Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Drejtonin makinat në gjendje të dehur, arrestohen 2 shoferë në Durrës, njëri prej tyre shkaktoi aksident
24 June 2020, 11:51Nga DOSJA
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shoferë, S.H., 49 vjeç dhe E.R., 33 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se shoferët janë arrestuar, pasi u kapën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Sipas Policisë, shoferi 33-vjeçar ishte drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur dhe goditi edhe një makinë tip “Benz”. Mbi shoferët rëndon vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit: S.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.
E.R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rikujtuar ditën e sotme aksionin e Policisë në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Në një status në rrjetet e...
TIRANË-Nisma Thurje ka bërë sot një kallëzim penal në SPAK për kontratën koncesionare të inceneratorit të Fierit. Ata akuzojnë zyrtarët e përfshirë në këtë...
Aktualitet24 June 2020, 10:50
KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...
TIRANE- Autori kryesor i atentatit në hotel A&A më 30 maj 2020, i arrestuar tanimë nga policia dhe në një gjendje jo të mirë shëndetësore, Eduart (Andri), L...
SHKODËR– Një punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se punonjësi...
BULQIZË- Dalin pamje nga lokali në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë, ku 3 ditë më parë u dhunua barbarisht 25 vjeçari me iniciale F.A. Siç...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, kanë zhvilluar homa...
TIRANË– Dëshmia e Eduart Lamajt, tashmë i penduar i drejtësisë, ka zbardhur emrat e tri bashkëautorëve në atentatin e 30 majit në hotel A&A, në autostr...