7 August 2022, 20:11
Nga F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- ka importuar KESH nga fillimi i vitit deri më tani. Faturat e kripura të importit vijojnë të rriten, ndërkohë që çmimi për megavat në bursë ka kapërcyer mbi 500 euro. Nga fillimi i vitit 2022 deri më tani, KESH ka importuar 250 milionë euro energji elektrike. Vetëm për 2 javët e para të muajit gusht janë importuar nga jashtë 46.6 milionë euro dhe për shkak të mungesës së reshjeve blerjet do të vazhdojnë. Gaztearja Eliza Gjedikur shkruan për Shqiptarja.,com se çmimet në rritje të energjisë elektrike kanë rritur kostot për evropianët. Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar teksa analizojnë luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare shprehen se nga fillimi i luftës në Ukrainë është dyfishuar çmimi i naftës, katërfishuar i qymyrit, kurse çmimi i gazit natyror është shtrenjtuar shtatë herë. Me një çmim të energjisë në bursë mbi 500 euro për megavat, FMN thotë se qeveritë duhet të mendojnë për familjet e varfra.
“Çmimet në rritje të energjisë kanë rritur ndjeshëm kostot e jetesës për evropianët. Që nga fillimi i vitit të kaluar, çmimet globale të naftës u dyfishuan, çmimet e qymyrit gati u katërfishuan dhe çmimet evropiane të gazit natyror u rritën pothuajse shtatëfish. Politikat duhet të zhvendosen nga mbështetja me bazë të gjerë duke përfshirë kontrollet e çmimeve në lehtësimet e synuara siç janë transferimet në familjet më të varfra që vuajnë më shumë nga faturat më të larta të energjisë,”- thotë FMN.
Ndërkohë në Shqipëri kur çmimet e larta po mbushin arkën e shtetit, pasi po paguhen më shumë taksa, energjia është ajo që po e boshatis atë. 1 ditë energji elektrike në vendin tonë kushton mbi 3.1 milionë euro, ndërsa në dy javë kjo vlerë shkon në 46.6 milionë euro.
Importet do të vijojnë si pasojë edhe e mungesës së prodhimit vendas, pasi nuk ka reshje.
fondi monetar nderkombetar cmimi i energjise elektrike ne shqiperi kriza ekonomike prej luftes
Ekonomi
7 August 2022, 07:29
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Të dukesh mirë do të thotë diçka ndryshe për secilin prej nesh. Për një person ë...
Ekonomi
7 August 2022, 07:27
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Në këtë periudhë konsumi ka shënuar rënie për produktet e shportës që varion nga ...
Ekonomi
6 August 2022, 20:14
F.M
Drejtorë
TIRANË- Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, ësht&eu...
Ekonomi
6 August 2022, 18:00
F.M
Grurë
TIRANË- Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të...
Ekonomi
5 August 2022, 07:36
d.a.
foto ilustruese
TIRANË- Gjendja debitorë e enteve shtetërore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë po rritet ...
Ekonomi
5 August 2022, 07:31
d.a.
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi...
Ekonomi
4 August 2022, 20:29
k.m.
Foto ilustruese
KIEV- Ukraina ka marrë fondin prej 1 milionë eurosh, të akorduar nga Shqipëria dhe të miratuar nga Kuvendi shqipta...
Ekonomi
4 August 2022, 14:37
A.B
Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me...
Ekonomi
4 August 2022, 10:15
A.B
Brenda një muaji pritet që të fillojë shitja e apartamenteve që do të ndërtohen në kuadër të Projekti Durr&e...
Ekonomi
4 August 2022, 08:09
A.B
Fermer
Fermerët pohojnë se kostot e mbjelljes se një hektari me grurë janë shumë më të larta se, subvencioni i qeve...