LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Forcimi i Lekut e ka ulur inflacionin me 2.5 pikë, i ka kursyer ekonomisë 92 miliardë lekë në dy vjet

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit nominal të këmbimit gjatë tremujorëve të fundit ka ardhur kryesisht si rezultat i forcimit të trendit të kursit real të këmbimit, ose me fjalë të tjera i përmirësimit strukturor të sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjes në tërësi të produktivitetit të saj, si edhe i rënies së primeve të rrezikut, ose e thënë ndryshe, i rritjes së besimit të publikut në monedhën kombëtare.

10 August 2023, 13:27 Nga k.m.
BSH: Forcimi i Lekut e ka ulur inflacionin me 2.5 pikë, i ka kursyer
Foto ilustruese

Përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare është faktori kryesor që ka sjellë forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit. Në raportin e radhës të politikës monetare, Banka e Shqipërisë ka sjellë një analizë rreth faktorëve që kanë sjellë forcimin e Lekut dhe efekteve të këtij forcimi në ekonomi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit nominal të këmbimit gjatë tremujorëve të fundit ka ardhur kryesisht si rezultat i forcimit të trendit të kursit real të këmbimit, ose me fjalë të tjera i përmirësimit strukturor të sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjes në tërësi të produktivitetit të saj, si edhe i rënies së primeve të rrezikut, ose e thënë ndryshe, i rritjes së besimit të publikut në monedhën kombëtare.

Të dy këta faktorë duket se diktohen nga përmirësimi strukturor i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare, përmirësim i cili ilustrohet me disa tregues. Deficiti i llogarisë korrente ka pasur një trend të qartë rënës gjatë kësaj periudhe, nga niveli 7.7% i PBB në vitin 2021 në nivelin 6% në vitin 2022 dhe më tej në 3.1% në tremujorin e parë të vitit 2023.

Ky përmirësim është diktuar nga rritja e kërkesës së huaj për shërbimet shqiptare të turizmit.

Flukset hyrëse të turizmit arritën nivelin e 2.8 miliardë eurove në 2022 dhe të 624 milion eurove në tremujorin e parë të vitit 2023, duke përshpejtuar ndjeshëm normat e rritjes. Paralelisht me to, remitancat kanë ardhur në rritje, duke siguruar prurje valutore rreth 833.7 milionë euro në 2022 dhe 213.7 milionë euro në tremujorin e parë të vitit atual. Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) arritën në nivele të larta historike prej 1.3 miliardë euro në vitin 2022, me një rritje 33%, dhe mbetën të larta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Në të njëjtën linjë, dhe po aq e rëndësishme raporti i financimit të deficitit të llogarisë korrente ka ardhur në rritje. IHD-të janë më shumë se të mjaftueshme për të financuar të gjithë deficitin korrent dhe për të rezultuar në tepricë valute në treg. Për vitin 2022, ky raport qëndroi në nivelin 111.7%, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit në 195.2%.

Këto zhvillime nënkuptojnë se flukset hyrëse të valutës në vend kanë qenë më të larta se ato dalëse duke krijuar tepricë oferte për valutën në treg, çka ka krijuar premisa për mbiçmim të vazhdueshëm të monedhës vendase.

Në aspektin makroekonomik, Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i kursit të këmbimit ka qenë faktori kryesor në nivelet e ulëta të inflacionit në vend, nivele të cilat kanë qenë dhe mbeten më të ulëtat në rajon, duke reduktuar pasojat negative të goditjes së huaj në fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Paralelisht me të, niveli më i ulët i inflacionit ka diktuar një normalizim më të ngadaltë të qëndrimit të politikës monetare, duke mbajtur të ulëta kostot e financimit dhe duke mbështetur ecurinë e konsumit dhe të investimeve në vend. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mungesë të forcimit të kursit gjatë dy viteve të fundit, norma e inflacionit do të ishte 2.5 pikë përqindje më e lartë.

Niveli më i lartë i inflacionit do të diktonte një normalizim më agresiv të qëndrimit të politikës monetare nga ai që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë, duke rritur kostot e financimit për bizneset dhe familjet shqiptare. Në këto rrethana, inflacioni më i lartë dhe kushtet më të shtrënguara të financimit do të kishin një ndikim frenues mbi aktivitetin ekonomik. Për vitin 2022, kostoja ekonomike e këtij normalizimi më të shpejtë të politikës monetare, do të ishte 32 miliardë lekë (ose më shumë se 1% e PBB-së). Për vitin 2023, kostoja ekonomike shtesë e këtij normalizimi do të ishte rreth 60 miliardë lekë, ose më shumë se 2.5% e PBB-së. Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në forcimin e stabilitetit financiar, nëpërmjet përmirësimit të bilanceve financiare të kredimarrësve në valutë dhe efektit pozitiv në nivelin e kredive me probleme, të cilat mbeten në nivele të ulëta.

Banka qendrore vlerëson se forcimi i kursit të këmbimit ka rritur qëndrueshmërinë e borxhit të huaj dhe atij publik të ekonomisë shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë indirekte edhe në uljen e kostove të shërbimit dhe të rifinancimit të tyre.

Mbështetur në analizën e mësipërme, Banka e Shqipërisë vlerëson se, në prani të presioneve të forta inflacioniste në tregjet e huaja, forcimi i lekut ka ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, në ruajtjen në nivele të ulëta të normave të interesit dhe të kostove të financimit./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin