7 October 2025, 07:38
Nga E.d
Foto ilustruse
Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.
Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë kineze. Raporti tregon se ndërsa për një periudhë BE-ja mbante avantazh të qartë në tregti (importe, eksporte, lidhje tregtare) në Ballkan, që prej vitit 2021 vihet re një tendencë rënieje. Shqipëria, edhe pse është relativisht e lidhur mirë me BE-në, mund të përballet me sfida në ruajtjen e pjesës së tregtisë me Unionin.
Ndërkohë që BE-ja mbetet investitori kryesor, përfshirë Shqipërinë, raporti evidenton se roli i saj në investimet e reja (greenfield FDI) është dobësuar pas vitit 2021.
Kjo do të thotë që Shqipëria mund të mos tërheqë kapital të ri europian mjaftueshëm, krahasuar me investimet që vijnë nga Kina ose aktorë të tjerë, çka sjell pasoja për zhvillimin infrastrukturor, teknologjik dhe konkurrueshmërinë rajonale.
Në aspektet e politikave dhe përafrimit rregullativ – sinkronizim politik, monetar, fiskal dhe konvergjencë ligjore – BE-ja ka mbetur dominuese në rajon. Për Shqipërinë kjo nënkupton rëndësi strategjike për harmonizimin e ligjeve, standardeve dhe mekanizmave rregullatorë me BE-në, në mënyrë që të ruajë integrimin dhe përfitimet nga marrëveshjet tregtare dhe investuese.
Raporti sugjeron se kur lidhjet e BE-së me rajonin ngecin, vende si Kina mund të shfrytëzojnë hapësirat e lëna bosh. Forcimi i politikave që nxisin investimet evropiane (jo vetëm tregtare), sidomos në sektorë strategjikë si infrastruktura, teknologjia dhe energjia, rekomandohet nga ekspertët e Vjenës. Gjithashtu, rritja e konkurrueshmërisë së firmave shqiptare në tregjet evropiane është e domosdoshme për të ruajtur dhe zgjeruar ekspozimin tregtar me BE-në. Raporti sugjeron monitorim të kujdesshëm të kontratave strategjike ose projekteve infrastrukturore që vijnë nga jashtë BE-së, për t’u siguruar që ato nuk krijojnë varësi të dëmshme dhe nuk cenojnë interesin kombëtar./Monitor.al
ekonomi be rajon
Ekonomi
7 October 2025, 07:33
E.d
Foto ilustruse
Konfiskim prone, gjoba deri në 2 mln lekë dhe “listë e zezë” hyjnë në fuqi rregullat e reja pë...
Ekonomi
7 October 2025, 07:29
E.d
Foto ilustruse
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në...
Ekonomi
7 October 2025, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeça...
Ekonomi
6 October 2025, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i ...
Ekonomi
6 October 2025, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 20...
Ekonomi
5 October 2025, 07:51
E.d
Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group
Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, &l...
Ekonomi
5 October 2025, 07:43
E.d
Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë
Në një kohë kur shpejtësia, transparenca dhe thjeshtësia jan&eu...
Ekonomi
5 October 2025, 07:37
E.d
Foto ilustruse
Viti 2024 nuk ishte i favorshëm në lidhje me situatën hidrike, por menaxhimi aktiv i energjisë elektrike të prodhua...
Ekonomi
5 October 2025, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon që ta mbyllë me bilanc pozitiv edhe vitin 2025, si një vazhdim i v...
Ekonomi
5 October 2025, 07:15
E.d
Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare
Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni ...