28 September 2022, 07:01
Nga A.B
Mallra
Volumi i mallrave të shkarkuara në Porte ka shënuar një rënie të ndjeshme si në muajin gusht, ashtu dhe për gjithë tetëmujorin, sipas të dhënave të INSTAT, duke sinjalizuar se çmimet e larta po frenojnë konsumin.
Në të kundërt, lëvizjet e pasagjerëve po rriten ndjeshëm, sidomos nga ajri.
Bie me 40.5% volumi i mallrave të përpunuara në porte
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,7 tonë në muajin Gusht 2022, duke u rritur me 4,9%, në krahasim me Gusht 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Gusht 2022 është 256,2 mijë tonë, duke u ulur me 40,5%, krahasuar me Gusht 2021.
Në muajin Gusht 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.588 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 3,9%, krahasuar me Gusht 2021.
Në tetëmujorin e vitit 2022:
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.294,9 tonë, duke u rritur me 0,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.670,3 mijë tonë, duke u ulur me 17,6%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021.
Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 13.278 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 27,4%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021
Në Gusht 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 762,0 mijë tonë ku 58,6% e tyre u transportua me det.
Në tetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 5.933,4 mijë tonë ku 54,4% e tyre u transportua me det.
Rriten pasagjerët nga ajri dhe deti
Numri i fluturimeve në Gusht 2022 u rrit me 15,1 %, krahasuar me muajin Gusht 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Gusht 2022 është 692.805 pasagjerë, duke u rritur me 22,9%, krahasuar me Gusht 2021.
Në Gusht 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 440.626 pasagjerë. Krahasuar me Gusht 2021, ky tregues është rritur me 43,2%.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 425 pasagjerë. Krahasuar me Gusht 2021, ky tregues është ulur me 95,2%.
Në muajin Gusht 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,1% të transportit gjithsej.
Në tetëmujorin e vitit 2022:
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 3.405.723 pasagjerë, duke u rritur me 95,2%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.004.667 pasagjerë, duke u rritur me 59,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 9.821 pasagjerë, duke u ulur me 52,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021..MONITOR
mallra
Ekonomi
28 September 2022, 07:00
A.B
Mali
Dita Botërore ose Ndërkombëtare e Turizmit u krijua në vitin 1979 në një takim të OBT-së (Organizata Botë...
Ekonomi
27 September 2022, 16:32
k.m.
Foto ilustruese
Që nga prilli deri në fund të qershorit në Shqipëri kanë hyrë të deklaruara si investime të hu...
Ekonomi
27 September 2022, 07:41
A.B
Foto ilustruese
Blerësit e huaj po bëhen një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun e pasurive të p...
Ekonomi
27 September 2022, 07:13
A.B
Investime
Investimet e biznesit në prona janë në rritje të ndjeshme për këtë vit.
Mbështetur në të dh&eu...
Ekonomi
27 September 2022, 07:05
A.B
Mjeke
Që kur hyri në fuqi kontrata me Partneritet Publik -Privat e shërbimit laboratorik në spitalet publike, mjekët dhe infermier...
Ekonomi
27 September 2022, 07:04
A.B
Foto ilustruese
Shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit po rriten me shpejtësi nga viti në vit.
Treguesi ve&...
Ekonomi
27 September 2022, 07:03
A.B
Banka
Shpenzimet e sektorit bankar për interesa këtë vit po rriten për herë të pas një dekade.
Mbështetur në ...
Ekonomi
26 September 2022, 18:50
k.m.
Foto ilustruese
Taksapaguesit shqiptarë pritet të paguajnë së paku 156 milionë euro si pasojë e vendimeve të gjykatave t...
Ekonomi
26 September 2022, 17:33
I.A
Kursi i këmbimit të euros me lekun ra sërish të hënën dhe preku një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të...
Ekonomi
26 September 2022, 11:04
A.B
Harta
Të drejtat e punonjësve nuk janë përmirësuar në Shqipëri gjatë viteve 2020-2021, duke mbetur në nivelin ...