Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
Dy pyetjet që bën Jeff Bezos për të punësuar dikë në Amazon
5 November 2021, 13:06Nga DOSJA
SHBA– Biznesmenja, Ann Hiatt e cila ishte për 15 vjet partnere ekzekutive e biznesit të Jeff Bezos, themeluesit të Amazon ka rrëfyer dy pyetjet që i bëri ky i fundit kur e punësoi.
Sipas mediave të huaja, në rrëfimin e saj Hiatt tha se në 2002 pasi kaloi fazën e parë ku dorëzoi CV-në e saj ajo u thirr për një intervistë.
Ajo që biznesmenia nuk priste ishte që intervistën ta bënte pikërisht me CEO-n e kompanisë, Jeff Bezos. Ajo zbuloi se fillimi i punës me manjatin amerikan përfaqësonte një sfidë dhe zbuloi se cilat ishin dy pyetjet e famshme.
Në një artikull për CNBC , këshilltarja tregoi përvojën e saj kur dorëzoi rezymenë e saj për një pozicion në gjigantin e shitjeve në internet në 2002.
“U ula e qetë në një karrige në dhomën e ndenjes kur dera u hap dhe Bezos hyri, ai u ul përballë me dhe u prezantua”.- tha ajo.
Pyetja e parë ishte se sa dritare kishte Seattle duke i thënë se dhe ai vetë do të bënte një llogari. Më pas ajo tha se filloi të mendonte se sa banorë ka qyteti, sa prej tyre kanë makina, shkojnë në punë dhe në shkollë, të cilat të gjitha kanë dritare.
Ndërsa pyetja e dytë ishte më e lehtë pasi ai e pyeti se cilat ishin ambiciet e saj. Hiatt tha se duke parë lirshmërinë dhe pasionin e punonjësve të Amazon ajo donte të kishte një mundësi të mësonte prej tyre.
SHBA– Kompania Blue Origin e Jeff Bezos ka humbur padinë kundër NASA-s.Gjykata Amerikane e Kërkesave Federale vendosi kundër kompanisë hapësinore të Bezos...
BELGJIKË- Vdekja e një 33-vjeçareje, e cila u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash teksa po bënte një selfie gjatë një ekskursioni me bashkëshorti...
GREQI– Tre tërmete janë regjistruar brenda pak orësh në zona të ndryshme të Kretës në lindje të Lassitit dhe në veri të Heraklionit.Sipas Protothema, mën...
GREQI– Një natë në dukje e pafajshme mes kolegëve do të kthehej në një makth për një mësuese në Larisa e cila akuzon shefin e saj se e përdhunoi atë në ma...
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Krimenë, të cilën vendi i tij e aneksoi shtatë vjet më parë, dhe pohoi se rajoni do të mbetet përgjithmon...