LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e tarifave të Trump

Kjo rënie vjen, teksa në mars shitjet jashtë vendit ishin rritur me 4.9%. Të gjitha grupet, me përjashtim të mineraleve dhe makinerive e pajisjeve ishin me rënie në prill.

19 May 2025, 20:16 Nga M.B
Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e
Foto ilustruese

TIRANA- Pas një fillimi pozitiv, eksportet i janë rikthyer sërish rënies në muajin prill. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33.1 mld lekë, duke u ulur me 4,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie vjen, teksa në mars shitjet jashtë vendit ishin rritur me 4.9%. Të gjitha grupet, me përjashtim të mineraleve dhe makinerive e pajisjeve ishin me rënie në prill.

Gjatë muajit Prill 2025, në rënien e eksporteve prej 4,1% kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje.

Megjithatë, për 4 mujorin, tendenca mbetet pozitive, si rrjedhojë e ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-prill 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2.3% (nga 4,7%, për tremujorin) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në katër muajt e parë të këtij viti. Për janar-prill, eksportet arritën në 37.3 miliardë lekë, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.

Fasoni kthehet sërish në agoni, vuan pasigurinë e krijuar nga tarifat e Trump

Për herë të parë pas shumë muajsh, eksportet e “tekstile dhe këpucë” iu rikthyen rritjes, ndonëse të lehtë në mars, duke u zgjeruar me 4.6%. por kjo rritje ka zgjatur shumë pak. Në prill, ky grup shënoi një tkurrje me 4.7%.

Edhe për katërmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 2.87%.

Gjatë vitit 2024, ky sektor ishte në vështirësi, për shkak të rënies së euros, rritjes së kostove të prodhimit dhe rënies së kërkesës në tregjet ndërkombëtare.

Florjan Zekja nga Proeksport Albania thotë se aktualisht vendosja e tarifave nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka krijuar pasiguri në tregjet e Europës, e cila ka ndikuar në periudhën e prodhimit të veshjeve të modës dhe kalimin ndërmjet sezoneve. Sipas tij, kjo ka shkaktuar një rënie të kërkesës në tregjet europiane për tekstile dhe këpucë.

Nga ana tjetër, kompanitë vendase vazhdojnë të përballen me rritje të kostove për shkak të ngritjes së pagave të fuqisë punëtore. Gjithashtu, dobësimi i euros ka përkeqësuar më tej situatën financiare të këtyre kompanive, duke rritur kostot për eksportuesit dhe duke ulur fuqinë blerëse në tregjet europiane.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 32.5%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Për katër mujorin, ky grup ra me 32.2%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rënie në prill

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje në sasi, por po penalizohet nga çmimet e ulëta. Në janar-prill, ky grup u rrit me 4.7%, por në prill tendenca ishte negative, me tkurrje prej 2%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Rënia e çmimeve është një tjetër faktor ndikues, teksa rritja në sasi ka qenë më e lartë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i kthehen rritjes

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Megjithatë në prill, eksportet e këtij grupi morën një kthesë pozitive, me rritje të fortë prej 15.6%. Për katër mujorin grupi u rrit lehtë me 4.7%.

Deficiti tregtar është rritur në prill, por si katërmujor mbetet në ulje për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë.

Sipas INSTAT, Në këtë katërmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 144 mld lekë, duke u ulur me 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5%, në krahasim me Mars 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,5% në krahasim me Mars 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, krahasuar me Prill 2024 dhe me 9,3%, në krahasim me Mars 2025.

Bien eksportet drejt Italisë, rriten ndjeshëm drejt Kosovës

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rënien më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2024 janë: Italia (7,7%), Spanja (27,1%), Kina (32,8%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (87,1%), Greqia (11,4%), Gjermania (10,5%), etj.

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (81%), Greqia (9,3%) dhe Germania (6,6%). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (12,5%), Maqedonia e Veriut (30,8%) etj.

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina (11,1%), Maqedonia e Veriut (18,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,9%), Turqi (5,6%), Greqia (5,9%), etj.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (1,3%), Turqia (21,9%), Gjermania (9,0%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (23,7%), Greqia (3,0%) dhe Spanja (5,7%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 54,9%, të gjithë tregtisë. Në Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,8%), Kina (8,9%), Turqia (7,9%), Greqia (7,4%).

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,3% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,4% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2%), Kina (8,7%) dhe Greqia (7,8%)./ Monitor

eksportet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin