LIVE UPDATES
Ekonomi

Bregdeti mahnitës i Jugut, kështjellat mesjetare dhe fshatrat piktoreskë! Shqipëria hyn në hartën e dasmave ndërkombëtare

Nga bregdeti mahnitës i Jugut te kështjellat mesjetare dhe fshatrat piktoreskë, vendi ofron një sfond unik që ndërthur natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale.

16 November 2025, 07:28 Nga E.d
Bregdeti mahnitës i Jugut, kështjellat mesjetare dhe fshatrat
Foto ilustruse

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për çiftet e huaja që duan të martohen. Nga bregdeti mahnitës i Jugut te kështjellat mesjetare dhe fshatrat piktoreskë, vendi ofron një sfond unik që ndërthur natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale. Gjatë katër viteve të fundit, Shqipëria e ka forcuar pozicionin e saj në hartën e “destinacioneve të dasmave”. Çiftet nga Europa po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të destinacioneve më të shtrenjta të Mesdheut falë kostove më të ulëta, peizazheve autentike dhe kuzhinës vendase. Ky trend sjell vizitorë me vlerë më të lartë, qëndrim më të gjatë dhe promovim më të gjerë të imazhit të Shqipërisë jashtë vendit.

Shumica e çifteve të huaja që martohen në Shqipëri vijnë nga Europa Veriore. Ata tërhiqen nga vendet që ndërthurin peizazhin dhe trashëgiminë, shkëmbinjtë buzë detit, qytetet me gurë dhe oborret e kështjellave dhe shpesh përfshijnë tradita lokale në ceremonitë e tyre, duke e kthyer ngjarjen në një përvojë kulturore të paharrueshme për ta dhe për të ftuarit. Organizatorët theksojnë se muajt më të përshtatshëm për këto evente janë qershori dhe shtatori, kur zonat bregdetare janë më pak të mbingarkuara dhe moti është i ngrohtë dhe i qëndrueshëm.

Mbetet ende një boshllëk praktik: lëshimi i certifikatave të celebrimit. Ndërsa Shqipëria ofron atmosferë dhe vlerë për para, “pjesa që mungon” lidhet me lëshimin në vend të certifikatave zyrtare të celebrimit për ceremonitë e zhvilluara këtu.

Aktorët e industrisë theksojnë se thjeshtimi i procedurave për dokumentacionin e ceremonisë dhe qartësimi i mënyrës së lëshimit të certifikatave janë hapa kyç për të ruajtur këtë prirje. Meqë kërkesa është e përqendruar në fillim të verës dhe në fillim të vjeshtës, operatorët vendas po përgatisin paketa që përputhin disponueshmërinë e ambienteve, shërbimin e ushqimit dhe elementet kulturore me pritshmëritë e çifteve nga Europa Veriore.

Ndërsa profili i Shqipërisë ngrihet në hartën ndërkombëtare të turizmit, turizmi i dasmave pritet të luajë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë e vizitorëve të vendit.

Problematika

Megjithëse Shqipëria ofron një atmosferë dhe kosto të favorshme për çifte që martohen, mungon lëshimi i certifikatave të celebrimit në vend, gjë që mund të shkaktojë vonesa administrative për çiftet e huaja. Kjo shihet si një boshllëk për të fuqizuar potencialin e turizmit të dasmave.

Ndikimi ekonomik

Dasmat krijojnë përfitime ekonomike që ndikojnë në komunitetet lokale. Kur çiftet zgjedhin një destinacion për dasmën e tyre, ata kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë lokale. Ndikimi financiar i turizmit të dasmave mund të jetë i konsiderueshëm, pasi vendet e dasmave, ofruesit e shërbimit të ushqimit, shitësit e luleve dhe shërbimet e argëtimit shohin rritje të biznesit. Kjo do të thotë më shumë para për punëtorët dhe bizneset lokale. Sipas një menaxhereje në “Ami Event”, çdo dasmë që organizohet në një destinacion përbën një zinxhir të tërë ndikimesh pozitive për komunitetin lokal.

“Kur një çift zgjedh të martohet në një qytet apo fshat, nuk përfiton vetëm vendi ku do të organizohet. Përfitojnë hotelierët, luleshitësit, fotografët, muzikantët, transportuesit, madje edhe bizneset më të vogla që ofrojnë shërbime dytësore”, – shpjegon ajo. Në destinacionet ndërkombëtare si Maui apo Toskana, studimet tregojnë se turizmi i dasmave mund të rrisë ekonominë lokale me miliona dollarë në vit. Vetëm një dasmë e vetme mund të gjenerojë rreth 28,000 dollarë përfitime për bizneset lokale – nga akomodimi dhe ushqimi, deri te qiratë e dekorit e shërbimet e transportit.

“Edhe në Shqipëri po e shohim këtë trend në rritje. Çiftet e huaja që zgjedhin të martohen këtu sjellin ndikim real në ekonominë e zonës. Vetëm një dasmë me 80 – 100 të ftuar mund të nxisë qarkullim të ndjeshëm financiar për hotele, restorante dhe furnitorë lokalë” – shton ajo.

Një nga vlerat më të mëdha është përfshirja e bizneseve të vogla lokale. Ajo thekson se “shumë çifte kërkojnë produkte autentike: verë vendase, muzikantë që luajnë live, menu tradicionale apo dhurata artizanale për të ftuarit. Kjo do të thotë që paratë mbeten këtu, duke mbështetur komunitetin dhe duke promovuar kulturën lokale”. Sipas saj, dasmat e destinacionit po shndërrohen në një strategji të heshtur zhvillimi lokal, ku çdo ceremoni bëhet një histori që lë pas ndikim ekonomik dhe kulturor.

Fitime për bizneset

Dasmat janë një mundësi që bizneset e vogla të shkëlqejnë. Kur çiftet planifikojnë ditën e tyre të madhe, ata shpesh kërkojnë elemente unike dhe të siguruara nga prodhues vendas. Nga ky trend përfitojnë zejtarët lokalë, luleshitësit dhe shërbimet e kateringut.

“Ne e ndiejmë menjëherë ndikimin ekonomik që sjell një sezon i mirë dasmash”, – thotë Stela Kordalli nga “Lujon Flowers”. “Çiftet kërkojnë gjithnjë e më shumë zgjidhje autentike, lule vendase, ngjyra që lidhen me natyrën e zonës.

Ata duan diçka që ka histori, jo vetëm estetikë. Dhe kjo bën që bizneset si yni të kenë më shumë hapësirë për të krijuar dhe për të punuar me prodhues lokalë”. Në të njëjtën linjë janë edhe përfaqësues nga “Class by AV”, të cilët vërejnë se çdo dasmë e organizuar në një ambient lokal kthehet në një nxitës real ekonomik.

“Një dasmë nuk përfshin vetëm një vend të bukur dhe një planifikues eventesh; përfshin dhjetëra aktorë lokalë, nga luleshitësit, te kateringu, muzikantët, dizajnuesit e fustaneve dhe transporti. Të gjithë përfitojnë”, – shpjegon një menaxhere nga “Class by AV:.

Për shembull, një çift mund të zgjedhë të bashkëpunojë me një luleshitës vendas që njeh më mirë lulet e stinës dhe krijon dekorime që pasqyrojnë mjedisin lokal.

“Kur përdorim lulet e zonës, jo vetëm që kemi një rezultat më të freskët dhe më të bukur, por mbështesim ekonominë lokale dhe ulim kostot e importit” shton Kordalli. Edhe shërbimet e kateringut që ndjekin filozofinë “nga ferma në tryezë” janë gjithnjë e më të kërkuara. Ato sjellin shijet rajonale në tavolinë dhe e bëjnë vaktin e dasmës një përvojë që flet për identitetin e vendit.

“Çiftet duan që e gjithë festa të ketë një ndjesi vendase, nga vera te gatimet tradicionale. Kjo është një formë e bukur promovimi për çdo zonë”, shton menaxherja e “Class by AV”. Ambientet më të vogla të dasmave ofrojnë përvoja më intime dhe të personalizuara që hotelet e mëdha shpesh nuk mund t’i ofrojnë. “Në hapësirat lokale, gjithçka bëhet me kujdes, me dorë, me dashuri. Dhe kjo është ajo që çiftet kërkojnë sot: autenticitet”, thotë znj. Kordalli./Monitor.al

dasma ndërkombëtare shqipëria

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin