit dhe partisë në pushtet si një standard të administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik.
Në shumë vende të OSBE-së ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Edhe në legjislacionin shqiptar duhet të ecet në këtë drejtim. Një dispozitë e tillë do të shërbente si normë bazë mbi të cilën do të ndërtohej i gjithë sistemi i kontrollit administrativ.
Së treti, legjislacioni aktual nuk përcakton me qartësi kufirin mes aktivitetit institucional dhe aktivitetit me efekt elektoral. Ky është ndoshta problemi më kompleks në praktikë. Administrata publike nuk mund të pezullojë aktivitetin e saj gjatë fushatës zgjedhore. Qeveria natyrisht që duhet të vazhdojë të qeverisë, bashkitë duhet të vazhdojnë të ofrojnë shërbime për qytetarët, por njëkohësisht ushtrimi i këtyre funksioneve nuk duhet të shndërrohet në një instrument në promovimin elektoral. Reforma Zgjedhore duhet të vendosë në mënyrë objektive, për të dalluar aktivitetin elektoral, administrativ dhe aktivitetin që krijon përfitim politik.
Të përcaktohet qartë se gjatë periudhës zgjedhore, përveç rasteve të domosdoshme për interes publik ose emergjencave, nuk lejohen inaugurimet e veprave publike, ceremonitë promovuese të investimeve publike, aktivitetet për prezantimin e projekteve të reja të financuara nga buxheti i shtetit, shpallja e skemave të reja të subvencioneve apo granteve, si dhe shpërndarja ceremoniale e akteve administrative individuale, kur kjo nuk diktohet nga detyrime ligjore ose afate të pashmangshme. Gjithashtu, duhet të ketë parashikime që ndalojnë publikimin e veprimtarisë së institucioneve publike gjatë një periudhe të caktuar, me përjashtim të rasteve kur kjo ka për qëllim informimin e publikut për një çështje konkrete. Nuk ka pse të mediatizohen në çdo formë inspektimet e punimeve publike, edhe kur ato janë vërtet të tilla.
Së katërti, nevoja e deritanishme ka treguar se komunikimi institucional është bërë një nga format më të sofistikuara të burimeve publike administrative. Legjislacioni ynë nuk e trajton ende të plotë këtë dimension. Faqet zyrtare të institucioneve, rrjetet sociale, materialet audiovizive të financuara nga fondet publike dhe komunikimi digjital institucional duhet të jenë domosdoshmërisht objekt i një rregullimi të posaçëm.
Së pesti, përvoja e zbatimit të nenit nr. 9 ka treguar se në hartën ligjore mund të plotësojmë boshllëqet e ligjit, por nuk mund t’i zëvendësojmë ato. Vendimi nr. 9 përfaqëson një nga instrumentet më të rëndësishme të ndërtuara nga KQZ në funksion të integritetit zgjedhor. Megjithatë, ai nuk mund të krijojë kufizime që nuk kanë një bazë të qartë mbështetëse në Kodin Zgjedhor.
Kjo është arsyeja pse një pjesë e konsiderueshme e rregullave që gjenden sot në këtë vendim do të duhen të ngrihen në nivel ligjor, duke përfshirë drejtpërdrejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë mënyrë do të forcohej siguria juridike, do të zvogëlohej hapësira për interpretime të ndryshme dhe do të konsolidohej baza ligjore mbi të cilën KQZ, por edhe institucione të tjera, ushtrojnë kompetencat e tyre. Pra, ka nevojë për një filozofi të re rregullatore," u shpreh Celibashi./Dosja.al
ilirjan celibashi kqz
Politike
28 July 2026, 18:40
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet soc...
Politike
28 July 2026, 16:27
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë dënimin për gjashtë zyrtar...
Politike
28 July 2026, 16:02
E. D
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të ...
Politike
28 July 2026, 15:16
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që vend...
Politike
28 July 2026, 14:57
E. D
Kristian Shkreli
TIRANË- I pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkrel...
Politike
28 July 2026, 14:37
I.A
Bashkia Tirane
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Burimet b&eum...
Politike
28 July 2026, 14:35
I.A
Nikola Kedhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, reagoi pas publikimit të raportit të sigurisë për ...
Politike
28 July 2026, 14:19
I.A
Andis Salla
KURBIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi agroturizmin “Lahuta e Vjetër” në Kurbi...
Politike
28 July 2026, 13:59
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohet në muajin shtator Gjykatë...
Politike
28 July 2026, 13:51
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor pë...