LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjysmë bosh apo gjysmë plot

Fuçitë e mëdha prej druri shërbejnë si tavolina. Banakierët hedhin birra në gota. Por ky nuk është një lokal i zakonshëm.

27 December 2025, 07:25 Nga E.d
Gjysmë bosh apo gjysmë plot
Foto Ilustruese

Edhe pse të rinjtë po pinë më pak, industria e alkoolit vazhdon të zgjerohet. Është ende herët për të shpallur fundin e pirjes së alkoolit, shkruan The Economist. Pubi Lucky Saint në qendër të Londrës duket si çdo lokal tjetër. Fuçitë e mëdha prej druri shërbejnë si tavolina. Banakierët hedhin birra në gota. Por ky nuk është një lokal i zakonshëm. Edhe pse alkooli është në menu, rreth 15% e shitjeve përbëhen nga Lucky Saint, marka e birrës pa alkool e vetë lokalit.

Vizitorët e tjerë pinë me qejf kokteje dhe verë pa alkool. “Disa vite më parë njerëzit bënin ‘pushim nga alkooli’ (dry January) vetëm në janar”, thotë Nate Roberts, një nga menaxherët, “por tani e praktikojnë gjatë gjithë vitit”. Për industrinë e pijeve, këto duken si kohë të vështira. Politikëbërësit në SHBA, Britani dhe vende të tjera po përhapin idenë se “nuk ka nivel të sigurt” konsumimi të alkoolit. Konsumatorët shqetësohen se pijet alkoolike janë të dëmshme si për shëndetin ashtu edhe për xhepin, veçanërisht të rinjtë, të cilët pinë më pak se brezat e mëparshëm.

Nuk është për t’u habitur që investitorët flasin për “kohën e duhanit”: sipas raporteve të raportit çmim/fitim, tre nga prodhuesit më të mëdhenj të pijeve alkoolike, Diageo, Pernod Ricard dhe Rémy Cointreau, vlerësohen më pak se kompania British American Tobacco. Lista e shqetësimeve është e gjatë, por gota është më plot nga sa duket.

Le të fillojmë me shqetësimet në rritje për shëndetin. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu alkoolin në të njëjtën kategori me duhanin, lëndët djegëse fosile dhe ushqimet ultra të përpunuara si ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve jo të transmetueshme në Europë. Më pas, Zyra e Kirurgut të Përgjithshëm të SHBA-së publikoi një udhëzim zyrtar, duke theksuar lidhjet midis konsumit të alkoolit dhe kancerit.

Konsumatorët duket se po e marrin seriozisht: në një sondazh të fundit të Gallup mes të rriturve amerikanë, vetëm 54% e të anketuarve thanë se pinin alkool, përqindja më e ulët që kompania ka regjistruar në pothuajse 90 vjet. Shumica mendonin se edhe një ose dy gota në ditë janë të dëmshme për shëndetin. Faktorët ekonomikë gjithashtu kanë ndikuar në rënien e dy tregjeve më të mëdha të alkoolit. Në Kinën me rritje të ngadaltë, njerëzit po shpenzojnë më pak për gjithçka, nga çantat e shtrenjta deri te netët jashtë.

Në Amerikë, tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump e kanë bërë konjakun dhe birrën Guinness më të shtrenjta për import. Diageo (që prodhon Guinness) vlerëson se tarifat e reja do t’i kushtojnë rreth 200 milionë dollarë në vit dhe ka hequr dorë nga objektivi i saj për rritjen e shitjeve, pjesërisht për shkak të pasigurisë mbi politikat tregtare. Konkurrenti më i vogël, Rémy Cointreau, pret një ndikim prej 30 milionë eurosh nga kombinimi i tarifave të reja dhe masave antidumping të Kinës.

Të dhënat e firmës kërkimore IWSR tregojnë se vëllimi i konsumit të alkoolit në nivel global ka rënë që nga periudha e pandemisë, kur shumë njerëz pinin për të kaluar kohën (shih grafikun 1). Konsumi i birrës ka mbetur pothuajse i pandryshuar për pesë vjet; ai i verës dhe i pijeve të forta ka shënuar rënie.

Megjithatë, industria është larg “tharjes”. Shpenzimet për pije alkoolike kanë vazhduar të rriten. Çmimet janë rritur më ngadalë se inflacioni i përgjithshëm, por njerëzit po zhvendosen drejt pijeve më të shtrenjta. Sipas IWSR, këtë vit pritet të shpenzohen rreth 1.2 trilionë dollarë për pije alkoolike. Dhe megjithëse konsumatorët në Perëndim janë më të përmbajtur, ata në tregjet në zhvillim po bëhen më të etur. Disa analistë tashmë e shohin këtë si një mundësi blerjeje për aksionet e kompanive të alkoolit.

Supozimi se prirja drejt maturisë në SHBA dhe Perëndim do të përhapet në gjithë botën duket i dyshimtë. Vlerësimet e Deutsche Bank sugjerojnë se konsumimi i alkoolit po rritet në disa tregje në zhvillim, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin (shih grafikun 2).

Këto janë vende me popullsi të mëdha dhe klasa të mesme gjithnjë e më të pasura. Trevor Stirling nga Bernstein, një ndërmjetës financiar, thotë se në kompanitë e mëdha të birrës si AB InBev dhe Carlsberg, tregjet në zhvillim kontribuuan me mbi 65% të fitimeve operative në vitin financiar të fundit. Në vitin 2025, çmimi i aksioneve të AB InBev është rritur me 11%, ndërsa ai i Carlsberg, me 16%.

Në Perëndim, industria është shqetësuar se të rinjtë po pinë më pak se brezat e mëparshëm. Por, sipas Marcel Marcondes, drejtor i marketingut në AB InBev, kjo ishte një pasojë afatshkurtër e pandemisë, e cila e bëri të vështirë shoqërimin, si dhe e tregut të dobët të punës, që i la të rinjtë pa para.

Në një sondazh të IWSR, përqindja e anëtarëve të brezit Z, mbi moshën ligjore për të pirë, që thanë se kishin konsumuar alkool gjatë gjashtë muajve të fundit, u rrit në 73% në mars, nga 66% dy vjet më parë. Marcondes beson se ky brez “po rritet pak më vonë se prindërit e tyre, mosha 25 është si 21 dikur, kur të rinjtë fillonin të pinin”, shton ai.

Në vend që të heqin dorë krejtësisht nga alkooli, njerëzit po pinë ndryshe. Koktejet e gatshme po shiten me shpejtësi në supermarket. Analiza e Deutsche Bank tregon se konsumi për person i pijeve të forta ka rënë në shumicën e tregjeve gjatë pesë viteve të fundit, por për pijet e gatshme (që kombinojnë alkool me pije të ëmbla) po ndodh e kundërta.

Julian Braithëaite, drejtues i International Alliance for Responsible Drinking, një organizatë jofitimprurëse e financuar nga industria, beson se disa njerëz “po pinë më pak, por më mirë”. Mendoni për hipsterët e rinj që shijojnë birra artizanale ose verë natyrale.

Ka edhe fitime nga ata që nuk pinë fare. Markat e mëdha kanë investuar fort në versionet pa alkool: Heineken 0.0 sponsorizon garat e Formula 1, ndërsa Guinness 0.0 mbështet turneun e Six Nations në ragbi. Sipas parashikimeve të firmës kërkimore Euromonitor, shitjet globale të birrës pa alkool dhe me përmbajtje të ulët alkooli do të arrijnë në 28.6 miliardë dollarë këtë vit, më shumë se 11% më tepër se në 2024. Dhe në Lucky Saint në Londër, klientët paguajnë 6.70 paund për një gotë birrë pa alkool, gati po aq sa për versionin tradicional./Monitor.al

alkool industria lokal

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin