20 May 2022, 16:02
Nga DOSJA
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka rrëzuar Bordin e Transparencës. Qeveria ngriti dy borde, atë për karburantet dhe atë për ushqimet dhe produktet e shportës, duke diktuar çmimet në treg, por duket se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar e cilësojnë këtë si një lëvizje të gabuar. Sipas tyre, nuk ka nevojë për borde, por t’u jepet ndihmë konkrete familjeve në nevojë. Po ashtu, në raportin e tyre, misioni i FMN-së ka propozuar po ashtu rishikimin gradual të tarifave të energjisë elektrike, përmes një skeme që mbron shtresat e varfra.
“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal. Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj, nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfra dhe në nevojë,”- thuhet në raportimin e tyre.
Por sot, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka lënë të kuptohet se nuk do të bëhen hapa pas.
Për sa kohë që kriza është aktuale, ministrja ka bërë me dije se qeveria është e vendosur që menaxhimin e saj ta vazhdojë me borde, pavarësisht kritikave që mori edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Bordet kur u krijuan, nuk është qëllimi ynë të funksionojmë me borde. Situata e veçantë na e ka detyruar me qëllim që tregu të mos ketë spekulime dhe abuzime. Po analizojmë me kujdes ecurinë e normave të inflacionit, por normat e inflacionit mujor kanë ardhur duke u reduktuar. Urojmë që kjo tendencë të vijojë, do të jemi të kujdesshëm të analizojmë ecurinë e çmimeve. Do të jemi të kujdesshëm për shtresat që nuk kanë mundësi të përballojnë rritjen e çmimeve. Tregu është stabël dhe ka ofertë që përmbush kërkesën e tregut shqiptar. Është krizë që do të vijojë, por për muajt në vijim është i garantuar,”-tha Ibrahimaj.
Ndërkohë që ndër të tjera shtoi edhe se mbështetja e grupeve në nevojë përmes paketës së rezistencës sociale mund të vijojë edhe përtej qershorit, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve dhe inflacionit në rritje.
(k.m/dosja.al)
Ekonomi
20 May 2022, 15:46
Foto ilustruese
Akti normativ ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave në mbledhjen e tij të fundit dhe parashikon mbësht...
Ekonomi
20 May 2022, 15:40
Foto ilustruese
Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarqet Dibër, Durr&...
Ekonomi
20 May 2022, 10:33
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jenë më të kujdesshëm n&eum...
Ekonomi
20 May 2022, 07:37
FMN
Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritje...
Ekonomi
20 May 2022, 07:21
Energji
Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimet e energjisë që do të paguajnë bizneset n&e...
Ekonomi
20 May 2022, 07:11
Foto ilustruese
Publikimi i listës së pagave 1 herë në vit, e cila pritet të formësohet me hartimin e një nisme ligjore,...
Ekonomi
20 May 2022, 07:10
Foto ilustruese
Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rënd&e...
Ekonomi
19 May 2022, 20:29
FMN
TIRANË- Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, p&eum...
Ekonomi
19 May 2022, 07:29
Administrata
Numri i të punësuarve në shtet është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e çuar totalin në 183,...
Ekonomi
19 May 2022, 07:13
Nafta
Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbyllë sot hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes koncesionare të ofrimit të shërb...