30 October 2026, 19:37
Nga E.M

SHBA- Kim Kardashian ka ndarë një histori të veçantë nga e kaluara e saj, që e lidh me një prej ikonave më të mëdha të Hollyëood-it, Elizabeth Taylor. Ajo tregoi se ishte ftuar në shtëpinë e aktores gjatë vitit 2011, menjëherë pas vdekjes së saj, ku pati mundësinë të shihte nga afër koleksionin e famshëm të bizhuterive dhe sendet personale që i përkisnin legjendës së kinemasë.
Gjatë kësaj vizite, Kim pa edhe kasafortën ku ruheshin bizhuteritë e çmuara, si dhe mobiliet dhe objektet personale të aktores, përpara se ato të largoheshin nga banesa. Ajo e përshkroi këtë përvojë si një mundësi të rrallë për të parë nga afër një pjesë të historisë së Elizabeth Taylor, shkruan People.
Rrëfimi i Kardashian vjen pasi ajo vizitoi një dyqan të markës Bulgari në Romë, ku pati mundësinë të provonte një prej bizhuterive më të famshme të aktores: gjerdanin me smeraldë dhe diamante.
Kjo bizhuteri kishte një histori të veçantë, pasi Elizabeth Taylor e kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti i saj, aktori Richard Burton. Pas vdekjes së aktores, gjerdani u shit në ankand për 6,587,500 dollarë.
Kim zbuloi gjithashtu se kishte pasur mundësinë të fliste me Elizabeth Taylor përmes telefonit, përpara se ajo të ndërronte jetë.
Momenti në Romë u kthye në një surprizë emocionuese për Kardashian, e cila falënderoi stilistin e saj, Law Roach, për këtë përvojë, duke e cilësuar si dhuratën më të bukur të ditëlindjes./Dosja.al
Kim Kardashian Elizabeth Taylor
Art&Argëtim
30 October 2026, 16:33
E.M
PARIS- Viti 2027 do të sjellë një seri koncertesh në Evropë, me disa prej emrave më të njohur të muzikës nd&e...
Art&Argëtim
30 October 2026, 16:04
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore ...
Art&Argëtim
30 October 2026, 07:07
G.M
DASHI
Sot marrëdhëniet tuaja do të marrin një kthesë interesante, pasi dikush i afërt mund të shprehë ndjenja të r...
Art&Argëtim
29 October 2026, 21:17
E.M
BRITANI- Aktori i njohur britanik Patrick Stewart është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Sipas një njoftimi n&eum...
Art&Argëtim
29 October 2026, 18:33
E.M
FLORIDA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje suksesin e bashkëpu...
Art&Argëtim
29 October 2026, 17:06
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa është përballur me një tjetër moment të pazako...
Art&Argëtim
29 October 2026, 15:36
E.M
LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë n...
Art&Argëtim
29 October 2026, 15:30
E.M
SHBA- Kitara ikonike e George Michael të cilën e përdori në videoklipin e këngës Faith pritet të shitet për 138 mi...
Art&Argëtim
29 October 2026, 07:41
E.d
Foto ilustruse
DashiDashuria sjell mundësi për afrim dhe biseda të këndshme. Në punë, përpiqu të përfundosh detyr...
Art&Argëtim
28 October 2026, 22:08
E.M
AFRIKË- Në librin e gazetarit Jonathan Van Meter, me titull “Citizen Kim: The Woman who Created the Future” përfshihet një...