30 July 2022, 09:28
Nga Meri Lika

Po me vërtetë po pyes: A flet heshtja?.
Populli ynë ka disa shprehje në lidhje me heshtjen si psh: “Heshtja është flori.”, “Heshtja është pranim”, “Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh”, “Me heshtjen nuk mund të fshehësh asgjë”etj, etj.
Ka shumë thënie në lidhje me heshtjen, por mua, sot, më shumë nga të gjitha më pëlqen “Heshtja është pranim”.
Me plasjen e skandalit të inçeneratorëve, unë personalisht, kam pritur shumë që zërin e opozitës (jo asaj non grata, larg qoftë), ta mbështeste edhe ambasadorja e shtetit që së fundmi e ka mprehur shpatën në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Por për çudinë time, ende nuk kemi asgjë të re nga fronti i perëndimit.
Ambasadoresha e cila nuk la më luftë pa bërë për të marrë në dorë fijet e drejtimit opozitar, tashmë e ka humbur gojën. Lëshon ndonjë fjali aty këtu, kundër korrupsionit po as në to nuk thotë asnjë fjalë për aferën më të madhe korruptive të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
Mos ka bërë operacion dhëmballën? Po të ishte kështu nuk do fliste për miqësinë 100 vjeçarë Shqipëri – Amerikë, edhe pse në 50 vjet diktaturë kemi qenë armiq saqë e krahasonim imperalizmin amerikan me atë ujkun që të kafshon edhe kur ka një dhemb në gojë.
Mos ndoshta pret që prokuroria të qartësojë faktet? Çudi, se ajo është duke folur për korrupsionin e Berishës, pa nxjerrë asnjë fakt.
Mos ndoshta nuk flet se nuk do të ndikojë drejtësinë? Jo, jo as këtë nuk e pranoj dot, sepse më kujtohet që ishte pikërisht kjo ambasadore e cila deklaroi se do të ndërhynte tek gjykatat që kjo e fundit t’ia jap Alibejat vulën me gjithë qitap.
Mos ndoshta kjo, mos ndoshta ajo, mos ndoshta, mos ndoshta. Na mbytën pyetjet ne fatkeqëve taksapagues shqiptarë, por simboli i antikorrupsionit nuk flet që nuk flet për inçeneratorët.
Po dëshpërohesha aq shumë, për paaftësinë time në gjetjen e arsyes së heshtjes se ambasadores, derisa më në fund përgjigjen e mora pikërisht në festën e 100 vjetorit.
Një moment i ngrohtë dashurie, një përqafim i butë dhe me shkëlqim rrezutues në fytyrën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara, me kryeministrin tonë veshur si Barbie, ma sqaroi gjithë situatën.
Më bëhet shumë qejfi që ambasadorja dhe kryeministri i vendit tim, duhen kaq shumë, janë kaq të afërt, kaq plotësues, vetëm se kam një frikë, kam frikën se mos gjithë këto ndjenja përfundojnë si ajo historia e Aliut dhe Ninos.
Në Batumi të Gjeorgjisë ndodhet një skulpturë metalike levizëse e emërtuar “Aliu dhe Nino”.
I shkreti Ali, ishte një i ri mysliman, i cili u dashurua marrëzisht me Ninon, një princeshë të krishterë nga Gjeorgjia, por për arsye fetare dhe kulturore ata nuk mund të ishin bashkë. Kjo histori ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pati një fund të trishtuar pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Ngjarja shërbeu si frymëzim për romanin e mirënjohur “Aliu dhe Nino: Një histori dashurie”, shkruar në vitin 1937 nga autori i lindur në Azerbajxhan, Kurban Said.
Nisur nga ky roman, lindi ideja e krijimit të dy statujave madhështore që na tregojnë historinë e Aliut dhe Ninos në një mënyrë të pabesueshme, pasi këto dy statuja lëvizëse, na tregon personazhet që shikojnë njëri-tjetrin ballë për ballë, afrohen derisa shkrihen tek njëri – tjetri e të duket sikur do të bashkohen përjetësisht, por pas përqafimit ndodh që ndahen papritur.
Pu, pu, pu ku po më çon kjo imagjinata ime e çartur, të mendoj një fund të tillë edhe për dashurinë idilike të çiftit politik dy shtetëror.
Asesi jo, kjo nuk duhet të ndodh.
Në dashuri fjalët nuk vlejnë, prandaj dhe ambasadorja nuk flet për inçeneratorët, por unë nuk e di nëse ia kanë thënë ambasadores shprehjen e vjetër shqiptare “Heshtja është pranim”!?
meri lika
Editorial
29 July 2022, 13:26
Ralph Shoellhammer
Foto Ilustruese
Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës, por për Evropën, më e keqja nuk...
Editorial
28 July 2022, 10:48
Ditmir Bushati
Biden-Bushati
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipëri...
Editorial
26 July 2022, 19:44
Meri Lika
Meri Lika
Nga dita e djeshme, konfigurimi i opozitës shqiptare mori një pamje tjetër. Tashmë në opozitë nuk është v...
Editorial
22 July 2022, 15:27
Enton Abilekaj
Sali Berisha
Tani që izolimi i Sali Berishës u zgjerua, dyshimet mbi opozitën zyrtare rriten. Nëse, më 25 prill 2021, pakëna...
Editorial
21 July 2022, 09:34
Meri Lika
Meri Lika
Show gjithçka përdoret si show, nuk kam ndërmend të flas për show-n e “Xhani o Xhan” e as për ngritje...
Editorial
20 July 2022, 12:58
Enton Abilekaj
Edi Rama, Enton Abilekaj
Maqedonia e Veriut u zgjua në një ditë të zakonshme. Nuk pati festë, ceremoni, as fjalë të Krye...
Editorial
19 July 2022, 12:56
Jeanne Plaumann
Nga Jeanne Plaumann, BILD
Është një takim i lartë i diktatorëve: Presidenti iranian, Ebrahim Raisi pret për bisedime kreun e sh...
Editorial
17 July 2022, 11:28
Florion Metohu
Florion Metohu
Ditët e fundit po qarkullon një video e një makinë me targa shqiptare, duke pretenduar që është filmuar n...
Editorial
16 July 2022, 09:22
Meri Lika
Meri Lika
Kryefjala e diskutimeve të muajit të fundit, është drafti i ligjit për Amnistinë fiskale. Amnistitë fiskale n&...
Editorial
9 July 2022, 16:25
Ben Blushi
Vajzat muslimane
THE NEW ISLAM NË TIRANË
Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme...