20 March 2024, 12:49
Nga Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiranë. R.D, e njohur ndryshe si ‘Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit’, me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si ‘truri’ pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.
Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh. Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një ‘fitore të madhe’ kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. ‘Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë,’ tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.
‘Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro – çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu’.
‘E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita. ‘Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.
‘Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi’ – tha një polikan i shumicës. ‘Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.
Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej ‘ministrim parash’, ‘drejtim parash’, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.
OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi’.
Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.
lutfi dervishi
Editorial
18 March 2024, 18:11
Meri Lika
meri lika
Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë kuptimin e fjalës “gaç” dhe paraprakisht më duhet të shjegoj kupti...
Editorial
13 March 2024, 12:08
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit ru...
Editorial
10 March 2024, 14:09
Yanis Varoufakis
Jacques Delors dhe Wolfgang Schäuble
Nga të gjithë politikanët evropianë që nuk i udhëhoqën kurrë vendet e tyr...
Editorial
5 March 2024, 17:27
Dosja.al
Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ram&e...
Editorial
1 March 2024, 14:57
Klodian Tomorri
“Përmes Planit të ri të Rritjes, BE do të japë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në 4 vitet...
Editorial
29 February 2024, 13:29
Krenare Cubolli
Foto ilustruese
BRUKSEL- Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë p&eum...
Editorial
14 February 2024, 15:36
Andi Bejtja
andi bejtja
Fotografia e madhe e Sekretarit Blinken në universitetin e Tiranës te Nënë Tereza, njësoj si ajo e Papës kur dhe ...
Editorial
10 February 2024, 08:43
Fatos Lubonja
Fatos Lubonja
SHQIPËRIA- Partia Demokratike italiane reagoi fort ndaj marrëveshjes Meloni-Rama për sjelljen në Shqipëri të em...
Editorial
3 February 2024, 13:28
Arben Ahmetaj
Do të mjaftonte vetëm një pohim me kokë, që dëshmia e Arben Ahmetajt të trondiste pushtetet. Nëse th...
Editorial
23 January 2024, 14:54
Dosja.al
Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama
Ballkani i Hapur u kthye, ndërsa deklarata e Samitit të Shkupit u gris nga Serbia, pa mbushur as...