Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Si film horror! Vrau dy gratë, Ali Zili shkoi deri në Korçë, autori fali rrobat me gjak
6 March 2022, 08:28Nga DOSJA
KORÇË– Vrasje e dyfshitë e nuses dhe vjehrrës brenda banesës së tyre në Progër të Devollit tronditi vendin ditën e djeshme! Sot, detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Fatmira dhe Bukurie Bamit, të cilat u masakruan me një copë druri nga Ali Zili, bashkëfshatari i tyre. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur 2 ditë para se të zbuloheshin trupat e tyre nga Policia dhe kryeplaku i fshatit, ndërkohë që autori qarkullonte i qetë, pa i rënë në sy askujt.
Por natën e vrasjes ishte larguar nga Progëri. Duke marrë një taksi duke shkuar në drejtim të qytetit të Korçës, duke përdorur si justifikim për rrobat e lara në gjak faktin se e ëma i ishte rrëzuar e se po shkonte tek ajo në spital. Me të mbërritur në Korçë, rrobat gjithë gjak ia kishte dhënë një endacaku për të zhdukur gjurmët e krimit të rëndë që kreu, por në fakt kishte harruar që në shtëpinë ku kishte kryer krimin, kishte lënë gjithçka duhej për ta identifikuar si autorin e vrasjes makabër.
Të dyja të moshuarat kishin ende në duar tufat e flokëve që i kishin shkulur 36-vjeçarit në përpjekje për t’i shpëtuar. Po ashtu, edhe duart e autorit “flisnin” për krimin. Ai ka pasur hematoma në duar, detaj që provon se ai i ka dhunuar edhe me grushte të dy viktimat. E më pas është larguar i qetë nga banesa e tyre.
Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës. Sipas tij, i vëllai ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe njihej si person i dhunshëm, madje edhe vetë e kishte denoncuar në Polici. Për Policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja, pasi i vëllai i autorit Gjergji, mohoi faktin se viktimat i kishin borxh për drutë që u kishte prerë në mal. Ndërkohë që autori deri më tani vetëm sa e ka pranuar vrasjen, por nuk ka ende detaje nga dëshmia e tij.
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të situatës në qendrat e votimit deri në orën 15:00 në të gjashta bashkitë ku po zg...
TIRANË– Dy kandidatë për kryetar bashkie nuk do të mund të votojnë ditën e sotme. Sot, kandidati i Bashksë Dibër dhe ai i Lushnjes, nuk do të mund të...
Në Shqipëri, në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, po zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakut. Procesi është z...
Kushtet atmosferike kanë penguar votimin në disa qendra në zonën e Dukagjinit. Komisionerët e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në qendrat e votimit pasi aut...