Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për shembull, në tabelat e zërave të investimeve që Ministria e infrastrukturës i ka dorëzuar Ministrisë së Financave, për vitin 2027 janë planifikuar të financohen rreth 514 milionë lekë, ose rreth 5.5 milionë euro, për shërbime inxhinierike të pavarura ndaj kontratave koncesionare, ndërsa për emergjencat dhe rrëshqitjet në rrugë që tashmë janë bërë rutinë janë vetëm 42 milionë lekë, ose 400 mijë euro.

TIRANË- Në Ministrinë e Financave ka nisur puna për përgatitjen e parashikimeve buxhetore afatmesme 2027–2029, por hulumtimet ndërmjet disa zërave, kryesisht në investimet publike, duket se tregojnë mbivlerësime dhe nënfinancime në disa zëra të sektorit të transportit rrugor.
Për shembull, në tabelat e zërave të investimeve që Ministria e infrastrukturës i ka dorëzuar Ministrisë së Financave, për vitin 2027 janë planifikuar të financohen rreth 514 milionë lekë, ose rreth 5.5 milionë euro, për shërbime inxhinierike të pavarura ndaj kontratave koncesionare, ndërsa për emergjencat dhe rrëshqitjet në rrugë që tashmë janë bërë rutinë janë vetëm 42 milionë lekë, ose 400 mijë euro.
Për shembull, për kontratën PPP që ka ndërtuar 18 kilometrat Thumanë–Kashar, qeveria paguan 85 milionë lekë për shërbime inxhinierike ndaj koncesionit, gati 900 mijë euro. Kjo shumë jepet çdo vit përgjatë gjithë periudhës së koncesionit dhe shërben për të monitoruar se si po zbatohen kontrata ndërmjet shtetit dhe privatit.
Struktura e fondeve për shërbimet inxhinierike të pavarura në vitin 2027 dominohet nga paketat e mëdha rrugore. Vetëm për paketën e segmenteve Kashar–Pëzë–Lekaj, Lekaj–Konjat–Fier dhe Milot–Thumanë, buxheti parashikon një fond për shërbime inxhinierike prej 223 milionë lekësh, ose 2.3 milionë eurosh në vitin 2027.
Ndërkohë, fazat e operimit dhe mirëmbajtjes së kontratave koncesionare ekzistuese, përfshirë Rrugën e Arbërit, autostradën Milot–Morinë, si edhe aksin Porti i Jahteve – Bypass Orikum–Dukat, thithin nga 60 milionë lekë secila, pa llogaritur kontratat e tjera portuale dhe hekurudhore.
Ndërsa qeveria ka rezervuar një faturë prej afro 515 milionë lekësh (rreth 5.5 milionë euro) vetëm për shërbimet inxhinierike të pavarura dhe mbikëqyrjen e kontratave koncesionare (PPP) dhe të partneritetit publik-privat, fondet e destinuara për përballimin e ngjarjeve të papritura në rrjetin rrugor kombëtar mbeten në nivele simbolike.
Sipas të dhënave nga dokumentet buxhetore të Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë, zëri i miratuar për emergjencat që mund të dalin gjatë viteve në ARRSH për vitin 2027 është parashikuar në vlerën e vetëm 40 milionë lekëve.
Kjo do të thotë se për çdo 4 lekë të alokuar për të përballuar situata emergjente apo dëmtime dhe rrëshqitje të paparashikuara në akset nacionale të vendit, shteti shpenzon mbi 50 lekë vetëm për të paguar mbikëqyrjen dhe supervizionin e projekteve të mëdha koncesionare të rrugëve dhe porteve.
Ekspertët e fushës vënë në pikëpyetje buxhetin, kur përballen me faktin se një fond prej 40 milionë lekësh për emergjencat rrugore është i pamjaftueshëm për të mbuluar qoftë edhe një ndërhyrje të vetme madhore rehabilituese në raste bllokimi aksesh nga moti i keq apo dëmtimet e papritura të trupit të rrugës./Monitor.al
Foto ilustruse Kosto e jetesës është shtrenjtuar më tej gjatë muajit korrik, teksa për shumë produkte e shërbime ba...
Në qendër të Detit Baltik po ndërtohet me ritme të avancuara ai që do të jetë tuneli i zhytur më i gjatë n&e...
Foto Ilustruese TIRANË- A është tregu imobiliar shqiptar në një flluskë, apo rritja e çmimeve mbështetet ende nga...
Hidrocentral TIRANË- El Niño nuk shpjegon çdo valë të nxehti, por po vepron mbi një klimë tashmë më të...
Foto ilustruse Depozitimi automatik i parasë në bankomate u rrit përsëri me ritme të shpejta në 3-mujorin e parë të...
Foto Ilustruese Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktivitetin duke investuar në një aktivitet të quajtur &...
TIRANË- Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe ...
Foto Ilustruese Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në vitin 2025, por ritmet e zgjerimit nuk kanë qen&eu...
Foto Ilustruese Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë...
TIRANË- Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fi...