LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duam bukë, askush s’ka ardhur për të na parë nëse jemi gjallë apo kemi vdekur”/ Familjet rome të Nishtullës jetoj

4 April 2020, 11:08 Nga DOSJA
“Duam bukë, askush s’ka ardhur për të na parë

Durrës- Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mundësi mbijetese gjatë ditëve që duhet të rrinë në izolim për shkak të pandemisë së Covid-19.

Masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ua kanë vështirësuar jetesën akoma dhe më shumë këtyre familjeve, të cilat, të vetmen mundësi për të blerë ushqime kishin mbledhjen e materialeve të riciklueshme nga koshat e mbeturinave, por tani në kushtet e karantinimit nuk lejohen.

Ata kanë vetëm një kërkesë bazike: të ushqehen e të mbajnë frymën gjallë!

Dritan Zeqiraj, anëtar i shoqatës së romëve, i cili banon dhe vetë në Nishtulla,  përmes “DurrësLajm” iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, të kontribuojnë për këta nevojtarë, dukë kërkuar së pari ndihmë nga shteti dhe cilido person që ka mundësi financiare.

“Në zonën e Nishtullës ka mbi 50 familje rome që janë në gjendje shumë të vështirë, por 20 prej tyre janë në kushte ekstreme. Asnjë nuk i përkrah. Kërkojnë ndihmë nga shteti ose ndonjë sipërmarrës. Kush mundet të kontribuojë e të na kontaktojë”, thotë Zeqiraj.

“DurrësLajm” përcjell zërin dhe kërkesat jetike të disa prej këtyrë banorëve, që jetojnë në kushte tejet të vështira, të sëmurë, dhe pa asnjë mundësi për të blerë produktet bazë të dezinfektimit, duke u kthyer kështu në një rrezik të mundshëm për marrjen e virusit.

“Kërkojmë ushqime për fëmijët. Nuk na ka ardhur asnjë njeri për të na pyetur se çfarë do të hamë. Na kanë thënë të rrimë në shtëpi dhe në shtëpi po rrimë. Por ne a jemi njerëz? Me çfarë do ushqehemi meqë po rrimë në shtëpi”, thotë një banore e shqetësuar.

Një tjetër banore e zonës, pa asnjë të ardhur në shtëpi, thotë që po mban frymën gjallë me bukën që i sjellin falas çdo ditë në shtëpi grupi i biznesmenëve që ka ndërmarrë një nismë humanitare, pasi edhe ato pak rezerva që kishte në shtëpi, i ka shpenzuar për të blerë disa ushqime.

“Jam e sëmurë me valva të bllokuara, ju kërkoj ndihmë për buke e ilaçe. Askush nuk ka ardhur për të parë a jemi gjallë apo kemi vdekur… apo sepse jemi romë?! Dhe ne njerëz jemi, prej gjaku”, thotë një banore.

Artor Zeqiraj, një banor invalid, që jeton me 6 fëmijë jetim, thotë që nuk merr asnjë përkrahje nga shteti dhe kushtet në të cilat ai jeton janë katastrofike, teksa bën thirrje për ndihmë.

Prej dy javësh, në Nishtulla dhe në disa zona të tjera të qytetit të Durrësit ku jetojnë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, janë shpërndarë 200-300 bukë në ditë, në sajë të kontributit të një grupi biznesmenësh durrsakë.

Por në këto kohë të vështira që po jetojmë, teksa solidariteti mes njerëzve shtohet edhe më shumë, kush ka mundësi të kontribuojë për këto familje në nevojë, mund të komunikojë me Dritan Zeqirajn, i cili ka lënë numrin e tij të kontaktit për t’u bërë ura lidhëse me familjet në fjalë (nr. 068 368 1570).

Ndërkaq, burime nga Prefektura e Durrësit kanë bërë të ditur se 1000 pako me ndihma ushqimore nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë gjatë këtyre javëve në bashkinë e Durrësit për t’iu ardhur në ndihmë personave më vulnerabël ndaj krizës së koronavirusit në zona të ndyrshme, ku më së shumti janë dorëzuar në Ishëm, Manzë, Rrashbull dhe Sukth. Prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto, bëri të ditur se do të vazhdohet me dhënien e ndihmave dhe në njësi të tjera administrative.

Marrë nga Durrës lajm

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjet rome në nishtullë viktimat e covid ne shqiperi familjet rome në nishtullë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Aktualitet 4 April 2020, 10:50

SHQIPËRI-Shkeli vetë-karantinimin, merr 7 milionë lekë të vjetra gjobë. Policia e Shtetit nuk kursen masat administrative për të gjithë ata që shkelin masa...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...