Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Resulit, i plagosuri ka një plagë rreth 5 centimetra në abdomen, me dëmtime të konsiderueshme të indeve të buta dhe dyshime për depërtim të thellë drejt organeve të brendshme.
TIRANA- Një qytetar nga Mallakastra ka mbetur i plagosur gjatë protestës në Tiranë, pasi është goditur me plumb gome në zonën e barkut. Ngjarja është bërë publike nga veterineri Ervin Resuli, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përshkruan dëmtimet e pësuara nga qytetari, të cilin e identifikon si Aniti.
Sipas Resulit, i plagosuri ka një plagë rreth 5 centimetra në abdomen, me dëmtime të konsiderueshme të indeve të buta dhe dyshime për depërtim të thellë drejt organeve të brendshme.
Resuli deklaron se qytetari nuk ishte i armatosur dhe nuk po provokonte në momentin kur u godit, ndërsa ngre akuza ndaj policisë për mënyrën e ndërhyrjes gjatë protestës. Ai kritikon përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe thekson se detyra e uniformave shtetërore duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të qytetarëve.
Postimi i Ervin Resulit
Ndodhi tani !
Një plumb në trupin e një qytetari.
Sot pashë një nga skenat më tronditëse që mund të përjetojë një njeri.
A**niti, një qytetar nga Mallakastra, kishte pësuar një plagë të rëndë në abdomen (bark), të shkaktuar nga goditja me predhë gome. Një plagë rreth 5 cm, me dëmtim të konsiderueshëm të indeve të buta dhe dyshim për depërtim të thellë drejt organeve abdominale. Një dëmtim i tillë mund të shkaktojë hemorragji të brendshme, dëmtime të organeve dhe të rrezikojë seriozisht jetën.
A**niti ishte gjahu i policisë së narkoshtetit, i goditur drejtpërdrejt në mish!
Një qytetar në bulevard, pa maskë, pa armë, pa provokuar, me duart në xhepa, goditet me armë e forcave të policisë! Ajo skenë që pashë sot më forcoi bindjen se Shqipëria ka nevojë urgjente për një lëvizje kombëtare qytetare dhe ndërgjegjësim të gjithë popullatës.
Sepse kur uniforma që paguhet nga taksat tona, në vend që të mbrojë jetën, kthehet në instrument dhune ndaj qytetarit, atëherë kemi një krizë të rëndë të shtetit të së drejtës. Kur predhat drejtohen në mishin e qytetarit, ky është terror, jo ruajtje e rendit publik!
Sot ndiej se jemi në luftë me bandat që fshihen pas uniformës shtetërore, ndërsa qytetari trajtohet si armik në vendin e vet. Një shtet që qëllon mbi qytetarët e pambrojtur ka humbur arsyen themelore të ekzistencës së tij: mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor!/Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të shumta, ndërsa ende po vijo...
Pamje TIRANA- Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Të plagosurit ka...
Pamje nga protestat TIRANA- Gazeta e njohur holandeze "De Volkskrant" i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke i përs...
pamje nga protesta në Tiranë TIRANË- Protestat qytetare në Tiranë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërko...
Pamje TIRANA- Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektiv&eum...
pamje TIRANË- Një protestuese ka ngelur e lënduar gjatë përplasjeve me policinë, pas rikthimit të protestuesve në bule...
pamje TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar pas rikthimit të turmës së protestuesve në bulevard. Efektivët epolic...
Ermal Beqiri FRANCA- Gazeta franceze "Courrier Picard" i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili mbahet i burgosur në...
Pamje TIRANA- Të rinjtë kanë përcjellë mesazhe për problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, gjat&e...
Pamje TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas tensioneve të regjistruara m...