LIVE UPDATES
Bota

E rritin numrin e refugjatëve misionet e shpëtimit në det?

10 June 2021, 06:01 Nga DOSJA
E rritin numrin e refugjatëve misionet e shpëtimit në det?

Përse bëhet fjalë në debat?

Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t’i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpëtohen nga gomonet e tyre shpesh të papërshtatshme për një udhëtim të tillë. Sidomos politikanet e politikanët konservatorë shohin tek shpëtimi në det një impuls që e shton migracionin dhe kritikojnë organizata si Sea-Watch apo Sea-Eye, që kanëshpëtuar disa dhjetëra mijëra jetë në Mesdhe. Anije të BE nuk patrullojnë më në këtë itinerar të migracionit, më së voni që kur mori fundi misioni „Sophia” në pranverën e vitit 2020. Edhe shpëtimi në det nga ana e vetë shteteve është kufizuar shumë, sepse vende si Italia apo Austria kanë frikë, se kjo strategji çon në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve.

Faktorët „push” dhe „pull” luajnë rol në politikën e rregullimit të migracionit të BE. Me faktorët „push” nënkuptohen rrethanat që i detyrojnë njerëzit të lenë vendet e tyre, si lufta apo katastrofa ekologjike, kurse faktorët „pull” përfshijnë gjithçka që i tërheq njerëzit drejt Europës, apo krijon impulse që të vijnë në Europë. Këtu renditen edhe stabiliteti politik dhe mirëqenia, por edhe ligjet liberale të migracionit.

Cila është gjendja e studimore?

Nuk ka shumë studime të plota mbi këtë debat. Sipas Julian Wucherpfennig, profesor në Hertie School of Governance në Berlin, kjo nga njëra anë lidhet me mungesën e fakteve nga ana tjetër me kompleksitetin e çështjes. “Shkak dhe pasojë këtu janë të vështira të ndahen”, thekson studiuesi. “Kjo është sikur unë do të hulumtoja nëse numri i kujdestarëve në pishina do të kishte një ndikim në numrin e notuesve.”

Megjithatë ka disa studime të rëndësishme mbi këtë temë. “Blaming the Rescuers” (2017) nga Charles Heller dhe Lorenzo Pezzani nga Universiteti i Londrës ka marrë në konsideratë se kur dhe sa njerëz deri në vitin 2016 erdhën përmes Mesdheut. Këto të dhëna studiuesit i përballën me ato kohë, kur kanë qenë aktive në Mesdhe misionet e shpëtimit dhe ato kufitare. Studiuesit nuk vunë re një lidhje mes të dy faktorëve.

Kurse Elias Steinhilper nga „Scuola Normale Superiore di Pisa” dhe Rob J. Gruijters nga Universiteti i Oksfordit në studimin e tyre të vitit 2018 për politikat dhe realitetin e shpëtimit në Mesdhe arrijnë në konkluzionin, se „mungesa e misioneve të shpëtimit në det nuk i tremb njerëzit nga marrja e rrugës për kalimin e detit.”

2015: Shifra të ulta megjithë OJQ-të?

Dosieri “Sea Rescue NGOs: A Pull Factor of Irregular Immigration?” – Shpëtimi në det nga OJQ-të – faktor tërheqës për imigracionin e parregullt? trajton temën e shpëtimit civil në det dhe mundësinë e të qenit impuls për shtimin e migracionit. Eugenio Cusumano nga Instituti Universitar Europian dhe Matteo Villa nga Instituti italian për Studimet Ndërkombëtare Politike kanë analizuar lëvizjet e migracionit nga Libia për në Itali në vitet 2014 dhe 2019, studiuesit „nuk gjetën asnjë lidhje mes prezencës së OJQ-ve në det numrit të migrantëve.”

Nga viti 2015 është ulur numri i ardhjeve nga Libia, megjithëse numri i OJQ-ve për shpëtimin e migrantëve u rrit. Rezultatet tonë e vënë në dyshim pretendimin, se misionet jo shtetërore të shpëtimit në det janë faktor tërheqëspër migracionin e parregullt në Mesdhe, thuhet në studimin e vitit 2019.

“Pasojë e paqëllimshme” e shpëtimit në det

Claudio Deiana i Universitetit Cagliari, Vikram Maheshri i Universitetit Houston dhe Giovanni Mastrobuoni nga Universiteti i Torinos në studimin e tyre „Migrantët në det: Pasoja të paqëllimshme të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit” arrijnë në një konkluzion tjetër. Në një model ekonomik të tyre numri i refugjatëve, që vijnë përmes detit vendoset në relacion me intensitetin e dëshirës për të ardhur në Europë dhe koston apo suksesin e një rruge detare. Studiuesit thonë, se forcimi i aktiviteteve të shpëtimit në Mesdhe, ka bërë që kontrabandistët të kalojnë nga varka të përshtatshme për udhëtim në gomone të papërshtatshme për udhëtime të tilla. Në tërësi thonë ata, mund të vihet re një „pasojë e paqëllimshme” e shpëtimit në det, që do të thotë, se rrugës drejt Europës i kanë hyrë më shumë njerëz në kushte më të këqija. Por ky studim është ndër të vetmit që arrin në përfundime të tilla, se gati të gjitha studimet e tjera provojnë të kundërtën.

Për shumë studiues megjithatë është logjike, që aktivitetet e shpëtimit në det të kenë një ndikim tek sjellja e kontrabandistëve dhe jo ajo e refugjatëve. Ata sipas konkluzionit të tre studiuesve, Deiana, Maheshri dhe Mastrobuoni përdorin gomone të papërshtatshme dhe i furnizojnë ato me pak naftë. Safa Msehli, zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, (IOM), nuk e quan të kuptueshme këtë. „Realiteti është, se ka shumë faktorë të tjerë, që luajnë rol për kontrabandistët, si për shembull kushtet e motit, dhe kontrollet bregdetare nga autoritetet libiane. Kemi parë në vitet e fundit, edhe në kohët, kur nuk ka pasur misione në det, një numër udhëtimesh nga Libia, dhe sipas kësaj edhe shumë të vdekur.”

Faktorët tërheqës luajnë rol më shumë për migrantët dhe refugjatët

Studiuesit Eleanor Gordan dhe Henrik Larsen shprehen, se gati nuk merret parasysh, se janë faktorët tërheqës, ata që janë shumë më të rëndësishëm për migrantët dhe refugjatët, si lufta, përndjekja politike dhe varfëria ekstreme. Sipas zëdhënëses së IOM, Msehli këto faktorë janë më të rëndësishëm se të gjithë tjerët. „Njerëzit kanë probleme ekzistenciale në vendet e tyre, dhe në rrugën e tyre përjetojnë shfrytëzim, arrestime dhe tortura.”

Në formë të përmbledhur mund të thuhet, se nuk provohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes misioneve të shpëtimit në det dhe fluksit të refugjatëve e migrantëve në Europë. Shumica e studimeve thonë, se misionet e shpëtimit në det nuk e rrisin numrin e udhëtimeve të refugjatëve. Krahasuar me faktorë të tjerë shpëtimi në det luan një rol të vogël. Por po ashtu studimet nuk e hedhin poshtë plotësisht, se shpëtimi në det ka efektin e një faktori tërheqës të migracionit. Gati të gjithë studiuesit thonë, se kanë nevojë për më shumë të dhëna dhe studime të tjera.

Për politikën e BE, kjo do të thotë, se reduktimi i misioneve të shpëtimit në det dhe pengimi i misioneve civile bazohen në pretendime të paprovuara plotësisht. Matteo Villa, një nga studuesit e lartpërmendur, shkruan në një artikull për “die Zeit”, se shpëtimi në det duket kaq logjik si faktor tërheqës për emigrimin, saqë ky argument as nuk vihet në pikëpyetje e nuk priten prova për këtë. Në një kohë studimet e deritanishme të lenë të kuptosh, se mund të shpëtoheshin më shumë jetë njerëzish, “pa rrezikuar, që gjithnjë e më shumë vetë të marrin rrugën drejt europës. Për fat të keq BE ka zgjedhur një rrugë tjetër.”

Të gjithë studiuesit që kanë folur për Deutsche Wellen, përmendin edhe dimensionin etik dhe ligjor të shpëtimit në det. Sipas së drejtës ndërkombëtare duhet që njerëzit në det të hapur të shpëtohen dhe të sillen në një vend të sigurtë.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota refugjatët shpetimi ne det refugjatët shpetimi ne det

Sondazh

Bota 9 June 2021, 19:56

Biden shfuqizon ndalesën për TikTok në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashk...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin