24 July 2026, 07:57
Nga I.A
Foto Ilustruese
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në vitin 2025, por ritmet e zgjerimit nuk kanë qenë të njëjta në të gjitha bashkitë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se harta ekonomike e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e polarizuar.
Nga njëra anë qëndrojnë Tirana, Durrësi, Kamza, Lezha dhe zonat turistike të jugut, ku bizneset po shtohen me ritme të shpejta dhe në tjetrën bashkitë e vogla në juglindje, veri dhe zonat malore po përjetojnë tkurrje të aktivitetit ekonomik, duke reflektuar lëvizjen e popullsisë dhe kapitalit drejt zonave me potencial më të madh zhvillimi.
Sipas të dhënave Himara kryeson me një zgjerim prej 15.6% të numrit të bizneseve në vitin 2025 në krahasim me 2024. Numri i ndërmarrjeve aktive në këtë bashki arriti në 869 nga 752 që ishin në 2024.
Pas saj renditet Libohova me rritje vjetore 16%, megjithëse mbi një bazë shumë të vogël, ndërsa Saranda shënoi rritje prej 10.2%, me 290 biznese të reja neto brenda një viti.
Ecuria e këtyre bashkive lidhet kryesisht me zgjerimin e turizmit, investimet në akomodim, shërbime, bare, restorante dhe aktivitetet e lidhura me sektorin e turizmit. Vitet e fundit, sidomos në rivierën shqiptare, turizmi është kthyer në një nga motorët kryesorë të hapjes së bizneseve të reja.
Një tjetër grup me performancë të lartë janë bashkitë pranë Tiranës. Kamza regjistroi rritje prej 9.2%, duke shtuar 348 ndërmarrje aktive, ndërsa Shijaku dhe Lezha shënuan secila rritje prej 8.9%.
Këto zona po përfitojnë nga zgjerimi urban i kryeqytetit, kostot më të ulëta të tokës dhe magazinimit, si dhe zhvillimi i aktiviteteve logjistike, tregtare dhe të ndërtimit. Fenomeni i zhvendosjes së bizneseve drejt periferive është bërë gjithnjë e më i dukshëm vitet e fundit.
Megjithatë, Tirana mbetet qendra e ekonomisë shqiptare. Kryeqyteti shtoi 2,714 ndërmarrje aktive gjatë vitit 2025, ose gati një të tretën e të gjithë rritjes neto në vend, duke arritur në 58,634 biznese. Pas saj renditen Durrësi me 412 ndërmarrje të reja, Kamza me 348, Shkodra me 304, Saranda me 290 dhe Elbasani me 258.
Në anën tjetër të tabelës, 19 bashki (31% e tyre) regjistruan tkurrje të numrit të ndërmarrjeve aktive. Rënia më e madhe relative u shënua në Pustec, me 22.7%, por për shkak të numrit shumë të vogël të bizneseve ndikimi ekonomik mbetet i kufizuar.
Ndër bashkitë me peshë më të madhe ekonomike, Maliqi humbi 49 ndërmarrje aktive (-9.3%), Pogradeci 74 (-4.7%), Dropulli 17 (-8.5%), ndërsa Puka, Kolonja dhe Skrapari regjistruan gjithashtu tkurrje të ndjeshme.
Emigracioni dhe plakja e popullsisë po reduktojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në zonat më periferike. Bizneset e vogla në sektorët tradicionalë, si tregtia me pakicë dhe bujqësia, po përballen me vështirësi në gjetjen e punonjësve dhe në ruajtjen e rentabilitetit./Monitor.al
Ekonomi
24 July 2026, 07:44
I.A
Foto Ilustruese
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë...
Ekonomi
21 July 2026, 07:37
D.S
TIRANË- Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fi...
Ekonomi
19 July 2026, 15:44
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh...
Ekonomi
19 July 2026, 07:36
E.d
Tabela
Pas një ngadalësimi në maj, ku u rritën me vetëm 2.8%, eksportet kanë përshpejtuar sërish ritmet në qer...
Ekonomi
17 July 2026, 08:34
I.A
Renia e Euros
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit t&eu...
Ekonomi
17 July 2026, 08:20
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Buxheti i shtetit regjistroi një suficit prej rreth 52.8 miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë...
Ekonomi
17 July 2026, 08:04
I.A
Foto Ilustruese
Nga mjekët, farmacistët dhe arkitektët, deri tek audituesit, ekspertët kontabël, agjentët doganorë dhe p...
Ekonomi
15 July 2026, 07:20
E.d
Foto ilustruse
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, për herë të parë të parë pas ...
Ekonomi
1 July 2026, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave t&eum...
Ekonomi
30 June 2026, 07:57
D.S
TIRANË- Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve t&e...