"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Festa kthehet në TRAGJEDI!Aksident me 5 viktima në Fushë-Milot, mes tyre çifti i sapofejuar
6 March 2022, 07:31Nga DOSJA
MILOT– Festa e fundit në të cilën këndoi 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin Brati ishte momenti i fundit i lumtur për të dhe të fejuarën e tij, Almenia Karaj. 20-vjeçari nga Hasi po kthehej nga një festë së bashku me të fejuarën e tij dhe me drejtuesin e mjetit Artan Alushi. Ky i fundit u përplas pak pas mesnate në një aksident tragjik në Fushë-Krujë-Milot me mjetin që po drejtohej nga Alfred Duka, 39-vjeç. Për pasojë të 4 personat ndërruan jetë. E vetmja që i shpëtoi aksidentit ishte 34-vjeçarja, Rudina Haka e cila u dërgua në spitalin e Traumës, por thuajse 14 orë më vonë ndërroi jetë. Ajo nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, duke e çuar në pesë numrin e viktimave të shkaktuara nga ky aksident tragjik.
Haka ishte e ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’ ku mbetën të vdekur tre persona. Falë rripit të sigurimit dhe airbagut, ajo doli e gjallë nga mjeti, por nuk zgjati për shumë kohë.
Nata e 5 Marsit ishte e fundit për çiftin. Shkumbin Brati dhe Almenia festuan mbrëmjen e kaluar festën e fundit bashkë. Dy netë më parë, më 4 Mars, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në fejesë, mirëpo nuk mundën që ta shijonin më gjatë. Deri më tani nuk dihen shumë detaje lidhur me tragjedinë që ka përgjakur Milotin, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e dy mjeteve dhe tentativa e gabuar për një parakalim, duke bërë në fakt mjetet të përplaseshin kokë më kokë.
Rastësia e frikshme është vendndodhja e aksidentit. 4 personat humbën jetën në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj 45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.
TIRANË- Moti në gjithë gjithë territorin e Shqipërisë, është në ndikim të një sistemi frontal i cili do të vijojë do të sjellë reshje shiu dhe dëbore. Ditë...
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 3 viktima nga Covid-19 në Shqipëri. Ky është përditësimi i fundit që vjen nga Ministria e Shëndetësisë, e c...
SKRAPAR– 10 fshatra në rrethin e Skraparti kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Mësohet se bëhet fjalë për fshatra...
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të situatës në qendrat e votimit deri në orën 15:00 në të gjashta bashkitë ku po zg...