7 November 2024, 13:20
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sipas një njoftimi zrytar, në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.
Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listëpagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator.
Pas këtij njoftimi për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, Administrata Tatimore njoftoi se analizoi mbi bazën e riskut të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit, që kanë reflektuar dhe tatimpaguesit me riskun e mosdeklarimit real të pagave.
Si rezultatet i kësaj fushate, 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.
Gjithashtu për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listëpagesave të deklaruar në muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.
Për këto 37.331 tatimpagues, DPT ka dërguar një tjetër njoftim (pop up), këtë herë të personalizuar, për ti dhënë bizneseve mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi në zbatim të sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”, thuhet në njoftim./ Monitor
para
Ekonomi
7 November 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje n&eu...
Ekonomi
6 November 2024, 16:22
ZH.LL
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot vendimet e marra nga Këshilli Mbikë...
Ekonomi
6 November 2024, 14:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisioni për Ekonominë dhe Financat të ardhurat dhe ...
Ekonomi
5 November 2024, 19:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon me 175 lekë për litër. ...
Ekonomi
5 November 2024, 15:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energj...
Ekonomi
4 November 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Që nga stabilimentet e prodhimit të vezëve, të bizneseve që trajtojnë të brendshmet e kafsh...
Ekonomi
4 November 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat k...
Ekonomi
1 November 2024, 12:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitali...
Ekonomi
1 November 2024, 07:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, m&eum...
Ekonomi
31 October 2024, 20:59
M.B
Richard Record
TIRANA- Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon nj&e...