20 September 2025, 15:55
Nga Erion Periku
Diella
Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen tonë gjatë katër viteve të ardhshme, program me rëndësi të vecantë dhe përparësi absolute integrimin evropian, seanca u mbyll në më pak se një gjysëm ore. Diskutimi u anullua se patëm një hall më esencial: na u lëndua Diella se e kishim paragjykuar. Bashkë me të u prekën në sedër edhe 83 plus 3, a më shumë, përfaqësues të “Diellit”, të cilët harruan se përfaqësonin ne frymorët e zakonshëm dhe jo holograme inteligjence artificiale.
Më 19 shtator, Universiteti i Stanfordit në bashkëpunim me Elsevier (Një ndër kompanitë më presitigjioze të botimeve akademike, për most ë thënë lider absolut global në këtë fushë) bënë publike renditjen e përvitshme të shkencëtarëve më me ndikim në botë, pra ata që bëjnë pjesë në 2% e mendjeve më të ndritura. Për cudi në mesin e tyre nuk kishte asnjë avatar, vecse frymorë të zakonshëm.
Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe numri i shkencëtarëve i shqiptarë të Shqipërisë në renditje kishte rënë nga 4 vitin e kaluar në vetëm 2 këtë vit, njëri prej të cilëve ka filluar të kontribuojë për shkencën dhe kërkimin jashtë Shqipërie prej më shumë se një viti. Ndërkohë, numri i shkencëtarëve shqiptarë të Kosovës në renditje është 6. Një trefishim arritjesh në krahasim me 2 të renditur në “fashën e artë” vitin e kaluar. Për më tepër, ndërsa i pari ndër shqiptarët e Kosovës renditet në mijëshen e 43-të, përfaqësimi jonë modest bëhet edhe më shumë i tillë , pasi i pari mes tanëve renditet në mijëshen e 170-të.
Se në cfare nivelesh zhgënjyese po na arrijnë shkenca dhe kërkimi është theksuar aq shumë sa duket se po hedhim baltë për qejf. Se nuk luan njeri gishtin e vogël për ta rregulluar dhe të gjitha nismat që merren janë minimalisht joefektive dhe të shtira nuk përbën lajm, Se cfarë mendojmë dhe se mund të jemi indinjuar ne frymorët ka shumë pak rëndësi. Një hall kanë drejtuesit tanë ulur “gju më gju” me Diellën: thua na u lëndua prap cuca avatare?

diella
Editorial
18 September 2025, 21:28
Flamur Vezaj
Flamur Vezaj
Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...
Editorial
15 September 2025, 11:47
Agim Nesho
Agim Nesho
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...
Editorial
9 September 2025, 17:55
Ditmir Bushati
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...
Editorial
8 September 2025, 14:38
Agim Nesho
agim nesho
TIRANË- Pas zgjedhjeve të manipuluara dhe farsës së 11 Majit, cdo takim i Ramës me institucionet e shtetit Shqiptar duk...
Editorial
4 September 2025, 16:24
Sophia Yan
lideret neparaden ushtarake te kines
KINË- Takimi i diktatorëve, krerëve të shteteve të Kinës, Rusisë, Koresë s&eum...
Editorial
1 September 2025, 10:25
Agim Nesho
Agim Nesho
Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...
Editorial
1 September 2025, 10:12
The Guardian
Donald trump
SHBA- Kur bëhet fjalë për ngritjen e autokracisë në Amerikë, deklarata e famshme e gjyqtarit Potter Stewart mbi ...
Editorial
27 August 2025, 12:23
Agim Nesho
agim nesho
TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...
Editorial
21 August 2025, 07:16
Veton Surroi
Surroi
SERBI- Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shek...
Editorial
19 August 2025, 14:16
le monde
Serbi
SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...