25 May 2026, 11:29
Nga I.A

TIRANË- Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksionimi gjatë ditës së sotme.
Bizneset thanë për “Monitor” se nëse hap faqen e SelfCare dhe klikon identifikim nëpërmjet e-Albania dhe i jep të dhënat e-Albania-s, sërish të kërkon identifikim (shiko videon).
Si rrjedhojë subjektet nuk arrijnë që të hapin sistemin, që të shikojnë faturat apo të tjera veprime që ke në SelfCare.
Ky problem ka filluar që pak para orës tetë të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa gjatës ditës së djeshme, ku bëhej ‘log- on” nëpërmjet E-Albania tek efilling, sërish nuk funksiononte, ndërsa ditën e sotme ky problem është zgjidhur.
Bizneset e kanë të pamundur të bëjnë dhe fiskalizimet e doganave apo të faturave te tjera, teksa shpesh del njoftimi se NIPT nuk ekziston, çka tregon se ka probleme sistemi.
“Kam bërë disa ndryshime për persona fizik, dhe më janë kthyer me pretendim që nuk janë nënshkruar.
Nëse tentoj t’i riaplikoj, nuk i hap fushat”, thotë Igli, kontabilist i miratuar. Kontabilistët ankohen se nëse i çon email Qendrës Kombëtare të Biznesit, të vjen përgjigje se nuk ke nënshkruar aplikimin.
Burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon sistemin e-Albania thanë për “Monitor” se janë duke punuar.
Të paktën që nga fundi i vitit të kaluar, biznesi ka hasur vazhdimisht probleme me aksesin në Selfcare. Edhe pasi AKSHI filloi të zbatonte sistemin e ri, sërish problemet kanë vijuar.
Bizneset të shqetësuara për afatet e paqes fiskale
Mosfunksioni i SelfCare ka bërë që bizneset të shqetësohen për afatet e paqes fiskale. Aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale kanë nisur më 15 maj 2026 dhe do të mbyllen më 5 qershor 2026. Pas këtij afati, çdo aplikim i dorëzuar do të refuzohet.
“Po afrojnë datat në qershor dhe nëse nuk punojnë sistemet, patjetër duhet të ketë shtyrje të datave”, thotë Igli, kontabilisti i miratuar.
Më herët, edhe ekspertët kanë paralajmëruar se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo ka vlerësuar se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.
Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve.
Mosfunksionimi i sistemit vetëm sa ka vështirësuar punën e bizneseve që të arrijnë afatet e marrëveshjes./Monitor.al
selfcare
Ekonomi
25 May 2026, 07:47
I.A
Shoqatat e bizneseve pohojnë njëzëri se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të sjellë rritje të sigu...
Ekonomi
25 May 2026, 07:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e hekurudha të hapura nga qeveria dhe n...
Ekonomi
25 May 2026, 07:32
I.A
TIRANË- Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madhe për të kontribuar financiarisht në ...
Ekonomi
24 May 2026, 07:40
E. D
TIRANË- Shoqatat e bizneseve pohojnë njëzëri se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të sjellë rritje...
Ekonomi
23 May 2026, 08:07
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në një moment kur konkurrenca globale për produksionet audiovizuale është kthyer në një gar...
Ekonomi
23 May 2026, 08:04
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimin e detyrueshëm do të r...
Ekonomi
21 May 2026, 07:51
D.S
TIRANË- Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të “Paqes Fiskale” dhe atij për faljen e de...
Ekonomi
18 May 2026, 07:57
D.S
Banka e Shqiperise
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e aplikimit për vendin ...
Ekonomi
17 May 2026, 22:55
E.d
Foto ilustruse
Zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të jenë të dytat e parakohshme radhazi për Kosovën, pas atyre të dhjetorit 202...
Ekonomi
17 May 2026, 09:05
I.A
Foto Ilustruese
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria e kreditimit dhe kërkesa e oferta për pasuri ...