26 January 2023, 17:07
Nga Meri Lika
Meri Lika
Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshillës së ambasadores Yuri Kim, unë zgjodha të ha bar. Bëra këtë zgjedhje jo se doja, por sepse sipas mendimit tim është shumë më e ndershme të hash bar sesa të pranosh një opozitë false, apo akoma më keq të pranosh të të drejtojë korrupsioni.
Për shumë muaj, madje mund të them se për dy vite, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara u bë figura kryesore në edicionet informative. Ajo duke hyrë e duke dalë ku i takonte, por dhe ku aspak nuk i takonte, nuk la rast e mundësi për të treguar se me kë ishte e dashuruar dhe luftonte për të na imponuar me çdo kusht dashurinë e saj. Një ditë të bukur, kur pa se nuk po dashuroheshim me të njëjtin subjekt, na paralajmëroi se kush nuk dashuronte njësoj si ajo, do të hante bar.
Duke qenë se jam rebele, më pëlqen që gjithmonë të jem kundër rrymës, e sidomos kundër urdhërave. Mundohem të mos shkel ligjin ama kur përpiqen të më urdhërojnë shijet dhe të më përcaktojnë zgjedhjet, kthehem krejtësisht një “antiligjore” e denjë. Këtë zgjedhje bëra edhe pas orientimit që u përpoq të më jepte ambasadorja. Unë zgjodha të ha bar.
Zgjodha barin jo me kokfortësinë e budallait, por sepse kisha bindjen time të brendshme, njohurinë dhe pjekurinë e duhur për të ditur se unë duhet të zgjidhja luftën ndaj pushtetit dhe ndaj patericave të tija, qoftë kjo edhe me çmimin e ngrënies së barit. Në kohën e zgjedhjes, përveç bindjes sime nuk kisha asgjë tjetër me vete, por në këto dy vite gjatë rrugëtimit tim barëngrënës, fillova të armatosem edhe me faktet që dilnin e dalin përditë një e nga një, të cilët tregonin korrupsionin që ka pushtuar pushtetin. Përditë kuptoja se kisha bërë zgjedhjen e duhur, se bindja dhe njohuritë e mia nuk më kishin zhgënjyer, por më kishin drejtuar në rrugën e drejtë.
E ndërkohë që unë armatosesha më vërtetësi, ylli mbasadoresk i intervistave e kronikave televizive filloi të rrallonte daljet e saj. Përqafimet qeveritare me ambasadoren, fotot e saj me opozitën kallpe, nuk ishin më refren i lajmeve dhe portaleve. Divorci i dashurisë së ambasadores po dukej i afërt, ndërkohë që unë vazhdoja të haja bar, duke kërkuar të kem opozitë, duke kërkuar të heq nga pushteti të korruptuarit, duke kërkuar një qeveri të mirë dhe duke kërkuar demokraci ku vota të vendos, gjëra të cilat ambasadorja nuk donte të m’i lejonte.
Sot kam shumë dëshirë ta pyes ambasadoren, si është? Dua ta pyes nëse po vuan nga zhgënjimi i dashurisë, dua ta ftoj në një drekë ose darkë vegjetariane me bazë bari. Por duke qenë se jemi në nivele të ndryshme shoqërore e nuk do ta kem ndonjëherë mundësinë që ta takoj, e duke mos ia patur as numrin e telefonit e as e-mailin, thjesht po i drejtohem me ata telefonat që bënim dikur kur ishim fëmijë, ata me dy kuti shkrepse dhe fill pambuku. Do t’i drejtohem me shpresën se do të jetë më mirë që të kthehet në fëmijë për të qenë e pafajshme në këtë katrahurë politike që ajo krijoi me vetëdije të plotë pa menduar se dashuria për interes fundin e ka të keq dhe të shpejtë.
E ashtu mes lodrës tonë të komunikimit fëminor, me njerën nga kutitë e shkrepse në dorën time e me tjetrën në dorën e saj, ta pyes e ti them:
- Yuri, Yuri si më dëgjon? Marrje! O Zot sa më dhimbsesh!
editorial meri lika meri lika
Editorial
26 January 2023, 15:53
Andi Bejtja
Andi Bejtja
Mega afera tashmë e njohur “McGonigal” nuk mund të shikohet ngushtësisht si një çështje e drejt&eum...
Editorial
25 January 2023, 13:03
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Ndërsa Mcgonigal do të shërbejë për shumë vite si shembulli i një drejtuesi të lartë t&eum...
Editorial
25 January 2023, 10:13
Meri Lika
Meri Lika
Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...
Editorial
21 January 2023, 15:58
Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis
Nga Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis explains why the idea that Southern Europe is more corrupt than the richer, Northern part ...
Editorial
16 January 2023, 13:49
Steven Erlanger
Foto ilustruese
Demokracia duket se është kudo nën sulm. Dhe ata që e sulmojnë variojnë nga populistët e zemëruar l...
Editorial
16 January 2023, 10:31
Meri Lika
Meri Lika
Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...
Editorial
11 January 2023, 10:30
Meri Lika
Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...
Editorial
4 January 2023, 12:50
Tim Judah
Brigada e Veriut
Ka një afat kohor të rreptë për krizat në Kosovë. Nis kështu. Së pari, pas një mosmarrëv...
Editorial
31 December 2022, 19:25
Ben Blushi
Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...
Editorial
28 December 2022, 19:19
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
1.Në Samitin BE - Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia...