24 December 2025, 07:27
Nga E.d
Foto ilustruese
Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.
Ministri i Financave Petrit Malaj në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore.
“Kërkesa për marrëveshjen e paqes fiskale do të bëhet online përmes sistemit e-Tax nga subjektet, të cilat më pas do t’i marrë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojë dhe më pas do t’i delegojë drejtorisë rajonale tatimore. Megjithatë edhe udhëzimet përkatëse në funksion të zbatimit të ligjit do të dalin shumë shpejt, në mënyrë që të detajojë procedurën se si do të bëhet marrëdhënia e paqes fiskale”, pohoi ministri Malaj.
Ligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.
Pra në thelb marrëveshja që propozohet nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%
Në këmbim të kësaj marrëveshje, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./Monitor.al
e-tax 2026 biznes
Ekonomi
24 December 2025, 07:24
E.d
Foto Ilustruese
Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngada...
Ekonomi
24 December 2025, 07:21
E.d
Foto ilustruese
Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dh&e...
Ekonomi
23 December 2025, 07:24
Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e t...
Ekonomi
23 December 2025, 07:23
M.L
Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, në një moment kur sistemi financiar po përballet me ...
Ekonomi
22 December 2025, 11:34
M.L
Inflacioni bazë pësoi rënie në muajin nëntor, duke frenuar përkohësisht tendencën në rritje që kishte shfaqu...
Ekonomi
22 December 2025, 07:41
M.L
Foto ilustruese
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh r...
Ekonomi
22 December 2025, 07:40
M.L
Foto ilustruese
Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të...
Ekonomi
21 December 2025, 07:37
E.d
Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një ...
Ekonomi
21 December 2025, 07:32
E.d
Foto ilustruese
Pritshmëria për rritje konsumi në muajt e verës nga turistët e huaj, e cila nuk arriti të realizohej, krijoi ...
Ekonomi
21 December 2025, 07:28
E.d
Foto ilustruse
Ndarja e Vlerës së Shtuar në ekonomi është një nga treguesit më domethënës për të kup...