3 November 2026, 18:49
Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Komuniteti i qytetit të Chiarit në Itali vijon të jetë në shok pas vrasjes së 39-vjeçares shqiptare Meleqe Lusha, për të cilën dyshohet se autor është djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, ndërsa viktima dyshohet se u godit për vdekje me thikë.
Mediat italiane shkruajnë se pas tragjedisë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e 39-vjeçares dhe tronditjen e komunitetit. Ai e ka përshkruar shqiptaren si një grua të përkushtuar dhe punëtore, e cila pas ndarjes nga bashkëshorti kishte marrë përsipër e vetme rritjen e djalit të saj.
Meleqe Lusha punonte në Spitalin Civil të Breshias dhe sipas kryebashkiakut, kishte mbështetjen e katër vëllezërve të saj, të cilët punonin në sektorin e ndërtimit. Edhe djali i saj ishte rritur dhe shkolluar në Chiari, ndërsa nuk rezultonte të kishte pasur më parë probleme apo sjellje shqetësuese të raportuara në komunitet.
Pas ngjarjes, 21-vjeçari ishte larguar nga banesa në rrugën Tagliata, por më vonë ishte paraqitur vetë te Karabinierët në Kremona. Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë dhe për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vrasjes./Dosja.al
itali tragjedi policia
Aktualitet
3 November 2026, 18:21
E.d
Pamje
KUÇOVA- Një ushtar është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuç...
Aktualitet
3 November 2026, 18:16
Elton Qyno
Pamje
Grabitja me armë e filialit të “Raiffaisen Bank”, në zonën e kompleksit “Kika” në Tiranë, ka ngrit...
Aktualitet
3 November 2026, 17:28
E.d
Foto ilustruse
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën ba...
Aktualitet
3 November 2026, 17:14
E.d
Pamje
TIRANA- Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët...
Aktualitet
3 November 2026, 17:08
E.d
Mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, më shumë se një miliard për paga dhe po aq për investime kapitale.
Këto ...
Aktualitet
3 November 2026, 16:47
E.d
Gjykata e Posaçme e Apelit
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Embro Sulejmani, i ...
Aktualitet
3 November 2026, 16:32
E.d
Foto ilustuse
RROGOZHINA - Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë fsha...
Aktualitet
3 November 2026, 16:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i cili ishte planifikuar të zhvillohej nga data 11 deri më 15 në...
Aktualitet
3 November 2026, 15:53
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Policia spanjolle ka zbuluar një sasi gjigante kokaine, që dyshohet se arrin në rreth 10 tonë, në dy magazina ...
Aktualitet
3 November 2026, 15:37
E.d
Pamje
TIRANA- Protestat e studentëve është shoqëruar me tensione, pasi disa studentë janë shoqëruar nga policia. Tubimi, i ...