"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Drogba, kandidat për president i Federatës së Bregut të Fildishtë
19 April 2022, 08:05Nga DOSJA
AFRIKE – Kandidati për presidencën e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, ish-futbollisti i njohur Didier Drogba, planifikon të reformojë futbollin e vendit të tij nëse zgjidhet më 23 prill.
Ai e deklaron optimizmin e tij. “Pas 23 prillit, do të fillojë një epokë e re për futbollin e Bregut të Fildishtë”,– deklaroi kandidati Drogba, në një konferencë shtypi në Abidjan, i sigurt për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Bregut të Fildishtë (FIF), në garë me rivalët Idriss Diallo dhe Sory Diabaté.
“Mendoj se i kam të gjitha shanset për të fituar këto zgjedhje”, tha ai, duke theksuar “punën e bërë nga stafi i tij” dhe programin e tij të quajtur ‘Rilindja’. “Prioriteti im pas zgjedhjes sime do të jetë bashkimi, sepse Bregu i Fildishtë ka përjetuar shumë kriza që na kanë bërë të humbasim kualifikimin në dy Kupat e fundit të Botës.”
Drogba synon të riorganizojë të gjithë futbollin e Bregut të Fildishtë nga lart-poshtë dhe ka premtuar një rritje të subvencioneve për klubet, presidentët e të cilëve janë thirrur të zgjedhin drejtuesin e ri të FIF.
Didier Drogba, Idriss Diallo dhe Sory Diabaté, u përzgjodhën zyrtarisht të shtunën si kandidat, midis gjashtë pretendentëve, për presidencën e FIF, zgjedhje që do të mbahen të shtunën në Yamoussoukro.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – Njoftimi i ambasadës së Bahreinit, që dje zyrtarizoi negociatat mes Elliott dhe Investcorp për blerjen e Milanit, praktikisht e solli marrëveshjen...
FRANCE – Rrallë herë gazeta “L’Equipe” dështon të njoftojë largimet. Gazeta e njohur franceze njoftoi në një nga publikimet e saj të fundit, se udhëheqja ...
ANGLI- Të famshëm nga bota e futbollit dhe më gjerë i dërguan ngushëllimet e tyre Cristiano Ronaldos këtë mbrëmje pasi ylli i Manchester United zbuloi se një ng...
KOLUMBI – Përmes një deklarate, Federata e Futbollit të Kolumbisë ka konfirmuar se Reinaldo Rueda nuk është më trajner i kombëtares së Kolumbisë. Epoka e ...
FRANCE – Skuadra e drejtuar e Argjentinës U-17 që drejtohet nga Diego Placente humbi 2-1 ndaj bashkëmoshtarëve të tyre të Brazilit, pas golave të Endric...
SPANJE – Barcelona humbet bujshëm në shtëpi nga Cadiz. Mbrëmje historike e hëna për andaluzianët, të cilët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre në...
ITALI- Atalanta nuk sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra e Gasperinit, eleminuar nga Europa League këtë javë, humbet në shtëpi në kampionat ndaj Veronës me sh...
KORE E JUGUT– Leonard Pllana, futbollisti me origjinë nga Mitrovica aktivizohet me skuadrën jug-koreane Jeonnam Dragons. Në takimin e fundit, zhvilluar në...