17 September 2025, 08:04
Nga I.A

TIRANË- Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë.
Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare. Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë.
Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë. Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%.
Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve.
Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, çka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse.
Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar. Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave.
Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë.
Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë. Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022.
Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi. Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme.
Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./Monitor.al
instat
Ekonomi
16 September 2025, 08:19
I.A
TIRANË- Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë ...
Ekonomi
16 September 2025, 08:03
I.A
TIRANË- Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe ma...
Ekonomi
16 September 2025, 07:59
I.A
Pasaporta
TIRANË- Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti dhe pasaportave, IdentiTek, e cila ka vijuar aktivitetin e k...
Ekonomi
15 September 2025, 08:05
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për herë të pas pandemisë, t&eu...
Ekonomi
15 September 2025, 07:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtet&eu...
Ekonomi
14 September 2025, 08:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas një faze disavjeçare stanjacioni, tregu i shërbimeve të komunikimit të lëvizshëm vit...
Ekonomi
14 September 2025, 07:51
I.A
Foto Ilustruese
Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë dr...
Ekonomi
12 September 2025, 08:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Sektori bankar bëri pothuajse 106 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këti...
Ekonomi
12 September 2025, 07:57
I.A
TIRANË- Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti ...
Ekonomi
11 September 2025, 07:44
I.A
TIRANË- Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mesatare të pagës bruto në të gjithë ekonominë edh...