LIVE UPDATES
Editorial

Një votë dhe pak shpresë për të shpëtuar Tiranën

Betonizimi pa kriter, që po merr hapësirën dhe cilësinë e jetës së të gjithëve që po i çon në probleme shëndetësore dhe sociale nuk vjen si nevojë për strehim. Vetë të dhënat e institucioneve zyrtare tregojnë se janë ndërtuar pothuajse 2 herë më shumë apartamente se sa është nevoja. Shpjegimi i Veliajt për ardhjen e banorëve të rinj nga rrethet, nuk justifikon pse për të strehuar banorë të rinj duhet t’u shkatërrohet jeta atyre aktualëve.

10 May 2023, 15:12 Nga Enton Abilekaj
Një votë dhe pak shpresë për të shpëtuar
Enton Abilekaj

Një makineri e kushtueshme, që punon enkas për Erjon Veliajn, kontraston me të gjithë fushatën. Edhe në ditët e fundit, kjo e 2023 mbeti një fushatë e varfër, me mjete modeste, pa sponsorizime të bujshme. Bie në sy vetëm luksi i shfrenuar i fushatës së Veliajt. Dhjetëra këngëtarë dhe figura publike me influencë u reshtuan për të kërkuar votën për "lalin" e tyre bujar, Tit Vullkani i panjohur u bë ahengxhiu personal i kandidatit të Tiranës, asfalti elektoral shpërtheu në çdo rrugicë, edhe në rrugët që prej vitesh prisnin për ndërhyrje, ekranet e Televizioneve u sollën me Veliajn, si të ishte personazh i një Reality Show pa patentë, ndërsa bllokuan Belind Këlliçin, në të njëjtën kohë që Reality Show i vërtetë u celebrua në tarracën e Bashkisë.

Ky kontrast mund të shërbejë më shumë se çdo fjalë, çdo akuzë dhe çdo argument, për të kuptuar pse nuk duhet të votohet Erjon Veliaj. Mjafton të shpjegosh si ndodhi që, kur Kryeministri deklaron hapur se gjysma e fondeve që PS mori në zgjedhje shkoi për blerje fidanësh, kur Kryetari i PS, sa për sy e faqe, bën fushatë pa shpenzime nëpër ato pak lulishte që kanë mbetur, Kryetari i Bashkisë së Tiranës i siguron vetes trajtimin si pronar i gjithë mediave dhe bamirës i gjithë personazheve të famshëm?

Ky trajtim i veçantë prej sheiku dorëlëshuar lidhet me shkatërrimin e qytetit. Më rreth 8 milionë metër katrorë leje ndërtimi në 8 vjet, Erjon Veliaj ka thyer çdo rekord të betonizimit të hapësirave, ka shkatërruar çdo ambient komunitar, çdo mundësi për një minilulishte, apo një minipark lodrash, çdo hapësirë për shkollë, kopsht apo çerdhe publike brenda lagjeve të reja që po ndërtohen papushim. Tirana, më shumë se kurdo në këto 8 vjet, është shndërruar në një xhungël betoni, ku vetëm mund të flesh, nëse të lejon zhurma 24-orëshe e betonierave.

Nuk mund të marrësh frymë se thith benzen, ose dioksid azoti, ose pluhur çimentoje. Nuk mund të pish ujë se nuk ka asnjë çertifikim dhe garanci. Nuk mund të dalësh shëtitje sepse makinat të kalojnë përpara hundës, në trotuaret që kanë mbetur si trarë ekuilibri, nuk mund të luash, nuk mund të shplodhesh. Për gjithçka tjetër përveç gjumit, duhet të shkosh te Parku i liqenit, që duke qenë i vetmi është i mbipopulluar dhe, megjithatë po zvogëlohet çdo ditë, ose të dalësh nga qyteti, ndonjëherë edhe nga shteti. E vetmja gjë që mund të bëhet sa del nga shtëpia, është të pish kafe në një nga 3 baret për pallat, ose të pish hashash nëpër cepa që kanë privatësi. Një i ri që do të merret me sport, mund të shkojë vetëm në palestrën e katit të dytë, të paguajë 5 mijë lekë seancën ose 1 mijë lekë cigaren e hashashit (vetëm çmimi i hashashit ka përsuar rënie në qeverisjen e Rilindjes). Kështu betonizimi i Tiranës po shkatërron qytetarët e vet dhe më shumë të rinjtë.

Betonizimi pa kriter, që po merr hapësirën dhe cilësinë e jetës së të gjithëve që po i çon në probleme shëndetësore dhe sociale nuk vjen si nevojë për strehim. Vetë të dhënat e institucioneve zyrtare tregojnë se janë ndërtuar pothuajse 2 herë më shumë apartamente se sa është nevoja. Shpjegimi i Veliajt për ardhjen e banorëve të rinj nga rrethet, nuk justifikon pse për të strehuar banorë të rinj duhet t’u shkatërrohet jeta atyre aktualëve.

Ajo që e bën më skandaloze situatën e xhunglës së betonit, është fakti që të paktën prej 23 vjetësh, kur ndërtimet filluan të pushtonin hapësirat e qytetit, nuk ka përfunduar në asnjë lagje, në asnjë bllok. Duke marrë çdo hapësirë boshe, prej 23 vjetësh familjet flenë dhe zgjohen me zhurmën e betonit, me pluhurin e çimentos, me klithmat e sharrave dhe trapanëve.

Dhe e keqja më e madhe është se shkatërrimi i qytetit dhe i banorëve bëhet në favor të një lloji biznesi që shkatërron ekonominë dhe vendin. Bëhet për të pastruar paratë e pista, në favor të biznesmenëve fantazëm, ose kompanive më të mëdha që fusin brenda tyre flukse parash që vijnë nga burime kriminale, ose të dyshimta. Kjo shkatërron ekonominë e ndershme dhe krijon varësinë e ekonomisë së Tiranës dhe gjithë vendit nga ndërtimi dhe nga paratë e pista.

Taksat e ndërtimit përbëjnë 40 për qind të buxhetit të Bashkisë. Pa to do të bllokohej gjithçka. Tirana sot shet trupin dhe organet për të jetuar, ndryshimi i strukturës ekonomike është domosdoshmëri, për të zgjatur jetën e qytetit.

Nga ky shkatërrim, buron fuqia ekonomike e Veliajt, të cilën ai e shpalosi me pompozitet në këtë fushatë, për ta shndërruar në fuqi politike. Kjo fuqi, në një sistem ku pushteti ka akaparuar gjithçka, edhe votën, mund të mbetet e pamposhtur këto zgjedhje. Kjo do të ishte fitorja e së keqes. Për këto arsye, ajo apo ai që do dalë të dielën të votojë kundër shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës dhe Shqipërisë, do të votojë për veten, do të votojë që të mos detyrohet të ikë nga Tirana, të ikë nga vendi.

enton abilekaj dosja.al

Sondazh

Editorial 6 May 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Editorial 3 May 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Editorial 25 April 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Editorial 21 April 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin