25 August 2026, 08:16
Nga I.A

TIRANË- Shqipëria mbetet ndër ekonomitë me eksportet më të ulëta të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vitit 2024, vendi eksportoi 222 milionë euro shërbime TIK, duke zënë vetëm 3,7% të totalit rajonal.
Një vlerë më të ulët regjistroi vetëm Mali i Zi.
Pozicioni i Shqipërisë përkeqësohet kur eksportet e sektorit krahasohen me madhësinë e ekonomisë. Ato përfaqësuan vetëm 0,89% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor dhe rreth katër herë më pak se mesatarja rajonale prej 3,57%.
Sipas studimit “Aftësitë e TIK-ut në Ballkanin Perëndimor”, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, gjashtë ekonomitë e rajonit eksportuan rreth 6 miliardë euro shërbime TIK gjatë vitit 2024.
Tregu dominohet nga Serbia, e cila realizoi eksporte me vlerë rreth 4,13 miliardë euro, ose 68,8% të totalit rajonal. Kjo shumë ishte rreth 19 herë më e lartë se eksportet e Shqipërisë.
Në vendin e dytë u rendit Maqedonia e Veriut, me 632 milionë euro ose 10,5% të totalit, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 470 milionë euro dhe Kosova me 348 milionë euro. Shqipëria u rendit e pesta, ndërsa Mali i Zi i fundit, me 202 milionë euro eksporte dhe një peshë prej 3,4% në totalin rajonal.
Shqipëria mbetet pas të gjitha vendeve të tjera edhe për kontributin e eksporteve TIK në ekonomi. Në Serbi, ato ishin sa 4,96% e PBB-së, ndërsa në Maqedoninë e Veriut arritën në 4,03%. Kosova regjistroi një peshë prej 3,37% të PBB-së, Mali i Zi 2,65% dhe Bosnjë-Hercegovina 1,79%.
Të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor rezultuan eksportuese neto të shërbimeve TIK. Teprica e përbashkët arriti në 4,43 miliardë euro, nga të cilat rreth 3,23 miliardë euro i përkisnin vetëm Serbisë.
Shqipëria regjistroi eksporte neto prej 119 milionë eurosh. Raporti ndërmjet eksporteve dhe importeve të shërbimeve TIK ishte 2,16, çka do të thotë se eksportet ishin pak më shumë se dyfishi i importeve.

Megjithatë, ky raport mbeti nën mesataren rajonale prej 3,8 dhe ishte më i lartë vetëm se ai i Malit të Zi, prej 1,61. Serbia kishte raportin më të favorshëm, me eksporte 4,59 herë më të larta se importet, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3,48, Maqedonia e Veriut me 3,21 dhe Kosova me 2,93./Monitor.al
tik
Ekonomi
25 August 2026, 08:03
I.A
Urban
TIRANË- Shtrenjtimi i çmimit të naftës jo vetëm që po vështirëson koston e operimit te transporti publik pr...
Ekonomi
24 August 2026, 08:02
I.A
Harta
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vl...
Ekonomi
23 August 2026, 07:23
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për pasuri të paluajtshm...
Ekonomi
20 August 2026, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë ...
Ekonomi
20 August 2026, 08:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për ushqimet, por prodhim...
Ekonomi
20 August 2026, 07:44
I.A
Eksportet shënuan një përmirësim të ndjeshëm në muajin korrik, duke u rritur me 10.6%, në përshpejtim nga 6.15 q&...
Ekonomi
13 August 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Fitimi i tregut të sigurimeve për shkak të rënies në shikimin e parë të vitit. Sipas të dhënave...
Ekonomi
12 August 2026, 07:29
D.S
TIRANË- Në Ministrinë e Financave ka nisur puna për përgatitjen e parashikimeve buxhetore afatmesme 2027–2029, por hulumti...
Ekonomi
11 August 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Kosto e jetesës është shtrenjtuar më tej gjatë muajit korrik, teksa për shumë produkte e shërbime ba...
Ekonomi
1 August 2026, 07:55
I.A
Në qendër të Detit Baltik po ndërtohet me ritme të avancuara ai që do të jetë tuneli i zhytur më i gjatë n&e...