LIVE UPDATES
Bota

DW: Sot janë në burg 387 punonjës të mediave, 54 të tjerë janë zhdukur, hetuan Covid-19

18 December 2020, 12:32 Nga DOSJA
DW: Sot janë në burg 387 punonjës të mediave, 54 të

“Numri i madh i gazetarëve të burgosur në botë tregon për rreziqet që ekzistojnë aktualisht për lirinë e shtypit,” thotë Katja Gloger, kryetarja e seksionit gjerman të organizatës, “Reporterët pa kufi”. Shumë qeveri kanë reaguar ndaj protestave, gjendjes së vështirë ose krizave si ajo e COVID-19, me raprezalje ndaj atyre „që sjellin lajme të këqija”, thotë ajo duke pasur parasysh raportin vjetor të organizatës.

Pjesa e parë e tij merret me të burgosurit, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit. Në burg ndodhen aktualisht 387 punonjës të mediave. Pjesa e dytë e raportit do të botohet pak para Vitit të Ri. Në të bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. “Pas çdo rasti fshihet fati i një njeriu, që kërcënohet nga procese gjyqësore, burgosje dhe keqtrajtime, sepse nuk i nënshtrohet censurës dhe represioneve,” shpreh shqetësimin e saj shefja e organizatës, Gloger.

Raportimet kritike për Coronën me pasoja të mëdha

Kolegia e saj, Sylvie Ahrens-Urbanek numëron raste konkrete nga Afrika. Gazetari i njohur investigativ Hopewell Chin’ono nga Zimbabve, bëri hulumtime për shitjen nga qeveria të medikamenteve mjekësore super të shtrenjta për të mjekuar COVID-19. „Ai u nxorr brutalisht nga shtëpia dhe u arrestua”. Ai u mbajt në burg një muaj e gjysmë, lirimi me kusht u refuzua disa herë.

Në burg ndodhet ende gazetari ruandez, Dieudonné Niyonsenga. Ai është drejtor i televizionit online “Ishema” dhe akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e vendit për Coronën. Sipas informacioneve të „Reporterëve pa kufi”, ai është arrestuar në muajin prill. Ai pati raportuar për ndikimet që kanë rregullat shtetërore në jetën publike, thotë ekspertja për Afrikën, Afrika- -Urbanek. Në sytë e qeverisë së Ruandës, eksplozive kanë qenë mbase raportimet e Niyonsengas, se ushtarët kanë bërë përdhunime gjatë orëve të ndalim-qarkullimit.

Numri më i madh i gazetarëve të arrestuar ndodhet në Kinë

Rastet nga Ruanda apo Mozambiku konfirmojnë vlerësimet e „Reporterëve pa kufi” për ekzistencën e një tendence globale. Megjithëse Afrika është prekur më vonë nga pasojat e pandemisë se sa Azia dhe Europa: „Ne shohim se atje janë shtuar sulmet ndaj lirisë së shtypit, me rritjen e numrit të infektimeve të Coronës,” thotë Ahrens-Urbanek. Kur virusi i Coronës filloi të përhapej gjithnjë e më shumë, në periudhën 15 mars deri 15 maj, numri i gazetarëve që kanë përfunduar në burg është trefishuar në krahasim me një vit më parë. Gjithsej, deri në fund të nëntorit janë arrestuar 40 burra dhe gra „me siguri  për shkak të raportimeve për pandeminë.”

Egjipti është vendi afrikan me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur, 30 prej tyre. Në krye të listës mbetet Kina, me 117 arrestime. Numri i përgjithshëm për të gjitha vendet më1 dhjetor të këtij viti ka qenë 387, me dy më pak se në vitin rekord 2019, vitin e tretë radhazi me rritje të numrit të të burgosurve. Gjithnjë e më shumë gra përfundojnë pas hekurave për shkak të punës së tyre gazetareske. Aktualisht, 42 gra të mediave ndodhen në burg, 35 përqind më shumë se një vit më parë. Në Iran dhe Bjellorusi ndodhen përkatësisht nga katër gra të mediave në burg.

I burgosuri më i famshëm në Evropë: Julian Assange

Shumë „e pamëshirmshme” ka qenë sjella e qeverisë së Bjellorusisë kundër çdo lloj raportimi. Që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, „Reportertët pa kufi” kanë regjistruar 370 arrestime të gazetarëve që kanë raportuar për protestat e vazhdueshme kundër rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit Aleksandër Lukashenko. Në pjesën më të madhe të rasteve pasojat kanë qenë arrestime për pak kohë. Por ndërkohë kanë filluar proceset e para penale kundër punonjësve të mediave, që sipas raportit, mund të përfundojnë me “burgime afatgjata”.

I burgosuri më prominent i Europës është Julian Assange. Themeluesi i Wikileaks-it është duke pritur në burgun britanik të sigurisë së lartë Belmarsh, vendimin për ekstradimin në SHBA, një proces që është kritikuar shumë internacionalisht. Vendimi do jepet në fillim të janarit. Në raportin aktual të „Reporterëve pa kufi”, thuhet se kushtet në burg janë “përkeqësuar shumë” gjatë pandemisë së Coronës. Rreziqet e infektimit dhe pasojat e izolimit, “përbëjnë rrezik për jetën duke patur parasysh gjendjen e rëndë të shëndetit psiqik dhe fizik të Assanges.”

54 gazetarë të rrëmbyer dhe të zhdukur

“Reporterët pa kufi” janë shumë të shqetësuar për gazetarët e rrëmbyer dhe të zhdukur. Në Afrikë, ku nuk u zhduk asnjë gazetar në vitin 2019, janë zhdukur këtë vit dy gazetarë, sipas të dhënave të Sylvie Ahrens-Urbanek. Deri më 1 dhjetor nuk ka pasur asnjë të dhënë për gazetarët e zhdukur në Mozambik dhe Republikën Demokratike të Kongos, se “kush i ka rrëmbyer, a janë të gjallë apo jo”. I paqartë është edhe fati i një reportereje në Peru dhe një reporteri në Irak.

Në duart e rrëmbyesve ndodhen aktualisht 54 gazetarë, nga tri vende ku ka luftë civile: Siri, Irak, Jemen. “Reporterët pa kufi” angazhohen në nivele të ndryshme për lirimin e të burgosurve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve. Në rastin e blogerit iraian Ruhollah Sam, shpresat për të pasur një fund të mirë janë shuar. Ai u ekzekutua ditën e shtunë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota repoerteret pa kufi repoerteret pa kufi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin