4 March 2026, 14:18
Nga E.d
Foto ilustruse
Sektori i biznesit në shfaqi zhvillime kontradiktore në vitin 2024, ku pavarësisht shtimit të numrit të ndërmarrjeve aktive dhe rritjes së xhiros vjetore, tregu i punës ka pësuar një tkurrje të ndjeshme.
Sipas të dhënave finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të publikuara nga INSTAT sot , numri i bizneseve aktive në 2024 u zgjerua me 2.2%, teksa numri i të punësuarve në total zbriti në 551.189 persona, duke shënuar një rënie prej 1,6% krahasuar me vitin paraprak 2023. Kjo rënie ka qenë më e theksuar te prodhuesit e të mirave, sidomos sektori i industrisë ku numri i krahut të punës u reduktua me 2,8%, ndërsa prodhuesit e shërbimeve pësuan një tkurrje më të lehtë prej 0,9%.
Kriza, industria më rënien më të fortë të punësimit
Analiza sipas aktiviteteve ekonomike dëshmon se industria përpunuese dhe sektori i energjisë, gazit e ujit ishin kontribuuesit kryesorë në këtë trend negativ të punësimit.
Industria përpunuese, e cila mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenj me mbi 95 mijë të punësuar, me rënie -3% në krahasim me 2023. ndërsa numri i personave që punojnë në sektorin e energjisë dhe trajtimit të mbetjeve u reflektua ra m e-1%.
Në krahun tjetër, megjithëse numri i të punësuarve ra, shitjet neto të ndërmarrjeve pësuan rritje prej 4,5% kjo e nxitur kryesisht nga sektori i tregtisë dhe ndërtimit.
Shërbimet, bie numri i të punësuarve rritet vlera e shtuar
Sektori i shërbimeve vazhdon të dominojë ekonominë shqiptare duke punësuar 65,6% të forcës totale të punës, ndonëse edhe brenda këtij grupi vihet re një riorganizim i burimeve njerëzore përballë sfidave të reja ekonomike.
Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet po tentojnë të rrisin produktivitetin dhe xhiron e tyre me një numër më të kufizuar punonjësish, duke reflektuar mundësisht vështirësitë në gjetjen e krahut të punës ose automatizimin e proceseve në degë të caktuara të industrisë.
Numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve pësoi rënie vjetore me -1% në 2024, teksa vlera e shtuar u rrit me 7.9%.
Sektori i tregtisë vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke dominuar si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në qarkullimin financiar. Me mbi 42 mijë ndërmarrje aktive, ky sektor përfaqëson 35,1% të totalit të bizneseve në vend dhe realizon pothuajse gjysmën e shitjeve neto të të gjithë ekonomisë, konkretisht 46,1%. Krahasuar me shërbimet e tjera, tregtia ka pasur ndikimin më të lartë pozitiv në rritjen e shitjeve neto me 2,7 pikë përqindje, duke lënë pas sektorët si ndërtimi apo akomodimi.
Në raport me forcën e punës, tregtia punëson 24,7% të të gjithë të punësuarve në shkallë vendi, një shifër kjo që tejkalon çdo nënndarje tjetër të shërbimeve apo industrisë.
Megjithatë, pesha e shërbimeve të tjera po ashtu mbetet e konsiderueshme, ku grupi i aktiviteteve që përfshin transportin, informacionin dhe komunikimin zë 9,0% të punësimit.
Ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor kontribuon me 10,2%. Edhe pse prodhuesit e shërbimeve në tërësi pësuan një rënie të lehtë të punësimit prej 0,9%, ata arritën të shënojnë rritjen më të lartë të shitjeve neto me 5,8%, duke dëshmuar një efikasitet më të lartë ekonomik krahasuar me prodhuesit e të mirave./Monitor.al
ekonomi biznes punonjes
Ekonomi
4 March 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
Kostot e ndërtimit po vijojnë të rriten, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, teksa pagat mbeten një...
Ekonomi
3 March 2026, 19:54
D.S
foto ilustruese
Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3.74 për qind në 9 mujorin e 2025, por kjo rritje nuk po reflektohet tërë...
Ekonomi
3 March 2026, 18:57
D.S
Fillimi i 2026-s ishte stresues për ekonomistët, që u përballën me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, në...
Ekonomi
3 March 2026, 10:21
E.d
Foto ilustruse
Numri i kartave të kreditit iu kthye rritjes vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojn&eum...
Ekonomi
3 March 2026, 07:18
E.d
Foto ilustruse
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që bre...
Ekonomi
3 March 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
Rehabilitimi i Autostradës Tiranë–Durrës nuk mund të jetë vetëm asfaltim apo zgjerim, por duhet të ...
Ekonomi
3 March 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Konflikti ka ekspozuar se sa shumë rritja varet nga furnizimet me energji përmes Ngushticës së Hormuzit. Ndërsa Don...
Ekonomi
2 March 2026, 14:20
E.d
Foto ilustruse
Treguesi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie në muajin shkurt. Sipas Bankës së Shqip&eum...
Ekonomi
2 March 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë, sipas nj&eu...
Ekonomi
2 March 2026, 07:38
D.S
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 460 miliardë lekë ose rreth 4.75 miliardë euro n&e...