LIVE UPDATES
Editorial

Mes ideales dhe të mundshmes

Në mungesë të aneksit dhe mekanizmit të zbatimit të kësaj marrëveshje, ajo që dihet për momentin është se Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç janë pajtuar që bisedimet e mëtejshme për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve nuk janë të nevojshme

9 March 2023, 12:35 Nga Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Opinioni publik, megjithatë, ka nevojë për më shumë qartësi në lidhje me çfarë konkretisht është rënë dakord në këtë marrëveshje, e cila ende nuk ka nënshkrimet e palëve. Qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, vijojnë të jenë të ndryshme, përsa i përket përmbajtjes dhe radhës së zbatimit të angazhimeve.

Në mungesë të aneksit dhe mekanizmit të zbatimit të kësaj marrëveshje, ajo që dihet për momentin është se Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç janë pajtuar që bisedimet e mëtejshme për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve nuk janë të nevojshme. Por, ato do të përqendrohen tek mënyra dhe mekanizmi garantues i zbatimit të marrëveshjes së pranuar. Fillimisht përmes “diplomacisë fluturuese” të emisarëve special, dhe më pas në takimin e radhës të Ohrit, që pritet të zhvillohet më 18 Mars.

Përmbajtja e Marrëveshjes

Egon Bahr, hartues i Ostpolitik së promovuar nga kancelari i Gjermanisë Perëndimore Willy Brandt, për të cilin ai shërbeu si Sekretar Shteti në Kancelari, dhe një figurë kyçe në seancat e negociatave të shumta midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore, por edhe mes Gjermanisë Perëndimore dhe Bashkimit Sovjetik, thoshte se “nuk ka marrëveshje që i jep diçka veç njërës palë”.

Në këtë kuptim, marrëveshja e 27 Shkurtit duhet lexuar si diçka mes ideales dhe të mundshmes, si një hap drejt normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Menjëherë pas përfundimit të negociatave, teksti i marrëveshjes u publikua në faqen zyrtare të BE-së. Në themel të marrëvevshjes qëndron simetria dhe ndërsjellësia në ndërtimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të jenë të mira e të bazuara në të drejta të barabarta. Të dyja palët angazhonen të respektojnë integritetin territorial të njëra-tjetrës, të njohin dokumentet dhe simbolet shtetërore, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.
Referimi i marrëveshjes në Kartën e OKB-së është sinjifikativ, për shkak të dhunimit të rendit ndërkombëtar nga Rusia në Ukrainë. Më posaçërisht, palët angazhohen të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, që kanë lidhje me barazinë sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, integritetit territorial të tyre dhe të drejtën për vetëvendosje.

Sipas marrëveshjes, palët janë pajtuar për të këmbyer misionet diplomatike, respektivisht në Prishtinë dhe Beograd. Asnjëra nga palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare, apo të veprojë në emër të saj. Gjithashtu, Serbia angazhohet se nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asnjëra palë nuk do të bllokojë apo inkurajojë aktorët e tjerë që të bllokojnë përparimin e palës tjetër gjatë rrugës për në BE.

Angazhimi i mësipërm do të testohet në praktikë këtë pranverë. Kosova po kërkon të anëtarësohet në Këshillin e Europës. Gjithashtu, ajo ka paraqitur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shtetet anëtare të BE-së duhet të gjejnë mirëkuptim në mënyrë që të fillojë procedura për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës. Në të dyja rastet, Serbia ka punuar në rrugë diplomatike për të penguar çdo përparim në këtë drejtim.

Marrëveshja e 27 Shkurtit synon normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo përmbylljen e konfliktit. Të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre.
Një element i rëndësishëm i marrëvëshjes ka lidhje me të drejtat dhe vetadministrimin e komunitetit serb në Kosovë, ku parasihet mundësia për financim nga Serbia dhe krijimi i një linjë komunikimi direkt mes komunitetit serb dhe qeverisë së Kosovës. Në të njejtën kohë, palët konfirmojnë detyrimin për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në 2013-ën dhe 2015-ën, ku është rënë dakord për formimin e Bashkësisë të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Sikurse dihet, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rrëzimin që i ka bërë marrëveshjes së mëpërashme në lidhje me Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe ka përcaktuar edhe “linjat e kuqe” apo “perimetrin e sigurisë” që duhet respektuar në këtë drejtim. Kosova mund ta projektojë vizionin e saj për Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke iu referuar shembujve të mirë ndërkombëtar, që nuk bazohen tek “territorializimi i të drejtave”.

Këshilli i Përbashkët i Bashkive në Kroaci është një model për t’u ndjekur, duke qenë se i ka siguruar pakicës serbe përfshirje dhe integrim në jetën politike. Në dallim nga modeli i “Republikës Srpska” në Bosnje Hercegovinë, i cili pengon funksionimin normal të shtetit. Për më tepër, modeli i “territorializimit të të drejtave”, i sanksionuar në Marrëveshjen e Daytonit që i dha fund gjakderdhjes në Bosnje Hercegovinë, është kundërshtuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, si një model diskriminues që vjen në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas marrëveshjes Kosova dhe Serbia bien dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe ndërlidhjes, bashkëpunimit gjyqësor dhe shtrëngimit të ligjit, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur dhe atyre të zhvendosur, nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.

Marrëveshja, për të cilën palët nuk do të negociojnë më, fuqizon shtetësinë e Kosovës dhe mund të konsiderohet edhe si një njohje implicite e Kosovës nga ana e Serbisë. Shumë elementë të marrëveshjes mbështesin këtë vlerësim. Për shembull, zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respektimi i integritetit territorial dhe mosndryshimi i kufijve, njohja e simboleve shtetërore, e dokumenteve të tilla si pasaportat, targat, diplomat dhe vulat doganore. Gjithashtu, hapja e misioneve diplomatike, respektivisht në Prishtinë dhe Beograd, e përforcon idenë e njohjes në heshtje.

Marrëveshja parashikon se palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet e tyre vetëm me mjete paqësore, në respekt të zbatimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare që e ndalon kërcënimin apo përdorimin e forcës. Serbia ndërkombëtarisht heq dorë nga Kosova si pjesë e saj duke u pajtuar se janë dy subjekte të ndara në përfaqësim ndërkombëtar dhe angazhohet për të mos e penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Moskundërshtimi i Kosovës nga Serbia në ushtrimin e aktivitetit të saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare nënkupton njohjen e shtetësisë së saj në heshtje, që në të drejtën ndërkombëtare njihet si acquiescence.

Ndonësë shumëçka do të varet nga aneksi dhe mekanizmi i zbatimit të marrëveshjes, 27 Shkurti shënon një hap cilësor, duke qenë se nga vera e kaluar situata ka qenë shpesh konfliktuale.

Çështje e sigurisë europiane

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka hedhur dritë mbi çështjet e pazgjidhura politike dhe krisjet edhe në Ballkanin Perëndimor. Rajoni nuk është në rrezik të një sulmi të drejtpërdrejt nga Rusia. Por mbetet shqetësues kapaciteti i Moskës për të shfrytëzuar konfliktet e papërfunduara dhe për të ndezur fitilat e destabilitetit. Sikundër nuk duhen nënvlerësuar efektet ekonomike të luftës.

Epiqendra e ndikimit rus dhe kinez në rajon është Serbia. BE-ja dhe SHBA-të kanë ndjekur tri objektiva në marrëdhëniet e tyre me Serbinë: (i) të kufizojnë ndikimin e Rusisë dhe Kinës; (ii) të normalizojnë marrëdhëniet Serbi-Kosovë; (iii) të mbrojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-të nuk e kanë shterruar ndikimin e tyre në Serbi, suksesi në arritjen e objektivave të mësipërm ka qenë i kufizuar. Deri më tani Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Madje, ka bërë hapa pas përsa i përket linjëzimit me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së. Ndikimi i Kinës në Serbi është rritur në vend që të zvogëlohej. Kjo vihet re qoftë në investime, në infrastrukturën që lidhet me sigurinë, apo lidhjet politike dhe kulturore. Serbia vazhdon të mbështesë politikanë që me veprimet dhe retorikën e tyre kërcënojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

As BE-së dhe as SHBA-së nuk i mungon ndikimi në Serbi, pasi kjo e fundit është e mirëintegruar në strukturat ekonomike perëndimore. Ajo kryen pjesën më të madhe të tregtisë së saj me BE-në. Merr investime të konsiderueshme të huaja direkte nga ajo. Thënë ndryshe, pa Perëndimin, Serbia nuk do të mbijetonte ekonomikisht.

Mirëpo, refuzimi i Serbisë për t'u bashkuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë nuk ka sjellë pasoja serioze për marrëdhëniet e Serbisë as me BE-në dhe as me SHBA-në. Në rrethanat që imponon mjedisi i ri i sigurisë në Europë, për SHBA-në duket se merr përparësi trajtimi me kujdes i Serbisë, për të evituar një ngjizje edhe me të fortë të saj me Rusinë, dhe nga ana tjetër, njohja e realitetit faktik, të Kosovës, nga ana e Serbisë, për të kuruar pikat e dobëta të sigurisë në rajon që mund të shfrytëzohen nga Rusia.

Edhe në rast të njohjes së ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës, një anëtarësim i kësaj të fundit në OKB, në kushtet e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e cila kërkon gjithnjë e më shumë të rishkruajë rregullat e rendit ndërkombëtar përmes imponimit, duket i pamundur.

Ndërkohë që europianët do të duhet të kuptojnë se përmbyllja e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është një çështje e sigurisë rajonale, por e sigurisë europiane. Sidomos pas pushtimit te Ukrainës nga ana e Rusisë. Përderisa BE-ja mbetet e ndarë për Kosovën dhe parimet që e çuan atë drejt pavarësisë, është e vështirë të flasësh për një rend europian të themeluar mbi parime të dakorduara që do të arrijë t’i bëjë ballë për një kohë të gjatë agresionit rus.

Ndaj, shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes së saj. Kjo do ta ndihmonte edhe vetë Serbinë duke i hequr çdo alibi. Sikundër do ta privonte Rusinë nga një levë kryesore ndikimi në Serbi dhe rajon. Rendi europian duhet të mbështetet në bashkëjetesën demokratike, të simbolizuar në anëtarësimin vullnetar të shteteve me të të drejta të barabarta në NATO dhe BE.

Nëse BE-ja nuk gjen gjuhën e përbashkët për përmbylljen e plotë të procesit të shtetësisë së Kosovës, dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të të gjashtë vendeve të rajonit në BE, brenda një afati kohor të arsyeshëm, atëhere do të jetë e pamundur të flitet për rend të sigurisë europiane.

Me siguri, Rusia do të vazhdojë ta konsiderojë njëkohësisht Kosovën si "precedent ligjor" në raport me pushtimin e Ukrainës, dhe si një "akt të paligjshëm" që dëmton rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Po kështu, Serbia do të vazhdoj të vendos shenja barazimi me Ukrainën, si “viktimë” e cënimit të integritetit territorial të saj për shkak të ndërhyes së NATO-s në 1999, duke mos shfaqur asnjë pendesë për të kaluarën e saj gjenocidiale, e duke mos prerë as kordonin umbelikal me Rusinë.

ditmir bushati

Sondazh

Editorial 7 March 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 March 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 February 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 February 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 February 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Editorial 21 February 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Editorial 17 February 2023, 12:08 Harry Bajraktari

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin