28 January 2026, 14:26
Nga D.S

Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa gjatë natës, duke i vrarë dy njerëz në rajonin e Kievit, ndërsa qyteti jugor i Odesës u sulmua për natën e dytë radhazi, thanë zyrtarët të mërkurën.
Një burrë dhe një grua u vranë në rajonin e Kievit dhe katër njerëz të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kërkuan ndihmë mjekësore, tha guvernatori Mykola Kalashnyk në aplikacionin Telegram.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M dhe 146 dronë gjatë natës, 103 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
Banorët e Kievit mërdhijnë nëpër banesa pa rrymë dhe ngrohje
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, një ndërtesë banimi 17-katëshe u godit, duke pësuar dëme të lehta në çati dhe në dritare në katet e sipërme, thanë shërbimet e emergjencës.
Në Odesa - e cila shpalli një ditë zie pasi një sulm me dronë vrau tre njerëz të martën - tre persona u plagosën, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak.
Infrastruktura e portit në rajonin përreth, ku ndodhen portet e Ukrainës në Detin e Zi, u dëmtua gjithashtu, tha guvernatori rajonal.
Në qytetin qendror ukrainas të Krivi Rih, dy persona u plagosën nga një sulm me raketa gjatë natës, tha kreu i administratës ushtarake, Oleksandr Vilkul.
Sulmi dëmtoi gjithashtu një objekt infrastrukture dhe afro 700 ndërtesa mbetën pa ngrohje, shtoi ai.
Në agim, Rusia sulmoi gjithashtu qytetin juglindor të Zaporizhjas, raportoi në Telegram guvernatori Ivan Fedorov.
Katër persona u plagosën nga sulmi, i cili dëmtoi gjithashtu të paktën 12 ndërtesa banimi, duke ndërprerë pjesërisht energjinë elektrike për disa prej tyre, tha ai.
Qyteti, i cili ndodhet pranë vijës së frontit, është bombarduar rregullisht nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022./REL
lufta rusi-ukraine drone dhe raketa ne ukraine kiev dy te vrare ne kiev
Bota
28 January 2026, 14:19
E.d
Foto ilustruse
“Aleksandar Vuçiq po përgatitet për rikthimin e tij në vendin e kryeministrit”.
Kështu e interpreton...
Bota
28 January 2026, 11:37
D.S
foto para aksidentit
RUMANI- Zbardhet dëshmia tronditëse i një të mbijetuari në aksidentin fatal me makinë ku u për...
Bota
28 January 2026, 10:21
D.S
Koreja Veriut
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të martën pasdite. L...
Bota
28 January 2026, 10:10
D.S
SHBA
SHBA- Një stuhi vdekjeprurëse dimërore që solli reshje të mëdha dëbore në të gjith&e...
Bota
28 January 2026, 09:40
D.S
Ilhan Omar
SHBA- Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar, u sulmua me një substancë të panjohur në një sallë...
Bota
28 January 2026, 09:14
D.S
Autostrada DN6
RUMANI- Rumunët e njohin atë si “rruga e vdekjes” dhe jo pa arsye. DN6, rruga kombëtare e vendit, ku dje pas...
Bota
28 January 2026, 08:48
d,s
Kim Geun-hee
KOREJA E JUGUT: Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me ...
Bota
28 January 2026, 08:21
D.S
Marco Rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të paralajmërojë se Shtetet e Bashkuara mund të nisin n...
Bota
28 January 2026, 07:34
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do të ulë pak tensionet në Minesota, pas të shtënave t&e...
Bota
27 January 2026, 21:57
E. D
Patriarku Ekumenik Bartolomeu
GREQI- Patriarku Ekumenik Bartolomeu e ka etiketuar pushtimin e Ukrainës një konflikt "ekspansionist" dhe "ab...