LIVE UPDATES
Editorial

Miqtë e Edi Ramës në shfaqjen entuziaste të mërgimtarëve shqiptarë 

Eksperienca botërore ka treguar që shtete të tilla si Irlanda, Italia, Izraeli janë zhvilluar dhe kanë ecur përpara duke bashkëpunuar me diasporën e tyre dhe arritur rezultate në fuqizimin e vendit.

14 April 2026, 17:25 Nga Agim Nesho
Miqtë e Edi Ramës në shfaqjen entuziaste të
Agim Nesho

Një shtet serioz, që ka vizion për të ardhmen e tij, sigurisht pjesën e bashkëpunimit me Diasporën duhet ta ketë prioritare, sidomos kur shqiptarët e larguar përbëjnë një pjesë të madhe në raport me popullsinë e mbetur. Eksperienca botërore ka treguar që shtete të tilla si Irlanda, Italia, Izraeli janë zhvilluar dhe kanë ecur përpara duke bashkëpunuar me diasporën e tyre dhe arritur rezultate në fuqizimin e vendit.

Por për ta arritur këtë bashkëpunim kërkohet që shteti amë të ketë një vizion të plotë të zhvillimit të vendit, një frymë bashkëpunimi patriotike në funksion të zhvillimit dhe perspektivës së vendit, jo në funksion të interesave të pushtetit të radhës por një paritet në ide dhe propozime, pa përdorim të një palë për interesat e palës tjetër. Përpara se të bëhen shfaqje entuziaste e fjalime deklarative kërkohen hapa konkretë të bashkëpunimit. Japim rastin e Izraelit dhe bashkëpunimin e tij me diasporën.

Shteti i Izraelit angazhohet në fuqizimin e organizatave izraelite për të rritur influencën e tyre si grupe presioni në politikën e vendit ku kanë emigruar. Investon në shkolla, mësimin e gjuhës, në ndihmën ndaj individëve të talentuar duke ndjekur nga afër përparimin e tyre. Çdo familje izraelite ka detyrimin të dërgojë në atdheun e origjinës cdo vit fëmijët e tyre për tu lidhur me vendin, kulturën dhe atdheun duke paguar për qëndrimin e tyre dhe duke i siguruar Izraelit mbi një miliard dollarë në vit nga këto shpenzime.

Shteti i Izraelit ka krijuar një industri të re të teknologjisë moderne dhe kërkon që fëmijët e izraelitëve të vijnë të punojnë dhe zhvillojnë këtë industri. Izraeli i ka hapur rrugën diasporës kryesisht për investime prioritare në vendin e tyre. Etj. etj. Kthehemi në Shqipëri dhe si janë konceptuar marrëdhëniet me diasporën. Marrëdhëniet me diasporën sot në Shqipëri në regjimin e Ramës, konceptohen ashtu si zbulimi i Diellës në një vend ku ambienti digjital është primitiv. Por duhet për të tërhequr vëmendjen. 

Marrëdhëniet e Ramës me diasporën janë marrëdhënie sipërfaqësore dhe shpërdoruese. Ai është drejtuesi i një qeverie të korruptuar që e ka mbyllur vizionin për zhvillimin e Shqipërisë vetëm në turizëm. Ajo që i ofron Rama diasporës është vetëm një shtëpi druri në male, ku një pjesë e investimit do të kalojë në marrjen e lejes së ndërtimit dhe plotësimin e kërkesave të burokratëve të pangopur të regjimit të Ramës. Rama, investimet e diasporës Shqiptare i ka bërë inekzistente me përjashtim të rasteve klienteliste të miqve të tij të vecantë. 
Rama nuk mund të jetë arkitekt i bashkëpunimit me diasporën, kur vetë ai është autor i largimit në masë të shqiptarëve mbi 1 milion dhe kënaqësisë së tij për ti zëvendësuar me bangladeshas dhe afrikanë. Dhe kjo vetëm për të realizuar projektin e tij të kthimit të Shqipërisë në një projekt rental të pronave ku përfitues të tij është regjimi dhe oligarkët e tij.

Gjithë këto prona i janë dhënë investitorëve arabë për tu pasuruar me pronat e shqiptarëve. Samiti me Diasporën është në funksion të shfaqjeve të tij pa përmbajtje për të treguar “forcën” brenda hapësirave shqiptare si element përbashkues i shqiptarëve, për të justifikuar pushtetin e tij të korruptuar. Rama shfrytëzon naivitetin, dashurinë dhe patriotizmin e shqiptarëve të diasporës të cilët ndjehen “të vlerësuar” dhe harrojnë që përdoren në funksion të pushtetit të tij. Ai dekoron figurat e shquara shqiptare dhe mirë bën, por vetëm ata shqiptarë që nuk janë kritikë për regjimin e tij.

Nuk ka asnjë diasporë që intelektualët e saj të mos jenë kritikë për regjimet në vendet e tyre. Por ky evidenton ata që i ka kapur ose entuziastë nga ndërtesat e larta në Tiranë të ndërtuara nga paratë e drogës. Ai lavdëron në Tiranë puthadorët e tij, që i kanë bërë fresk politikave të tij me Vucic për Ballkanin e Hapur, apo shqiptarin pro-serb Abazovic që arritjen më të madhe të tij për cështjen shqiptare në Malin e Zi ka rifutjen e kishës serbe dhe influencën e saj nacionaliste në një vend anëtar të NATO-s. etj.etj

Më qesharakja, në këtë takim të unitetit shqiptar me Autokratin Rama ishte prania e qeveritarëve të Kosovës që për hir të unitetit pranojnë armikun më të madh të cështjes së Kosovës, e cila është karta e tij e vetme për tu pranuar nga qarqet anti-kombëtare pro-serbe si aktor ballkanik. Samiti i Diasporës nuk është gjë tjetër vetëm pjesë e propagandës së Edi Ramës për të justifikuar pushtetin e korruptuar, për të thënë se e duan shqiptarët. Por ai mbetet Autokrati që duhet të largohet menjëherë në interes të Shqiptarëve.

agim nesho

Sondazh

Editorial 9 April 2026, 10:21 Gjergj Erebara

Korrupsioni e ka vrarë sakaq ekonominë

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...

Editorial 8 April 2026, 19:56 Ditmir Bushati

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...

Editorial 4 April 2026, 08:17 DW

Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...

Editorial 14 March 2026, 12:38 Enver Robelli

Dallimi i madh…

Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...

Editorial 11 March 2026, 07:38 Nga Ermal Mulosmani

Hanxhiu i Opozitës

Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin