29 May 2025, 07:22
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.
Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.
Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.
Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.
Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).
Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.
Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.
Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.
Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.
Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.
Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.
Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.
Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ MONITOR
banka botërore
Ekonomi
29 May 2025, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statist...
Ekonomi
29 May 2025, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësim...
Ekonomi
28 May 2025, 15:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të...
Ekonomi
28 May 2025, 14:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit t&...
Ekonomi
28 May 2025, 11:35
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për t...
Ekonomi
28 May 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kës...
Ekonomi
28 May 2025, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 mili...
Ekonomi
28 May 2025, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndih...
Ekonomi
27 May 2025, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për t&eum...
Ekonomi
27 May 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin...