LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria nuk figuron si një destinacion tërheqës për investimet gjermane, më shumë interes për Serbinë dhe Kroacinë

Shqipëria është gjithashtu e përfshirë në analizën e përgjithshme, por nuk figuron ndër destinacionet kryesore të investimeve gjermane.

25 February 2025, 07:23 Nga N.F
Shqipëria nuk figuron si një destinacion tërheqës për
Foto ilustruese

TIRANË- Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendrore e Lindore 2025” nga KPMG ka analizuar perspektivat e investimeve gjermane në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE), duke vënë theksin në vendet kryesore të rajonit dhe sektorët me potencial të lartë zhvillimi.

Ai vlerëson se rajoni mbetet një destinacion strategjik për bizneset gjermane, për shkak të kostove konkurruese të punës, afërsisë me tregun e BE-së dhe rritjes së kërkesës së brendshme. Megjithatë, sfidat si mungesa e fuqisë punëtore, paqëndrueshmëria politike dhe vonesat në reformat institucionale vazhdojnë të jenë faktorë ndikues në tërheqjen e investimeve.

Ndonëse të anketuar ishin dhe sipërmarrjet gjermane që kanë aktivitet në Shqipëri, vendi ynë nuk figuron si një destinacion tërheqës për investimet gjermane. Serbia dhe Kroacia janë ndër vendet me më shumë interes për investitorët gjermanë në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka regjistruar rritjen më të madhe të investimeve gjermane në dekadën e fundit, ndërsa Kroacia përfiton nga anëtarësimi në BE dhe stabiliteti ekonomik.

Vendet e tjera të Ballkanit, si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përmenden si tregje në zhvillim, por me sfida më të mëdha institucionale dhe ekonomike. Shqipëria është gjithashtu e përfshirë në analizën e përgjithshme, por nuk figuron ndër destinacionet kryesore të investimeve gjermane.

Raporti thekson se sektori i prodhimit, teknologjisë dhe energjisë së rinovueshme po tërheqin gjithnjë e më shumë investime në rajon. Ndërsa ekonomitë e CEE vazhdojnë të integrohen më thellë me Bashkimin Evropian, pritet që investimet e huaja të rriten, veçanërisht në ato vende që arrijnë të përmirësojnë stabilitetin politik dhe infrastrukturën ekonomike.

Në përfundim, raporti konkludon se rajoni mbetet një nga më të rëndësishmit për zgjerimin e biznesit gjerman, por suksesi afatgjatë do të varet nga aftësia e qeverive për të ofruar kushte më të mira për investitorët.

Sipas raportit, investimet gjermane në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) kanë vazhduar të rriten ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2022, stoku neto i investimeve direkte dhe indirekte gjermane në rajon arriti në 134.7 miliardë euro, duke e bërë CEE një destinacion kyç për kapitalin gjerman​.

Në nivel kombëtar, Polonia është destinacioni kryesor për investimet gjermane, me 44.1 miliardë euro investime direkte, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët me vetëm 144 milionë euro. Ndërkohë, Serbia regjistroi rritjen më të madhe përqindore të investimeve gjermane midis 2010 dhe 2022, me një rritje prej 176%, krahasuar me rritjen mesatare të rajonit prej 62%​

Tregtia ndërmjet Gjermanisë dhe rajonit të CEE vazhdon të jetë e rëndësishme. Volumi total i tregtisë dypalëshe pritet të arrijë në 519 miliardë euro në vitin 2024, duke tejkaluar tregtinë e kombinuar të Gjermanisë me SHBA-në dhe Kinën (504 miliardë euro)​.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Kroacia janë ndër destinacionet më të rëndësishme për investimet gjermane, me prani të fortë në sektorët e prodhimit, energjisë dhe logjistikës. Investimet në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri mbeten më të kufizuara, por po rriten gradualisht si pjesë e diversifikimit të zinxhirëve të furnizimit​.

Serbia është vendi i Ballkanit Perëndimor që ka tërhequr më shumë investime gjermane në dekadën e fundit. Sipas raportit, Serbia ka regjistruar rritjen më të madhe përqindore të investimeve direkte gjermane, me një rritje prej 176% midis viteve 2010 dhe 2022​, Ky interes i lartë, sipas raportiit vjen falë kostove konkurruese të fuqisë punëtore, pozitës strategjike dhe lehtësirave për investitorët e huaj.

Serbia është destinacioni i gjashtë i investimeve gjermane në CEE, pas Polonisë, Hungarisë, Ukrainës, Hungarisë, Çekisë, ndërsa Bosnjë Hercegovina është në vend të dhjetë.

Shqipëria, pak investime gjermane

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku i investimeve gjermane në Shqipëri është 464 milionë euro, që përfaqëson prurjet e kapitalit gjerman pas viteve ’90. Gjermania renditet si investitori i nëntë më i madh i Shqipërisë, pas Hollandës, Zvicrës, Kanadasë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë, Austrisë e Francës.

Sektorët ku Gjermania ka interes për të investuar në CEE

Në përgjithësi, raporti konfirmon se CEE mbetet një rajon prioritar për investimet gjermane, me fokus të veçantë në prodhim, teknologji dhe energjinë e rinovueshme. Prodhimi industrial dhe makineritë – Ky sektor mbetet një nga më të rëndësishmit për investimet gjermane, me një prani të fortë në vendet e CEE, veçanërisht në Poloni, Çeki, Hungari dhe Serbi​

Automobilizmi – Industria e automobilave është një tjetër fushë kryesore investimesh, me Gjermaninë që ka fabrika dhe zinxhirë furnizimi në disa vende të CEE, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Serbinë​

Energjia e rinovueshme – Gjermania po zgjeron investimet në energji të pastër, veçanërisht në projektet e erës dhe diellore në rajon, duke synuar të shfrytëzojë potencialin e vendeve të CEE për të ulur varësinë nga energjia e importuar​

Teknologjia e informacionit dhe telekomunikacioni – Me një rritje të konsiderueshme të qendrave të IT-së në rajon, veçanërisht në Poloni, Çeki dhe Rumania, investimet në këtë sektor janë në rritje, me kompanitë gjermane që kërkojnë të përfitojnë nga talentet e specializuara dhe kostot e ulëta​

Transporti dhe logjistika – Pozicioni strategjik i vendeve të CEE e bën këtë sektor një pikë të rëndësishme për investimet gjermane, me Poloninë dhe Hungarinë si qendra kryesore të zinxhirëve të furnizimit europian​

Agrobiznesi dhe përpunimi i ushqimeve – Gjermania ka interesa të mëdha në industrinë e ushqimit dhe bujqësisë në rajon, duke investuar në përpunimin e produkteve bujqësore dhe eksportet ushqimore​./ Monitor

investime ne shqiperi investitore gjermane

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë