30 May 2024, 11:29
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË - Tregu i sigurimeve vullnetare po shfaq një ecuri zhgënjyese në pjesën e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sigurimi i pronave nga zjarri dhe forcat e natyrës për katër muajt e parë të këtij viti zbriti në vlerën e 615 milionë lekëve, me një rënie prej 34.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti më i rëndësishëm i sigurimeve vullnetare në këtë periudhë zinte 9.6% të volumit total të primeve të shkruara bruto, nga 15% që përbënte në të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Edhe shumica e produkteve të tjera të sigurimit vullnetar deri tani po shfaqin ecuri negative. Sigurimi për dëmtimet e tjera në pronë për katër muajt e parë të vitit ishte në rënie me 5.2%. Sigurimi i përgjegjësive civile të përgjithshme rezultoi në rënie me 30.8%, ndërsa sigurimi i garancive u tkurr me 22.5%.
Në rënie ishin edhe produkte të tjera vullnetare me më pak peshë ndaj totalit të tregut, si sigurimi i mallrave në transport apo sigurimi i aksidenteve.
Pjesërisht, rënia e tregut të produkteve vullnetare është ndikuar edhe nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Duke qenë se pjesa më e madhe e primeve për këto produkte janë të llogaritura në euro, forcimi vjetor i lekut në kufijtë e 9%-10% për katër muajt e parë të vitit ka dhënë një efekt negative mbi statistikat e raportuara në lekë.
Ndër të paktat produkte të sigurimit vullnetar në rritje për këtë vit janë sigurimi i shëndetit dhe sigurimi Kasko i automjeteve.
Primet e sigurimit të shëndetit për katër muajt e parë të këtij viti arritën në 316 milionë lekë, në rritje me 38.2% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt në përgjithësi mbështetet në paketat e sigurimit që blejnë kompanitë private për stafin e tyre, në formën e përfitimit shtesë nga marrëdhënia e punës.
Ndërkohë, sigurimi Kasko për katër muajt e parë të vitit solli prime të shkruara bruto në vlerën e 583 milionë lekëve, në rritje me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky sigurim po mbështetet ndjeshëm nga rritja e sektorit të turizmit dhe biznesi i makinave me qira të lidhura me të.
Tregu i sigurimeve edhe këtë vit po mbështetet në pjesën më të madhe te produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Pesha e tyre arriti në 63.3% të primeve të shkruara bruto, nga 58.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e lartë u shënua në produktin e sigurimit të brendshëm TPL, që në katër muaj arriti vlerën e 3.42 miliardë lekëve, 14.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. Primet nga polica kufitare ndërkohë u rritën me 4.5% dhe ato nga Kartoni Jeshil me vetëm 0.1%. Megjithtë, duke qenë se këto dy produkte shiten në euro, për to efekti i kursit të këmbimit është i ndjeshëm.
Sipas të dhënave nga AMF, për 4-mujorin 2024, tregu i sigurimeve raportoi prime të shkruara bruto për një total në vlerën e 7.1 miliardë lekëve, me një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /MONITOR
sigurimet vullnetare
Ekonomi
30 May 2024, 11:26
B.Z
Furra buke
TIRANË - Përfundon procesi i akt verifikimit për kategorizimin e furrave të bukës dhe pastiçerive në të...
Ekonomi
29 May 2024, 08:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pr...
Ekonomi
29 May 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Barra tatimore mbi pagat u rrit vitin e kaluar teksa inflacioni uli më tej të ardhurat mujore të të punësu...
Ekonomi
29 May 2024, 07:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e ...
Ekonomi
28 May 2024, 14:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë t&eum...
Ekonomi
28 May 2024, 14:12
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat...
Ekonomi
27 May 2024, 13:56
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në një hark kohor prej 10 vitesh, nga 2014 deri në 2024, rreth 60% e investimeve publike në sektorin e sh...
Ekonomi
27 May 2024, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artiza...
Ekonomi
26 May 2024, 07:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- 60% e pronave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar u blenë me kr...
Ekonomi
26 May 2024, 07:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën,...