Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për vrasje (Plagosja në 2017)
27 December 2021, 08:37Nga DOSJA
PEQIN– Albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe një person me precedent të mëparshëm penalë është ekzekutuar me amë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, pasi Bashaliu doli nga shtëpia e tij. Persona ende të paientifikuar i kanë zënë pritë Bashaliut dhe e kanë qëlluar për vdekje. 35-vjeçari është gjetur i vrarë në rrugë nga të afërm të tij të cilët kanë lajmëruar dhe autoritetet. Zona ku ka ndodhur krimi është rrethuar dhe fokusi është vënë në sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar autorët.
Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar se pasi ka ndodhur krimi, autorët kanë djegur makinën e tyre, i kanë marrë çelësat dhe janë larguar me mjetin e 35-vjeçarit nga vendi i ngjarjes. Sipas një zotërie që banon në të njëjtën lagje, ata kishin maska antiCovid dhe ishin të pajisur me armë silenciatorë. Banori shtoi se sapo e kishin parë, vrasësit i kishin kërkuar që të futej në shtëpi dhe ai ishte bindur e për këtë arsye nuk kishte arritur të shihte më shumë. Për momentin janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërkohë që në polici ka përfunduar dhe djali i 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, Enriko Xhahysa, për vrasjen e të cilit po bën burg vëllai i 35-vjeçarit, Leonard Xhahysa.
Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e hakmarrjes. Familja Bashaliu rezulton të ketë ‘hesape’ të pambyllura me familjen Xhahysa që jetonte në të njëjtin fshat. Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu, 36 vjeç, ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit 44-vjeçarin Ylber Xhahysa.
Ngjarja ndodhi në të njëjtin fshat, pas një konflikti banal. Viktima dhe autori fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Bashaliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Pas krimit, Leonard Bashaliu tentoi të arratiset, por u vu në pranga nga policia. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale. Ai ka treguar se para pesë viteve, Xhahysa e kishte qëlluar me grusht dhe se prandaj ka nisur i gjithë sherri si dhe i kishte gërvishtur makinën. Gjithsesi nuk dihet ende nëse pjesëtarë të familjes Xhahysa janë marrë në pyetje apo nëse janë shoqëruar për vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu.
Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017. Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Më 17 janar të vitit 2017, Bashaliu qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë me iniciale V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Bashaliu në atë kohë u akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, por në mënyrë ‘misterioze’ kur kanë kaluar vetëm katër vite nga kjo ngjarje, është liruar nga burgu.
PEQIN- Videoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, tregon momentin që autoritetet kanë përdorur helikopterin në Peqin për të kërkuar autorin e dyshuar të vrasj...
TIRANË – Lidhja Demokratike Gruas në Shqipëri do të nënshtrohet procesit zgjedhor në të gjitha nivelet. N/kryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ...
DURRËS – Një i mitur u aksidentua pasditen e sotme në lagjen Nr.11 në Durrës. N.K. po kalonte rrugën dhe u godit nga një makinë. Sipas policisë, drej...
GREQI- Një 37-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur me kokainë. Newsbomb.gr shkruan se Policia e Patras gjatë një kontrolli i gjeti shqiptari...
MILOT- Numri i viktimave në aksidentin në aksin Milot-Rrëshen ka shkuar në dy. Bëhet me dije se nga aksidenti ka humbur jetën edhe babai i 3-vjeçarit.Tru...
MILOT- Policia ka nxjerr njoftimin zyrtar për aksidentin tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit. Bëhet me dije se nga aksidenti mes dy makina...
RUBIK– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit ka shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur. Nga përpla...
TIRANË- 7 viktima nga koronavirusi janë shënuar 24 orët e fundit në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetare ...