"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Duma: Nëse Basha do më detyronte të votoja mes SHBA e Berishës, do e quaja të ulët
4 December 2021, 17:32Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. E ftuar në “News 24” tek “Kjo Javë”, Duma tha se tashmë kryedemokrati Lulzim Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët.
Ajo shtoi më tej se nëse Basha do ta detyronte të votonte mes Berishës dhe SHBA-së, do e quante një akt të ulët lideri politik.
“Unë mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët. Fakti që mori përgjegjësinë e një vendimi jo të thjeshtë, fakti që provoi për 3 muaj që tentoi të gjejë gjuhën e përbashkët me Berishën, e mori këtë vendim. Nuk u fsheh pas votës. Nëse Basha do më detyronte të votoja mes Berishës dhe SHBA-së, do e quaja një akt të ulët lideri politik. Nuk kanë qenë vendime që kanë ardhur dhe janë diskutuar me strategji. Vazhdimi i dyshes Berisha-Basha janë mirëpritur. Derisa ndërtuan një rrugë për 8 vite, u takonte të dyve të zgjidhnin çështjen që ndodhej partia. Nëse Basha do e hidhte në votë, do ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është. Do të votonim për fitoren e PD dhe jo kundër Berishës. Edhe nëse bëhej kjo votë, do të thuhej se kryetari ka influencuar tek njerëzit e tij. Nuk do të mbaronte kurrë. Fakti që Berisha nuk e pranon, që kjo nuk është një çështje e tij, por e SHBA-së me Berishën, kjo është një çështje që unë nuk di si ta komentoj,”- tha Duma ndër të tjera.
TIRANË– Ka nisur shpërndarja e kartave të delegatëve kur jemi vetëm një javë larg Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike të thirrur...
VLORË– Policia e Vlorës ka ‘zbritur’ në terren dhe ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit. Mësohet se gjatë orëve të operacionit kanë përfu...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka lënë të hapur mundësinë për shtrëngim masash në Shqipëri nëse shifrat e infektimit nga Covi...
SHBA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një video të publikuar nga vetë Rama shihet se kryeministri ka vizituar mj...
Qeveria e skrapit !Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Bal...
SHQIPËRI– Një person ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që përdor taksat e shqiptarëve për të fluturuar me avion privat. Në një postim n...