LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet mbahen nga tekstilet dhe energjia, mbyllja e fabrikave ul shitjet e metaleve 

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në nëntor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të tretin muaj ishin me tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

19 December 2022, 19:02 Nga k.m.
Eksportet mbahen nga tekstilet dhe energjia, mbyllja e fabrikave ul shitjet e
Foto ilustruese

Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radhazi, teksa sektori po vuan pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë si dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit nga dy sipërmarrje të mëdha, Kurum dhe Albchrome. Në nëntor eksportet u rritën me 12.9% me bazë vjetore, sipas INSTAT, (nga 12.5% në tetor). Në shtator shifra ishte 16.3% dhe në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor ishte rreth 50%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në nëntor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të tretin muaj ishin me tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve. Në nëntor u përshpejtua rritja e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, e ndikuar nga moti i favorshëm me reshje, që ka nxitur shitjen e energjisë jashtë vendit. Sipas INSTAT, në Nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2%, në krahasim me Tetor 2022.

Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 447 mld lekë, duke u rritur me 32,6%, nga 35% që kishte qenë zgjerimi për 10 mujorin.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Nëntor 2022, në rritjen e eksporteve prej 12,9%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,7 pikë përqindje. Për 11 mujorin, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,7 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,5 pikë përqindje.

Fasoni, me ecuri pozitive 

Tekstilet dhe këpucët kanë parë rritje të porosive, por problem mbetet fuqia punëtore. Sipas INSTAT, eksportet e Tekstile dhe këpucë, që janë grupi më i madh në vend, me 28% të totalit, u rritën me 19% për 11 mujorin. Aktorët e tregut pohojnë se eksportet më tepër janë rritur në vlerë sesa në sasi, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para. Për 11 mujorin, shitjet e tekstile e këpucë janë rritur me 21.4%.

Materialet e ndërtimit dhe metale, bien pasi Kurum ndërpreu prodhimin nga energjia e shtrenjtë 

Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë shënuar rënie për të tretin muaj radhazi, duke u tkurrur me 19.3 në nëntor, nga 13.2% që ishte reduktimi në tetor.

Në gusht, Kurum International, një ndër eksportuesit më të mëdhenj njoftoi mbylljen e përkohshme të fabrikës së prodhimit të çelikut për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Kompania vijoi eksportet edhe në gusht, pasi kishte stok, ndërsa efekti u ndie në shtator e tetor. Kompania vijon aktualisht me tregtimin e produkteve të saj. Për 11 mujorin, ky grup është rritur me 35%, si rrjedhojë e çmimeve të larta që i kanë nxitur eksportet në vlerë në pjesën e parë të vitit.

Përshpejtohet grupi i lëndëve djegëse e energjisë 

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” përshpejtuar sërish ritmet e rritjes në nëntor, duke u zgjeruar me 51% në nëntor, nga 13.6% në tetor. Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i naftës në vend pohon se rritja e eksporteve të tij ka ardhur si rrjedhojë e çmimit më të lartë, ndërsa në sasi pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Një nga eksportuesit më të mëdhenj të mineraleve Albchrome pothuajse ka ndalur aktivitetin në shtator. Kompania zotëron 4 furra prodhimi në uzinat në Elbasan dhe Burrel ku vetëm njëra prej tyre vijon punën. Hov këtij grupi i kanë dhënë eksportet e energjisë, si rrjedhojë e motit të favorshëm me reshje, që ka detyruar KESH të shesë tepricën e energjisë në bursat jashtë vendit.

Për 11 mujorin shitjet e këtij grupi u rritën me 51%, duke qenë deri tani kontribuuesi kryesor në zgjerimin e eksporteve ë vend për periudhën janar-nëntor.

Ushqimet dhe pijet rritje e ngadaltë 

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 14.8% për 11 mujorin, nga 20% në 5-mujor. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera. Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Makineritë e pajisjet në rritje të fortë 

Makineritë e pajisjet kanë shënuar ecuri pozitive duke qenë grupi i tretë me kontributin më të lartë në zgjerimin e eksporteve, në nëntor, pas tekstileve e këpucëve dhe lëndëve djegëse e energjisë. Ky grup u rrit me 37% për 11 mujorin. Sektori është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet. Përfaqësues e kompanive pohojnë se ata po përfitojnë nga zhvendosja e tregjeve të prodhimit pas luftës në Ukrainë, që ka rritur kërkesën për fabrikat shqiptare.

Ulet deficiti në nëntor, thellohet për 11 mujorin 

Sipas INSTAT, në Nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2%, në krahasim me Tetor 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me -3,9%, në krahasim me një vit më parë dhe me -7,1%, në krahasim me Tetor 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me -18,5%, krahasuar me Nëntor 2021 dhe me -21,8%, në krahasim me Tetor 2022.

Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 447 mld lekë, duke u rritur me 32,6%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 856 mld lekë, duke u rritur me 20,1%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 409 mld lekë, duke u rritur me 8,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Rritej eksportet drejt Italisë e Spanjës, bien drejt Kosovës 

Sipas INSTAT, në muajin Nëntor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2021 janë: Itali (11,1%), Spanja (74,1%) dhe Maqedoni (68,3%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (9,3%) ,Greqia (4,0%) dhe Kina (26,6%). Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (38,6%), Gjermani (67,6%) dhe Greqia (18,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (1,1%) dhe Spanja (6,2%).

Në muajin Nëntor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe, janë: Turqia (14,8%), Kina (13,4%) dhe Gjermania (5,6%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Nëntor 2021 janë: Italia (5,2%), Greqia (24,9%) dhe Maqedonia (24,3%).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (7,4%), Turqia (36,9%) dhe Greqia (22,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (11,2%), Rusia (20,9%) dhe Zvicra (34,0%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,3%, të gjithë tregtisë. Në Nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4%), Turqia (9,3%), Kina (5,9%) dhe Greqia (5,7%).

Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59,8% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,0% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5%), Turqia (8,5%), Greqia (7,0%) dhe Gjermania (6,4%)./ MONITOR

tekstilet energjia fabrikat ne shqiperi

Sondazh

Ekonomi 18 December 2022, 12:17 k.m.

Inflacioni po na streson

Foto ilustruese Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kj...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin