LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtori i Sanatoriumit letër të hapur ‘mizantropëve’: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmi

8 December 2020, 10:55 Nga DOSJA
Drejtori i Sanatoriumit letër të hapur

TIRANË- Perlat Kapsyzi, drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi në një letër të hapur për publikun akuzon ata që hedhin akuza ndaj mjekëve dhe i quan “mizantrop”. Kapsyzi deklaron se ata që akuzojnë mjekët nuk e dinë se ata vuajnë bashkë me të sëmurin, kur ai vuan.

LETRA E PLOTË E PERLAT KAPSYZIT:

Me disa fletë gazete të bëra shuk, ku gjuhëzat e flakës luftonin me lagështirën e letrës, arrita të lexoj emrin tim në kollonën e mjekëve të emëruar në Mirditë, në vitin e largët 1979. Ndonëse me mesatare 9.73 , nuk mu duk se u përmbys bota, as ëndrat e mjekut të sapo dalë. Ngushellova veten me faktin që Miredita është emër i bukur.Gjashtë vjet mjek në Malësinë e Oroshit, me pelerinën dhe çantën e ish oficeri madhor ku brenda saj ishte gjthçka që kërkohej për raste urgjente, naten, diten, në vapë me opinga, me çizme në dimërin e acart, ku dëbora zhdukte çdo gjurmë tënden për tu kthyer, me ngushëllonte fakti se si unë ishin dhe 100 mjekë, që ashtu të heshtur pa fjalë dhe pa inventar mizantropie u ndodheshin në çdo moment komunitetit ku shërbenin.

M’u shfaqën kalimthi këto copëza jete nga fillimi i profesionit, sepse deri më sot i konsideroja momente unikale për nga pesha profesionale dhe shpirtërore, të papërsëritshm. Por kisha gabuar. Kjo pandemimë bëri të kuptoj se ato momente ishin bërë pjesë e qenësishme, “vuajtje” e shpirtit, trupit dhe, që sa here i kujton, duket sikur diçka ringjallet brenda teje… Mars 2020… Në mbarë botën coronavirusi po fitonte terren… “këmbesorët e vdekur”, ecnin dhe shembeshin përballë shërbimeve shëndetësore më të fuqishme të BE, USA. Po ndodhte, e pabesueshme! Me mijra të vdekur, numri i të cilëve po rritej në mënyrë eksponenciale edhe në sistemet e shërbimeve më të fuqishme shëndetësore.
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, me nje eksperiencë prej 50 vjetësh në trajtimin e infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore, me mjekë, specialistë të përkushtuar, plot pasion, u caktua nga MSH si COVID 2 . Ishte një lajm që për herë të parë e morëm nga media…

Dhe lufta filloi …

I dashur vëzhgues mizantrop… U përllogaritën, u rivlerësuan forcat… Tashmë për një betejë të vërtetë në mbrojtje të jetës, ku vdekja, si kurrë ndonjëherë bariste e shpenguar jo vetëm tek ne, por edhe në sistemet shëndetësore nga më të fuqishmet, duke i sfiduar ato.

I dashur vezhgues mizantrop!

Mundohu të heqësh nga lista jote e mizantropisë ndryshimet e shpejta në kohë reale në infrastrukturë, aparatura, medikamente dhe burime njerëzore. Falë këtyre ndryshimeve pacientët vizitoheshin dy herë në ditë me staf të dedikuar, përveç ndjekjes që bënte çdo mjek. Dështimet e sistemeve më solide shëndetësore botërore na mprehën vëmendjen dhe shkathtësine, duke paraprirë,  shtrirë linjat te reja te oksigjenit, ajrit të komprimuar  dhe shtuar kapacitete të terapisë seminitensive…..
I dashur vezhgues mizantrop! Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetesor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në levizje pranë të semurëve, duke marre pjesë nga vuajtja e tyre. Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Të vetmit që lumturohen nga vuajtjet, janë sehirxhinjtë e vuajtjeve. Korbat fluturojne me shpresën që të ndodhë gjëma, që mizantropit t’i kthehet buzëqeshja nga vuajtja e tjetrit dhe të thote “E thashë qe do ndodhte….”.

E ndërsa personeli mjekësor SUSN lufton për jetën nëpër ekrane tv shohim “ekspertë”, të cilët kanë marre persipër t’u tregojnë sistemeve më solide shëndetësore se si duhet të kishin vepruar, se sa lehtësisht mund ta kishin përballuar nëse do kishin degjuar këta këshilltarë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm, të cilët të kujtojne ekspertët që thone se rakia behet edhe nga rrush!?!?

I dëgjoj I përhumbur në përgjigjet e analizave të pacinetëve dhe më duket sikur thonë: ”Pse transheja ka zënë uje, ç’ështe ajo barrelë që i është këputur doreza, ku jane barelambajtësit për të transportuar të plagosurin, perse qellohet me bresheri..” ?!?!

Dhe pulsimet e sinjaleve të aparaturave bashkëkohore më rikthejnë ne realitet. Shqipëria gjatë këtyre 50 viteve nuk ka patur kaq shume pajisje jetëmbështetëse. Ndryshimi është i pakonceptueshëm, i dashur vezhgues mizantrop! Ti rri i kollarisur që, jo rralle xhaketa të rri shtrembër sikur do t’i përshtatet mendimeve të mbrapshta aspak optimiste!
Sa nevojë kemi për optimizëm, për sy, zemra, shpirtra që shohin përpjekjet tona si pjesë e gotës gjysmë plot.. Kjo do t’na jepte force, shprese, kurajo, duke flakur tejet panikun vrastar, që mizantropia ia shton pandemiseë.
Çfarë duhej bërë më mirë?

Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Dhe me duar e këmbë dhe kamera mizantropi numëron I egzaltuar ambulancat në pritje për të shtruar pacientët. E tregon si antivlerë e sistemit shendetesor, ndërkohë që bota me dekada të tera dhe sistemi ynë shëndetesor, ka futur sistemin e triazhimit, pikërisht sistemin e përzgjedhjes së pacientëve në vartesi të gravitetit të sëmundjes.

Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetesor solide nuk I përballun. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti idashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si deshtim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemise se sistemi nuk dorezohet…

Në një nga ditët e rëndësishme të aktivitetit tim si teknicien 20 vite më parë pata fatin të isha i dobishëm për të madhin Dritero Agolli, i shtruar me insufficiency respiaratore në SUSN.

Mbasi e mori veten, me ate zerin e tij të ëmbël që dilte nga shpirti i butë u mundua të më  sqarojë për një artikull që kishte dalë ato ditë. “Doktor,- më tha- ne, gazetarët profesionistë, duhet t’i themi  të vërtetat.  Por e rëndësishme është të zgjedhim kush është me e dobishmja.Një gazetar thotë një të vërtetë kur përshkruan një shtëpi me disa tulla të thyera, ku në një cep trëndafilat janë fishkur….dhe dera oborit eshte varur nga pesha e viteve.

Ky gazetar, doktor, ka thënë të vërtetën, por që ky përshkrim kursesi nuk do kishte efektin e përshkrimit të së vërtetës tjeter. Ndonëse dera ishte varur, duket sikur  donte të tërhiqte nga mënga për të hyrë dhe befas perballesh me nje kopesht  plot lule, ku larmisë së tyre I shtoheshin zerat plot gezim te vocrrakeve të vegjël….dhe  flladi përkedhelte bimësinë manihtëse dhe shpirtat e dlire të vocarakëve”.

Edhe ti, i dashur vëzhgues mizantrop… po përpiqesh të tregosh tjegullat e thyera, bimesinë e tharë… Përpiqu nje here te vetme të paktën te përshkruash shpirtin, përpjekjet, sakrificat për të pakësuar ankthin, vuajtjen, për t’i thënë stop panikut, për të sjellë gëzimin e jetës në sytë që shohin me shpresë.., për të shtuar dritën në fundin e tunelit të pandemisë.

Dhe unë përsëri do të ndjej ato “vuajtjet”, momentet, përjetimet e viteve të para, dashurinë e atyre njerëzve në malësitë e thella të Oroshit, të cilët më mësuan të përballoj vështirësitë dhe akoma më fort pandeminë e, bashkë me të dhe mizantropinë ndjellakeqe.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perlat kapsyzi shefqet ndroqi perlat kapsyzi shefqet ndroqi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...