20 October 2026, 20:02
Nga E.d
Ermal Beqiri
FRANCA- Gazeta franceze "Courrier Picard" i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili mbahet i burgosur në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare. Sipas gazetëa franceze, Beqiri ka kërkuar sërish lirimin përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ndërsa vendimi për kërkesën e tij pritet të premten. Artikulli, i publikuar më 20 tetor 2026, mban titullin: “Kështjellë në Oise, 2,1 milionë euro të sekuestruara, shqiptari i pasur i arrestuar në Albert dëshiron të qëndrojë në Francë”.
Sipas Courrier Picard, biznesmeni shqiptar vijon të mbahet në burgun e Beauvais, ndërsa përmes kërkesës së tij të re synon të fitojë lirinë. Gazeta franceze thekson gjithashtu se Beqiri dëshiron të qëndrojë në Francë. Çështja e tij lidhet me kërkesën e autoriteteve shqiptare, të cilat e kërkojnë për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri, në kuadër të një çështjeje që lidhet me korrupsionin.
Media franceze ndalet edhe te pasuritë e sekuestruara, me vlerë të raportuar prej 2,1 milionë eurosh, si dhe te një kështjellë në departamentin Oise. Tashmë, vendimi i Gjykatës së Apelit në Amiens për kërkesën e tij për lirim pritet të premten, në një çështje që mbetet në vëmendjen e mediave franceze për shkak të procedurave gjyqësore dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare./Dosja.al
Ermal Beqiri
Aktualitet
20 October 2026, 19:54
E.d
Pamje
TIRANA- Të rinjtë kanë përcjellë mesazhe për problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, gjat&e...
Aktualitet
20 October 2026, 19:40
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas tensioneve të regjistruara m...
Aktualitet
20 October 2026, 19:20
G.M
pamje
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dënuar me forcë aktet e dhunshme gjatë protestave n...
Aktualitet
20 October 2026, 19:17
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi, ndërsa kanë ngriur barrikada për të pengua...
Aktualitet
20 October 2026, 19:07
E.d
Pamje
TIRANA- Situata në sheshin Skënderbej gjatë protestës është tensionuar, ku një person ka përfunduar pa ndjenja. ...
Aktualitet
20 October 2026, 19:01
E.d
Pamje
KORÇË- Protesta është masivizuar dhe shtrirë edhe në qytete të tjera, pasi një grup qytetarësh kanë ...
Aktualitet
20 October 2026, 18:55
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur të hedhin në drejtim të policisë fishekzjarrë dhe molotovë, ndërsa situata n&eum...
Aktualitet
20 October 2026, 18:45
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur që orët e para të paradites ndërsa janë shënuar tensione dhe përpl...
Aktualitet
20 October 2026, 18:44
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve është përshkallëzuar, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet me policinë, ku k&eum...
Aktualitet
20 October 2026, 18:42
G.M
pamje
TIRANË- Policia ka sulmuar me gaz lotsejllës protestuesit e zhvendosur në sheshin Skënderbej, pas tensioneve të ashpra që ...