27 October 2025, 07:20
Nga M.L
Banka e Shqipërisë
Bilanci i Bankës së Shqipërisë arriti vlerë më të lartë historike në muajin shtator.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve arriti vlerën e pothuajse 846 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Vlera e aktiveve të bilanc u zgjerua me 2.4% krahasuar me gushtin dhe me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në një këndvështrim të thjeshtuar, zmadhimi i bilancit të Bankës Qendrore tregon, si rrjedhojë, një injektim më të madh të parasë në ekonomi. Vlera e parasë në qarkullim (që paraqitet në bilancin e Bankës së Shqipërisë si detyrim), është në rritje vjetore me 15.5%.
Duke analizuar rritjen e bilancit sipas zërave kryesorë, efektin kryesor në zgjerimin vjetor të aktiveve e kanë dhënë letrat me vlerë të jorezidentëve. Vlera e këtij portofoli arriti në më shumë se 514 miliardë lekë, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një tjetër komponent i rezervës valutore të Bankës Qendrore, ari monetar, gjithashtu raportohet në rritje të ndjeshme, me një vlerë prej 57.6 miliardë lekësh, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Rritja e këtyre zërave në mënyrë të tërthortë tregon se zgjerimi i bilancit është i lidhur edhe me rritjen e vlerës së rezervës valutore që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave më të fundit, të muajit gusht, rezerva valutore arriti vlerën më të lartë historike, në pothuajse 7.1 miliardë euro, 22% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Banka Qendrore prej vitesh po ndjek një politikë të shtimit e rezervave valutore, në funksion të nevojave të mundshme të ekonomisë dhe sektorit financiar. Rezerva është rritur me blerje të vazhdueshme dhe në rritje të valutës në tregun e brendshëm, nëpërmjet ankandeve të planifikuara.
Por, në dy vitet e fundit rolin kryesor në këtë drejtim e kanë dhënë blerjet e drejtpërdrejta të valutës, në funksion të frenimit të mbiçmimit të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit. Rritja e blerjeve të valutës nënkupton injektime të reja në gjendjen e rezervës valutore dhe paralelisht shtim të injektimit të Lekut në ekonomi.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.
Rritja e rezervës valutore është përcaktuar edhe nga faktorë me ndikim më afatshkurtër, si emetimet i Eurobondeve nga qeveria në tregjet e huaja financiare.
Megjithatë, ndryshimi i vlerës së aktiveve në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve në tregjet ndërkombëtare. Pas vitit 2024, ulja e normave të interesit ka sjellë rritje të çmimit të letrave me vlerë të borxhit dhe të arit në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e vlerës së aseteve të mbajtura në këto instrumente. / Monitor
Ekonomi
26 October 2025, 08:09
E.d
Foto ilustruse
Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvend...
Ekonomi
26 October 2025, 08:06
E.d
Foto ilustruse
Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një mas&e...
Ekonomi
21 October 2025, 19:46
M.L
Foto ilustruese
Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave, pas anali...
Ekonomi
21 October 2025, 07:26
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Sipërmarrja nga Kosova po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregun shqiptar. Në fillim t&eum...
Ekonomi
20 October 2025, 08:29
M.L
Foto ilustruese
Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europ&e...
Ekonomi
20 October 2025, 08:26
M.L
Foto ilustruese
43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej t...
Ekonomi
19 October 2025, 07:41
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO për financim në 5% të PBB-së...
Ekonomi
19 October 2025, 07:38
E.d
Foto ilustruse
Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periu...
Ekonomi
19 October 2025, 07:33
E.d
Foto ilustruse
“Europa ka probleme serioze” – shpërtheu Donald Trump së fundmi në një fjalim në OKB. “Emig...
Ekonomi
19 October 2025, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Qeveria duhet të rrisë me më shumë se dyfishi shpenzimet për forcat e luftimit dhe mbrojtjes së vendit si pjes...