29 September 2025, 07:51
Nga I.A

Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë.
Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhë ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Me të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.
Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve dhe përfaqëson një mesatare aritmetike të të ardhurave.
Ndërsa paga mediane, rendit të gjitha pagat nga më e vogla tek më e madhja dhe merr pikën që ndodhet në mes. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve fitojnë më pak se ajo vlerë dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë.
Për shkak se nuk ndikohet nga ekstremet, mediana tregon më qartë se cila është paga tipike e një punonjësi të zakonshëm. P.sh. shembull nëse vetëm pak punonjës marrin paga shumë të larta, mesatarja mund të duket e madhe, por mediana mbetet e pandryshuar dhe tregon realitetin e shumicës.
Paga mediane është treguesi më i saktë për të matur pabarazinë në pagë të punonjësve. Shumë vende për të matur standardin e jetesës shpesh referohen te paga mediane.
Mediana e pagave u rrit e 13.3% ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në prill-qershor të vitit të kaluar, 50% e punonjësve morën deri në 56 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e fundit mbi medianën e pagës mujore bruto tregojnë një dinamikë të fortë rritjeje gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke shënuar një nga periudhat më të theksuara të rritjes së pagave në Shqipëri.
Në fillim të vitit 2024, paga mediane ishte rreth 55 mijë lekë, ndërsa deri në fund të vitit u ngjit në 58 mijë lekë duke reflektuar një rritje të qëndrueshme tremujor pas tremujori.
Krahasuar me vitet 2022–2023, kur rritjet vjetore luhateshin mes 4–7%, vitet 2024–2025 paraqiten si periudha më agresive në përmirësimin e pagave.
Ky zhvillim lidhet me politikat fiskale dhe rritjen e pagës minimale, ashtu edhe me presionin e tregut të punës, ku mungesa e fuqisë punëtore ka shtyrë kompanitë të ofrojnë paga më të larta, si dhe një politikë për të rritur pagat drejt mesatares 900 euro në muaj në sektorin publik./ Monitor.al
paga mesatare
Ekonomi
28 September 2025, 08:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Shqipëria u ngjit me shpejtësi në piedestalin e turizmit duke shënuar një zhvillim të vrullsh&eu...
Ekonomi
28 September 2025, 08:41
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një v...
Ekonomi
28 September 2025, 08:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Rritja e turizmit po i jep hov dhe zhvillimit të hotelerisë, sidomos në zonat bregdetare. Të dhënat e...
Ekonomi
28 September 2025, 08:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat nga shitjet neto në tregtinë me pakic&e...
Ekonomi
28 September 2025, 08:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Distributorët, të përqendruar në segmentin FMCG (mallrat e konsumit që lëvizin shpejt nga raftet...
Ekonomi
28 September 2025, 07:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoq&e...
Ekonomi
28 September 2025, 07:41
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e p...
Ekonomi
26 September 2025, 08:38
I.A
TIRANË- Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit t&e...
Ekonomi
26 September 2025, 08:36
I.A
TIRANË- Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Bank...
Ekonomi
26 September 2025, 08:24
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Çdo projekt që propozohet përmes modelit me partneritet Publik Privat (PPP) do të duhet të shoq&eu...