5 March 2024, 07:25
Nga B.Hoxha
Foto ilustruese
TIRANA- Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Teksa ndërtimet po rriten ndjeshëm, me ritme të larta po shtohen dhe aktivitetet që merren me shitjen e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e INSTAT mbi statistikat e ndërmarrjeve tregojnë se në vitin 2022 bizneset në aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rriten 47.5% në krahasim me vitin 2021, më e larta nga të gjithë sektorët e tjerë. Në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 1532 aktivitete të pasurive të paluajtshme nga 1040 që ishin më 2021. Gjithashtu numri i ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 14,6% në të njëjtën periudhë.
Rriten ndërtimet, po ulen mobilieritë
Nga ana tjetër aktivitet e mobilierive shënuan rënien më të madhe të numrit të ndërmarrjeve në vitin 2022, me rreth 11%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 falimentin në të gjithë vendin 128 biznese të mobilierive duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1047 nga 1175 që ishte me 2021. Përfaqësues të sektorit të mobilierive janë ankuar më herët për Monitor, duke u shprehur se bumi i ndërtimit nuk ka rritur kërkesën për mobilje. Sipas tyre një pjesë e madhe e apartamenteve janë blerë për investime afatgjata dhe nuk janë mobiluar qëndrojnë bosh.
Pas mobilierive rënia më e madhe ishte për ndërmarrjet që trajtojnë ujërat e ndotura me rreth 6%. Kjo po ndodh për shkak të një reformë në sektorin e ndërmarrjeve shtetërore të ujësjellës kanalizimeve që janë në pronësi të shtetit që po përqendron në rajone. Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive vitin e kaluar arriti në 113,460 më rritje vjetore 9%. Të dhënat më të detajuara tregojnë se rritje më të fortë kanë treguar bizneset e lidhura e shërbimeve të informacionit me 41 % më shumë se në vitin 2021, akomodimit me 37%, tekstileve dhe veshjeve me 33%.
Ecuria e numrit të ndërmarrjeve pasqyron zhvillimet në strukturën e ekonomisë. Rritja e vizitoreve të jashtëm ka rritur kërkesën për më shumë biznese në fushën e hotelerisë, por nga ana tjetër bizneset e shërbimit ushqimor dhe të tregtisë që lidhen me turizmin janë më pak, përkatësisht 6.9 dhe 3.9%. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5 %, Shërbimi ushqimor që përfaqësohet me restorantet përfaqëson 11% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në rang vendi./ Monitor
biznes pasuri
Ekonomi
4 March 2024, 07:08
B.Hoxha
Foto ilustruese
TIRANË- Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pandemisë, por kapacitetet për grumbullimin e të ar...
Ekonomi
4 March 2024, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet n&e...
Ekonomi
3 March 2024, 07:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve të pronave për këtë vit, sipa...
Ekonomi
3 March 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...
Ekonomi
3 March 2024, 07:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sivjet, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmime...
Ekonomi
2 March 2024, 07:50
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Zbutja e krizës së energjisë u duk sikur do të zbehte apo ngadalësonte rritjen e investimeve në...
Ekonomi
2 March 2024, 07:40
I.A
Foto Ilustruese
IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) raportoi në tetor 2023 një plan që synon të...
Ekonomi
1 March 2024, 21:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria rezulton një eksportues neto i energjisë në vitin 2023. Të dhënat e bilancit të energj...
Ekonomi
1 March 2024, 08:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga...
Ekonomi
1 March 2024, 08:04
N.Maho
Foto ilustruese
DURRËS- Një tjetër projekt për hekurudhat duket se është afër nisjes së zbatimit. Hekurudha Shqipta...