LIVE UPDATES
Editorial

Kandidatura e Romës në Panairin Universal 2030

15 March 2023, 11:15 Nga Fabrizzio Bucci
Kandidatura e Romës në Panairin Universal 2030
Fabrizzio Bucci, ambasador i Italise ne Shqiperi

Mjafton një shëtitje në zemër të Romës për të kuptuar se e meriton vërtet të quhet Qytet i Përjetshëm. Historia e saj është një rrjedhë e pandërprerë mes së shkuarës dhe së tashmes, një ndërthurje e çmuar për studiuesit, unike për banorët, magjepsëse për vizitorët nga e gjithë bota. Prej pothuaj tre mijë vjetësh kryeqyteti i Italisë jep shembullin e vazhdimësisë, aftësisë për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe për të rikrijuar të tashmen e tij. Këtë e dëshmon pasuria e madhe artistike e saj, tregues i përshtatjes së Romës, ndaj ndryshimit të rrethanave përgjatë mijëvjeçarëve. Tashmë ky qytet paraqet kandidaturën e tij për të mirëpritur Panairin Universal 2030. 

Që prej lashtësisë Roma ka ditur të çajë rrugën drejt zhvillimit duke gjetur zgjidhje përparimtare për nevojat e komuniteteve të saj (një milion banorë në epokën e Perandorit August). Mjafton të përmendim këtu rrjetin futurist të ujësjellësit që i dha Romës titullin “Regina Aquarum” (mbretëresha e ujrave), apo rrjetin kryesor rrugor që lidhte Qytetin e Përjetshëm me qarqet e gadishullit dhe ato të Perandorisë (të gjitha rrugët të çojnë në Romë). Vizioni që Roma dëshiron t’i japë Panairit bazohet pikërisht në aftësinë e saj për të interpretuar trashëgiminë e së shkuarës dhe të së tashmes me vështrimin drejt së ardhmes.         

Në mbështetje të kandidaturës së saj Roma ka zgjedhur një slogan të qartë me vështrimin si drejt së tashmes ashtu edhe drejt së ardhmes: “Njerëz dhe territore: rilindje urbane, gjithpërfshirje dhe novacion”. Tema materializon një sfidë të përbashkët për të gjitha Vendet e komunitetit ndërkombëtar dhe që u referohet rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara të parashikuara në Agjendën 2030. Një zgjedhje që ka të bëjë me botën mbarë. Kjo zgjedhje priret të prekë sektorë si zhvillimi dhe rilindja e territoreve tona të kërcënuara nga ndryshimet klimatike dhe nga pasojat e tyre shkatërruese; diversiteti dhe gjithpërfshirja e komuniteteve tona; qëndrueshmëria e grupimeve urbane dhe e ekonomisë qarkulluese; decentralizimi dhe lëvizshmëria në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar; ndërlidhja digjitale si mjet zhvillimi ekonomik dhe social. Expo Roma 2030 synon të trajtojë këto çështje, të nxisë përballjen, të përcaktojë një rrugëtim dhe zgjidhje të përbashkëta.          

Roma synon t’i bëjë ballë këtij rrugëtimi duke ofruar një bashkëpunim konkret që me Expo-n do të shënojë pikëmbërritjen e tij ndërsa gjatë viteve që na ndajnë nga ky takim i rëndësishëm do të bëhet i mundur realizimi i projekteve dhe nismave të përbashkëta të fokusuara në përvojat e ndryshme si edhe në nevojat me karakter kombëtar.     

Vendi i përzgjedhur për të mirëpritur World Expo 2030 ndodhet në një zonë në hyrje të Romës e cila ndërlidhet me disa prej qendrave historike të qytetit shumë pranë njërit prej kampuseve universitare të Romës e që do të shërbejë si pikë takimi me komunitetin e gjerë shkencor të kryeqytetit të Italisë. Aktiviteti – masterplani i të cilit është realizuar nga arkitekti Carlo Ratti – synon të vendosë standarte të reja qëndrueshmërie, nëpërmjet eliminimit të çlirimit të CO2, ricklimit të materialeve, respektimit të ciklit të jetës së ujit, ajrit dhe të energjisë. Pra, me një fjalë, të jetë jo vetëm një zonë e pavarur por edhe të krijojë e t’u ofrojë energji të pastër territoreve të tjera.

Roma është gjithashtu në qendër të një sistemi transporti unik në botë. Nga aeroporti i saj mund të arrihen, në më pak se dy orë fluturim, kryeqytetet kryesore evropiane, ato të Vendeve të ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme si edhe, në tre orë, çdo destinacion i të gjithë pellgut Euro-mesdhetar, nga Ankaraja në Beirut e në Kajro.

Roma është gjithashtu Kryeqyteti botëror i diplomacisë. Në të ndodhen selitë diplomatike të 139 vendeve të ndryshme, krahas atyre të akredituara pranë Selisë së Shenjtë dhe në San Marino. Në të ndodhen gjithashtu më shumë se 130 përfaqësi të Polit Ushqimor të OKB-së (FAO – IFAD – PAM) dhe të tjera të akredituara pranë Urdhrit të Maltës. Gjithsej në Romë ndodhen 430 ambasada dhe pothuaj 3 mijë diplomatë, pa llogaritur këtu Institutet e Kulturës. Roma është edhe vendi i jashtëzakonshëm ku gëlojnë veprimtaritë shoqërore, seli e Shoqatava të shumta kulturore dhe e OJQ-ve veprimtaria e së cilave shkon nga solidariteti tek asistenca, nga edukimi tek promovimi i formimit teknologjik, nga sektori agro-ushqimor tek promovimi i mbrojtjes së mjedisit.

Logoja e Roma 2030: është një hark i stilizuar, që ndryshon ngjyrë dhe u jep jetë kombinimeve nga më të shumllojshmet. Përfaqëson qëndrueshmërinë, elegancën e monumenteve të lashta romake dhe të tashmen magjepsëse digjitale. Harku mundëson hyrjen, është një portë e hapur për prurje të reja e të ndryshme. Përbën gjithashtu edhe një rrugëtim të përbashkët, një sërë mundësish sikurse krijimi bashkërisht i pavioneve të ndryshme me karakter kombëtar. Roma pret që nën këtë hark të kalojnë, në vitin 2030, 30 milionë vizitorë, të cilët do të kenë mundësi të admirojnë pavionet e 150 Vendeve.

Roma është një vend i dashur për të gjithë shqiptarët, një vend që “bie era shtëpi”. Në Itali, në fakt, jetojnë më shumë se 700.000 shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre ka mbërritur dhe është integruar në 30 vitet e fundit. Përveç tyre është edhe komuniteti arbëresh i cili ka ruajtur, ndër shekuj, gjuhën dhe identitetin e tij kulturor.

Marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, në çdo fushë, mes Italisë dhe Shqipërisë, bëjnë që Roma të jetë pikësynim i natyrshëm për çdo shqiptar, e gatshme, si gjithmonë, të mirëpresë shtetasit, institucionet, sipërmarrjet dhe çdo përfaqësues të Vendit të Shqiponjave që do të vizitojnë Expo 2030.  

Për Shqipërinë, Italia vijon të jetë palë e privilegjuar. Italia, në 20 vitet e fundit, është donatori i parë në rrafshin e marrëdhënieve dypalëshe, është partneri kryesor tregtar (shkëmbimi mes dy Vendeve arrin shifrën rekord prej 3.6 miliardë euro, që përbën pothuaj 29% të shkëmbimit të përgjithshëm për vitin 2022) si edhe një ndër investitorët më të rëndësishëm në Vendin e Shqiponjave (në 2022 shuma e investimeve direkte italiane ka tejkaluar shifrën prej 1 miliard euro, që përkon me rreth 7% të PBB kombëtar). 2.675 sipërmarrjet, me ortak italian, në Shqipëri, bëjnë që Italia të renditet në vend të parë përsa u përket numrit të shoqërive të huaja aktive në Vend (40%). Në thelb, ekonomitë e Italisë dhe Shqipërisë janë të lidhura ngushtë. Është kjo arsyeja për të cilën mbajtja e Expo 2030 në Romë që, sipas vlerësimeve të Komitetit organizator do të gjenerojë një vëllim tregtar prej të paktën dyzet miliardë euro, do të jetë edhe në dobi të Shqipërisë.           

Sipas të dhënave më të fundit, shqiptarët në Itali deklarojnë pranë autoriteteve tatimore italiane më shumë se 3,3 miliardë euro në vit (rreth 25% të PBB shqiptar), shumë kjo pak më e ulët se i gjithë buxheti publik i Shqipërisë e që përkon me 33% të PBB të Shqipërisë. Dy tregues të tjerë na ndihmojnë të kuptojmë peshën ekonomike dhe shoqërore të komunitetit shqiptar. I pari ka të bëjë me sipërmarrjen. Komuniteti shqiptar rezulton të renditet në vendet e para përsa i përket numrit të titullarëve të sipërmarrjeve individuale. Më 31 dhjetor 2021 numri i sipërmarrjeve individuale me pronar shqiptar arrin në 35.561 duke regjistruar një shtim të numrit të sipërmarrjeve me 831 (+ 2,4%) krahasuar me të dhënat e përditësuara më 31 dhjetor 2020 -, pavarësisht pandemisë dhe pasojave të saj mbi ekonominë – duke përfaqësuar kështu rreth 9% të sipërmarrësve jo komunitarë në Itali, një numër në rritje me rreth 5% krahasuar me vitin 2019.       

Duke iu referuar sektorëve të veprimtarisë ekonomike, rreth 80% e sipërmarrjeve individuale shqiptare është e përqendruar në fushën e ndërtimit (68%), në atë të Tregtisë dhe Transportit (7,6%) si edhe në sektorin e shërbimeve (5,1%), sektorët kryesorë që do të nxiten nga EXPO 2030. Treguesi i dytë lidhet me dërgesat e parave nga Italia drejt Shqipërisë. Në 2020 Shqipëria renditet në vendin 13° si Vend përfitues i dërgesave nga Italia me mbi 170 milionë euro të dërguara (2,5% i shumës së përgjithshme të dërgesave). Nga të dhënat e parashtruara më lart, shihet qartë se përse, gjatë vizitës në Tiranë (7 – 8 shtator 2022), Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, vuri theksin pikërisht në forcimin e lidhjeve nga komunitetet shqiptare që jetojnë në Itali sikurse dhe nga ato italiane në Vendin e Shqiponjave duke u shprehur se “ekzistojnë të gjitha kushtet për të rritur më tej bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri”, nevojë kjo e shprehur edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Begaj.

E, pikërisht për të gjitha këto arsye besojmë fort se do të kemi votën e Shqipërisë, vjeshtën e ardhshme në Paris, në favor të kandidaturës së Romës. Mbështetjen e Shqipërisë e konsiderojmë si diçka mëse të natyrshme, parë, sidomos, në këndvështrimin e anëtarësimit, në të ardhmen, në Bashkimin Evropian, një rrugëtim që Italia e ka mbështetur gjithmonë dhe në të cilin ka besuar plotësisht, edhe atëherë kur ishin të pakta ato vende që besonin në të, në emër të një miqësie të thellë e të sinqertë që shkon përtej kufijve të Vendeve tona.

fabrizzio bucci panairi universal

Sondazh

Editorial 9 March 2023, 12:35 Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozu...

Editorial 7 March 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 March 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 February 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 February 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 February 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin