LIVE UPDATES
Ekonomi

Kompanitë shtetërore dhe bashkitë po mendojnë për emetimin e obligacioneve me ofertë publike

Në këtë drejtim, po angazhohet edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që ka kontraktuar dy ekspertë për konsulencë lidhur me përdorimin e këtyre instrumenteve.

3 January 2025, 10:54 Nga M.B
Kompanitë shtetërore dhe bashkitë po mendojnë për
Foto ilustruese

TIRANA- Kompanitë me kapital shtetëror dhe institucionet e qeverisjes vendore po konsiderojnë përdorimin e obligacioneve si një formë e sigurimit të financimeve në tregun e brendshëm financiar. Në këtë drejtim, po angazhohet edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që ka kontraktuar dy ekspertë për konsulencë lidhur me përdorimin e këtyre instrumenteve. Muajt e fundit, janë kryer gjithashtu sondazhe me aktorët e tregut dhe kryesisht investitorët institucionalë, për të testuar gatishmërinë e tyre për të investuar në këto instrumente.

Në vitin 2023, qeveria shqiptare miratoi dokumentin politik “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, 2023–2027”. Dokumenti parashikon disa objektiva konkretë që përfshijnë institucionet dhe kompanitë publike si nxitëse të zhvillimit të tregut të kapitalit në Shqipëri. Ndër objektivat e përmendura në dokument është pikërisht emetimi i obligacioneve të kompanive me kapital shtetëror, përveçse edhe realizimi i privatizimit të kompanive me kapital shtetëror nëpërmjet ofertës publike.

Shqipëria në vitet e fundit ka arritur të ketë më në fund një bursë funksionale, megjithëse me aktivitet në përmasa shumë modeste. Bursa Shqiptare e Titujve ALSE u licencua nga AMF në vitin 2017 dhe nisi aktivitetin në vitin 2018.

Gjatë këtyre viteve, volumet e tregtimit në bursë kanë qenë mjaft të vogla dhe të kufizuara në titujt e borxhit të qeverisë shqiptare. Vetëm në vitin 2023 u arrit të bëhej për herë të parë listimi i titujve të një shoqërie private. Institucioni financiar NOA emetoi obligacione me ofertë publike në formën e borxhit të varur, për një shumë totale prej 500 milionë lekësh. Më pas, obligacionet u listuan në Bursën ALSE. Volumi i tregtimit të tyre qysh nga regjistrimi në Bursë ka qenë i konsiderueshëm.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bursa ALSE, për 9-mujorin 2024 vlera e tregtimit të obligacionit të institucionit financiar jobankë NOA arriti në 77 milionë lekë. Vlera e tregtimit dytësor të këtyre titujve është rritur me 157% krahasuar me vlerën totale të tregtuar gjatë vitit 2023. Megjithatë, obligacioni i NOA u emetua vetëm në në mesin e vitit 2023, ndërsa transaksionet e para të tregtimit në bursë u regjistruan në muajin gusht.

Një rekomandim tjetër në dokumentin për zhvillimin e tregut të kapitalit ka qenë edhe përfshirja e Shtetit Shqiptar si aksionar në strukturën e kapitalit të Bursës. Sipas dokumentit, është shumë e rëndësishme që në kuadër të rritjes së besueshmërisë të tregut, por edhe të kërkesave për anëtarësim në bursë, të cilat deri tani janë tepër të kufizuara, mund të shikohet mundësia për t’u përfshirë edhe shteti si aksionar në Bursë.

Në mesin e vitit të kaluar, Ministria e Financave ishte shumë pranë pjesëmarrjes në strukturën aksionere të Bursës. Palët kishin arritur një marrëveshje në parim që qeveria të merrte një paketë pakice prej 15% të aksioneve. Megjithatë, për arsye të paqarta, Ministria e Financave u tërhoq dhe transaksioni nuk u finalizua./ Monitor

amf

Sondazh

Ekonomi 2 January 2025, 09:29 I.A

2025 vjen me risi për tregun financiar

Foto Ilustruese TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin